Kryeministrat e Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Çipras janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe. Kandidaturat e tyre u paraqitën nga presidenti i grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, si dhe Udo Bulman dhe Skah Keller nga grupi i të Gjelbërve, njoftuan mediat. Zaev dhe Çipras arritën të zgjidhnin mosmarrëveshjen 30 vjeçare për emrin për Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja e Prespës, e cila u nënshkrua më 17 qershor 2018, tashmë është ratifikuar nga parlamentet e të dy vendeve. Në këtë mënyrë, Maqedonia hapi rrugën për integrimin e saj Euro-Atlantik.
Author: Hamdi Kumanova
Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, nga ora 22:00 deri në ora 4 gjatë aksionit policor për kontroll janë arrestuar 26 shtetase të huaja në objekte të natës në Tetovë dhe Gostivar. Gjatë kontrollit janë gjetur 39 gra, ku 13 janë nga Maqedonia, ndërsa 26 të tjera. 11 prej tyre kanë qenë nga Serbia, nëntë nga Shqipëria, katër nga Bullgaria dhe një nga Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina. Aksionin e kanë zbatuar zyrtarët policor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë në bashkëveprime me njësi tjera organizative të MPB-së dhe shërbimet inspektoriale të DPH-së.
Pas ratifikimit të marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë, Maqedoni është një hap para për tu bërë anëtare e NATO-s. Çekia tashmë njoftoi se të hënën do të kërkojë nga Maqedonia ta nënshkruajë protokollin për anëtarësimin në NATO. Më pastaj protokolli do të miratohet te 39 Kuvendet e shteteve anëtare, duke filluar nga Greqia. Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski thotë se ratifikimi është sinjal i mirë për gjithë rajonin dhe është moment historik në të gjitha parametrat. Për deklaratat e kryetarit të opozitës greke “Demokracia e Re”, Kyriakos Mitsotakis, se kur do të bëhet kryeministër do ta bllokojë…
Presidenti francez Emanuel Makron përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek të premten, njofton Faktor. “E përshëndes votimin për marrëveshjen e Prespës. Është një shembull kuraje dhe uniteti për Evropën”, tha Makron në një mesazh në Twitter të premten vonë. Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drion gjithashtu uroi për rezultatin e votimit.
Maqedoninë e pret rrugë e gjatë në mënyrë që të fitojë arsim cilësor në shkollat publike fillore dhe të mesme. Paralajmërime për reforma ka, por implementimi i tyre kërkon kohë. Kështu për shembull, modeli i ri për arsim fillor më cilësor, prej klasës të 1-rë deri në klasën e 3-të, duhej të fillonte vjet, por përveç paralajmërime, implementim konkret ende nuk ka, njofton RadioMof. “Shkaqe ka edhe objektive edhe subjektive. Objektivet lidhen me ndryshimin e tërësishëm të kabinetit të ministrit. Një ministër u largua me gjithë ekipin e tij, erdhi një ministër tërësisht i ri, me gjithë ekipin e tij. E…
Me 25.01.2019 në ora 14.00 në rrugën “Vanco Prke” në Shtip gjatë kontrollit te I.G.(45) nga Shtipi te ai është gjetur heroinë, transmeton Almakos. I.G. është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 25.01.2019 në ora 20.00 në Gostivar në rrugën “101” është arrestuar A.S.(26) nga fshati Debresh, Gostivar, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te personi është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi penale.
Me 25.01.2019 në ora 12.05 në korridorin e Qendrës për punë sociale në Veles është prishur rendi publik nga sulmi fizik midis J.T.(55) dhe dhëndërrit të tij M.Q.(36), transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 26.01.2019 në ora 04.30 në Stacionin Policor në Veles, S.S.(18) nga Velesi ka lajmëruar se rreth orës 03.50 në një klub nate në Veles është sulmuar fizikisht nga D.T., transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 25.01.2019 në ora 00.50 është paraqitur në polici prishja e rendit publik nga përleshja fizike në rrugën “Dimitrija Lazarov” në Kocani midis A.P.(37) nga Kocani nga njëra anë dhe Z.F.(51) dhe S.J.(56), dytë nga Kocani, nga ana tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 25.01.2019 rreth orës 18.00 në Shkup është lajmëruar se në rrugën “Buteli” një kryerës i panjohur e ka vjedhur V.A.(37) nga Shkupi dhe duke iu kërcënuar ia ka vjedhur portofolin, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit.
Me 25.01.2019 rreth orës 15.25 është lajmëruar në polici se në rrugën “Revolucionarët maqedonas” në Probishtip në shtëpinë personale është gjetur i vdekur M.T.(52), transmeton Almakos. Sipas njohurive fillestare, vdekja është shkaktuar si pasojë e helmimit nga një bombolë gazi. I vdekuri M.T. është gjetur nga vëllai i tij B.T.(55), i cili kur është futur në hapësirë njashtu e ka humbur vetëdijen, ku me ndihmën e familjarëve tjerë është dërguar në Qendrën Mjekësore në Shtip ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar…

