Nëse shmangen tiparet etnike, do të kemi regjistrim me të meta i cili shmanget nga rekomandimet e KB, kështu konsideron Bllagica Novkovska, drejtore e mëparshme e Entit shtetëror të statistikës, pas paralajmërimeve të drejtorit aktual të ESHS Apostol Simovski se është i gatshëm të bëjë për këtë çështje, vetëm për të marrë të dhëna cilësore për numrin e popullatës. Qëndrim të ndryshëm ka Anica Dragoviq, anëtare e mëparshme e Këshillit për statistikë sipas së cilës tiparet etnike nuk janë të obligueshme për regjistrimin. Për më shumë në lidhje me temën e regjistrimit, ndiqeni videon e përgatitur nga Respublica.edu.mk.
Author: Hamdi Kumanova
Krusheva, apo siç i thonë banorët vendas shqiptarë Krushova, është komunë që shtrihet në pjesën jug-perendimore të Maqedonisë duke u kufizuar me M. Brodin, Dollnenin, Krivogashtanin, Mogillën, Kërçovën dhe Demir Hisarin.Përbëhet nga gjithsej 19 vendbanime. Shumica e vendbanimeve të banuara nga shqiptarët gjendet në fshatrat përreth qytetit. Nga të dhënat që posedojmë del që shqiptarët përbëjnë shumicën në fshatrat Nerovë, Presill, Alldançe, Birinë, Borinë, Sazhdevë, Jakrenovë dhe Bellushinë.Gjurmët e shqiptarëve qëndron e fortë edhe në qytet. Një nga lagjet kryesore të qytetit njihet në të folmen arumune ‘Ohtul Arbineshului’ (Shpati i shqiptarëve), si dhe Mahalla e Arnautëve. Si në shumë…
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe gjendje ferbile Milena Stevanoviq dhe drejtoresha e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve, Katarina Stavriq, sot kanë mbajtur një pres konferencë të përbashkët ku informuan se brenda një nate në Klinikën për sëmundjet infektive janë hospitalizuar dy raste të reja me morbile. Për momentin, në klinikë ka gjithsejtë 20 pacient me fotografi më të rëndë klinike e nxitur nga kjo sëmundje. Për momentin ka vetëm një fëmijë që ishte me fotografi më të keqe klinike, por sipas informacioneve më të reja nga mëngjesi gjendja e tij është stabilizuar. “Nga dje kemi dy raste të…
Me 24.01.2019 rreth orës 17.25 në fshatin Saraj, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Opel Korsa” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga O.S.(38) nga fshati Arnaqi, Shkup, vetura e tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga B.I.(31) nga fshati Nerasht, Tetovë dhe veturës së tipit “Folksvagen Golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.T.(46) nga fshati Grcec, Shkup, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar një vajzë dy vjeçare nga fshati Nerashtë, bashkëudhëtare në veturën “Golf” me targa nga Tetova. Ajo është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Është lënduar lehtë…
Me 24.01.2019 në ora 11.00 në SPB Shkup është lajmëruar se ka pasur gjuajtje nga një armë në rrugën “Bllagoja Stefkovski”, transmeton Almakos. D.Z.(48) nga Shkupi derisa ka qenë duke lëvizur nga rruga “Pero Nakov” me veturën e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, ku bashkëudhëtarë kanë qenë vëllai i tij B.Z.(50) dhe nipi i tij S.Z.(28) në afërsi të rrugës “Bllagoja Stefkovski” nga rruga e ndërmjetme me shpejtësi të lartë vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi e drejtuar nga A.I.(39) ku në veturë ka pasur edhe një person tjetër është goditur me veturën e drejtuar…
Me 24.01.2019 rreth orës 22.00 në SPB Shkupi nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrfikësve është lajmëruar se ka zjarr në banesën në rrugën “Hristo Tatarcev” në Shkup, në pronësi të J.G.(69) nga Shkupi me vendbanim në adresë tjetër, transmeton Almakos. Flakët e zjarrit e kanë kapur një pjesë të dhomës së pritjes, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit në Shkup. Kontroll do të kryhet gjatë ditës. Në banesë, sipas të paraqiturës në polici, paraprakisht me dhunë është futur një person i panjohur, por deri më tani nuk është njoftuar për ndonjë…
Nxënësit e 55 shkollave të mesme të provincës greke Maqedonia Qendrore protestojnë sot kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës. Ata i kanë okupuar hapësirat e shkollave dhe e kanë bojkotuar mësimin, transmeton Portalb.mk. Shumica e shkollave të okupuar ndodhen në Pela, prej tyre 22, ndërsa 11 shkolla në Selanik. Drejtori arsimimit sekondar në Pela për mediat greke deklaroi se nuk ka dëshmi për ndikim e jashtëm mbas okupimit të shkollave të mesme.
Rastet e reja me sëmundje të fruthit ka alarmuar insitucionet shëndetësore në Maqedoni. Gjatë këtij vikendi në tre punkte do të punohet edhe në ndërrimet e natës prej orës 19:30 deri 7 e 30, ndërsa gjatë fundjavës do të punohet 24 orë. “Në këto tre vende do të kryhet kontrolle të fëmijëve, prindërit e të cilëve dyshojnë se mund të jenë sëmurë nga fruthi. Nëse mjekët mendojnë se është e nevojshme, pacientët do t’i dërgojnë edhe në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Apelojmë te të gjithë prindërit, që do të vërejnë ose do të dyshojnë në shenjat e para të sëmundjes, ose…
Me 23.01.2019 në ora 02.45 gjatë kryerjes së kontrollit dhe patrullimit të zyrtarëve policor nga vendkalimi kufitar në Bogorodicë, te fshati Miravci, Gjevgjeli, gjatë kontrollit të D.Gj.(31) nga fshati Miravci është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën nuk ka pasur leje, transmeton Almakos. Personi është arrestuar, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 22.01.2019 në ora 22.15 në Stacionin Policor në Gostivar, N.K.(42) nga Gostivari ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 18.10 në rrugën “M.C.Filiposki’, vajza e saj adoleshente është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë në ora 10.00 në SPB Shkup, J.P.(37) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth oës 08.45 në bulevardin “Koco Racin” në zyrën e avokatit është sulmuar fizikisht nga F.A. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër A.S.(21) dhe A.K.(19) nga Kërçova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 28.11.2017 rreth orës 15.00 në Kërçovë, në rrugën “ 11 tetori” gjatë kontrollit te të paditurit, zyrtarët policor kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër S.U.(27) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar të drogës dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 09.07.2018 rreth orës 21.00 në Prilep në rrugën ‘Vasil Glavinov”, gjatë marrjes së detyrave zyrtare nga zyrtarët policor, i padituri nga vetura e ka hedhur një qese me marihuanë.

