Me 29.01.2019 në ora 15.10 në udhëkryqin nga rruga ‘Bansko’ dhe rruga ‘Kongresi Ril’ në Shkup, vetura e tipit ‘Daevu matiz’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.I.(52) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin S.S.(92) nga Shkupi, transmeton Almakos. S.S. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Author: Hamdi Kumanova
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese për media akuzon pushtetin se ka rrënuar shtetin e Maqedonisë. Ata thonë se shoqëria si asnjëherë më parë është e ndarë. Nga VMRO-DPMNE thonë se shteti po zhytet në korrupsion dhe se tenderët kriminele janë bërë valutë e pagesës së LSDM-së. “Ekonomia është para kolapsit, realizimi i investimeve kapitale ka pasur përqindje katastrofale prej 65 për qind, ndërsa rritja ekonomike prej 2 për qind, kurse premtuan 5 për qind”. “Pushteti për çdo ditë i zhytë qytetarët, ndërsa Ministria e Financave thekson se borxhi publik e ka kaluar kufirin prej 50 për qind”, thonë…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë konsideron se funksionarët publikë, sidomos ministrat, duhet të përmbahen nga deklarata të cilat në çfarëdo mënyre mund të kuptohen si kërcënime ose si etiketime të mediave. Parimisht, mënyra e këtillë e komunikimeve nuk mund të ndikojë në profesionalizimin e mediave. “Zëvendëskryeministri Bujar Osmani duke folur për skandalin në FPIM u kërcënua me padi për të gjitha mediat, të cilat këtë skandal e lidhin me funksionarë të BDI-së. Përmendim se puna e mediave është që të hulumtojnë dhe shprehin dyshime për të gjithë funksionarët, pa dallim nga cila parti vijnë, ndërsa përfaqësuesit qeveritarë, në këtë rast…
Qendra Regjionale Jug ka ngritur padi penale kundër A.P.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ falsifikim të dokumenteve “, transmeton Almakos. Gjegjësisht me 29 nëntor të vitit 2018 në vendkalimin kufitar Bogorodica, i padituri ka treguar një marrëveshje të rrejshme të shitblerjes së një veture.
Me 28.01.2019 në ora 21.40 në një parking në Dojranin e Vjetër zyrtarët policor kanë kontrolluar veturën e parkuar me targa nga Gjevgjelia ku kanë qenë D.I.(23) dhe S.I.(34), dytë nga Gjevgjelia dhe tek to është gjetur marihuanë, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.
Me 28.01.2019 në ora 14.15 në SPB Shkup, i punësuari në policinë e burgut ka lajmëruar një tentim për ikje nga një i burgosur, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, në ora 11.00, i burgosuri E.K.(33) nga Shkupi i cili në burgun e Idrizovës është për mbajtjen e dënimit me burg prej 10 vite e 6 muaj, për trajtimin mjekësor me katër polic të burgut është çuar në Entin për rehabilitim në rrugën “Kozara” ku kanë qëndruar deri në ora 13.30. Pas daljes nga ordinanca, E.K. ia ka mbathur, por është kapur nga zyrtarët policor që kanë gjuajtur dy plumba…
Me 28.01.2019 në ora 20.00 në vendkalimin kufitar në Qafthanë, gjatë kontrollit të pasaportës është vërtetuar se pasaporta që e ka treguar I.K.(42) nga Republika e Turqisë, gjendet në listën “E vjedhur, e zhdukur” me kërkesë të Interpolit, transmeton Almakos. I.K. është arrestuar për procedurë të mëtutjeshme.
Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.B.(44) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. I.B. i punësuar në Burgun e Kumanovës, reparti në Kriva Pallankë, që gjendet në fshatin Kshanje, Kumanovë, në vendin e punës si referent i pavarur për edukim praktik të burgosurve, e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe në hapësirën që gjendet në rrethin e burgut me qëllim që t`ia shes të burgosurve në burg ka sjell dhe fshehur një celular.
Me 28.01.2019 në ora 10.00 në SPB Manastir, nga Ndihma e shpejtë mjekësore në Manastir është lajmëruar se është lënduar rëndë D.D.(40) nga Prilepi në firmën në rrugën “Bursa” në Manastir, transmeton Almakos. Ai si përfaqësues i firmës tjetër, me pronarin ka shkuar në firmën në rrugën ‘Bursa’ për të kontraktuar punë. Në një moment, sipas paraqitjes në polici, duke hipur në shkallë prej hekuri ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në tokë. Ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Manastir, në prani të inspektoratit të punës.
Me 29.01.2019 në ora 06.30 në Stacionin Policor në Kamenicë të Maqedonisë është lajmëruar se M.S.(55) derisa ka qenë duke punuar në minierën “Sasa” është lënduar dhe është dërguar në Ndihmën e shpejtë në Kamenicë të Maqedonisë për ndihmë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 28.01.2019 në Stacionin Policor në Bit Pazar, A.H.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.20 në rrugën “Metodija Mitevski” është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Personi është lënduar dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri’.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër R.A.(31) nga Tetova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 23.07.2018 në një lokal në rrugën “Kiro Risteski Drnc” në Tetovë, zyrtarët policor e kanë kontrolluar të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokain.

