Author: Hamdi Kumanova

Me 03.02.2019 në periudhën rreth orës 18.00, në rrugën “ Belicica “ në Gostivar, zyrtarët policor kanë arrestuar Z.H.(26) dhe G.E.(44) nga Gostivari, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera me marihuanë. Personat janë mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 03.02.2019 në periudhën nga ora 13.30 deri në ora 15.00, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë në rrugën “ Kaukaz “ në Tetovë, në pronësi të J.S.(49) nga Tetova, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera me marihuanë. Personi është arrestuar në Stacionin Policor. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 03.02.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 20.50, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë në rrugën “ Bregu i Vardarit “ në Gostivar, në pronësi të N.I.(36) nga Gostivari, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe lëndë tjera me marihuanë. Personi është arrestuar në Stacionin Policor. Njashtu është arrestuar edhe G.N. i cili ka qenë në shtëpi. Gjatë kontrollit personal te ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Shtatë herë kampion i ish Jugosllavisë në mundje, kampion Ballkanik, pjesëmarrës i shumë kampionateve evropiane dhe botërore, kurse sot afarist i suksesshëm në Gjermani. Ky është me fjalë të shkurtra profili i ish kamiponit shqiptar nga Shkupi, Imer Kadrijovski. Mirëpo për të bë një profil të vërtetë për Imerin, nuk mjaftojnë vetëm disa fjali. Veç tjerash ai paraqet një shembull për mërgimtarët se si mbahet nga lidhja me vendlindjen. Edhe pse vite me radhë jeton në Munih, Imeri nuk mund ta harrojë familjen, shokët, Gazi Babën, Shkupin, por mbi të gjitha nuk mund ta harrojë klubin e zemrës, krenarinë e…

Lexo më Shumë

Profesori amerikan Francis Entoni Bojl që ligjëron Të drejtën ndërkombëtare në Universitetin Ilionis në SHBA ka thënë se ka mundësi ligjore për shfuqizimin e marrëveshjes së Prespës. Duke pasur parasysh të gjitha mundësitë politike dhe ligjore që dalin nga kjo marrëveshje, nga shfuqizimi i saj përmes mos suksesit të Referendumit, mënyra e arritjes së 2/3 të votave në parlament dhe Ligji për ratifikimin e marrëveshjes, mendoj se mund të shfrytëzohet neni 46 nga Konventa e Vjenës që të shfuqizohet kjo marrëveshje, thekson Bojl i cili ka qenë këshilltarë në shumë organizata ndërkombëtare. Në pjesën e II-të (Shfuqizimi i marrëveshjeve), neni…

Lexo më Shumë

Ai thotë se gabimi qendron në deklaratën që ka ngjitur distributori duke shtuar organet gjyqësore duhet të zbardhin rastin. “Vaksinat kundër fruthit janë të sigurta dhe me afat të rregullt të përdorimit. Edhe në kutinë orgjiinale edhe në letrën shoqeruese brenda kutisë është çdo gjë në rregull. Gabimi qendron në deklaratën që ka ngjitur distributori kur kanë ardhur vaksinat këtu te ne.Thtjesht nuk ka vaskina me afat të skaduara.Klauzul ligjore që aty ku vërehet pa rregullëshmri, ose konretisht ato 623 kutia të vaksinave me deklaratë të gabuar është në rregull dhe duhet të tërhiqen nga përdorimi. Prandaj ne tani çështjen…

Lexo më Shumë

“Do ta shfrytëzojë çdo mjet juridik dhe diplomatik që t’i zbus pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës, do ta shfrytëzoj të drejtën e vetos në hapjen e kapitujve për integrim të Shkupit në BE, ndërkaq nëse nuk kënaqen pozitat greke, kapitujt as që do të hapen, as që do të mbarojnë”, tha lideri i partisë opozitare Demokracia e RE, Krijakos Micotakis, në një ngjarje partiake në qytetin grek, Lamina, njofton Portalb.mk. Micotakis shpjegoi se për të, çështja nuk është e mbyllur, edhe pse ekzistojnë çështje që janë “negative dhe të kryerja, por përpjekjet nacionale nuk mbarojnë”. “Do ta shfrytëzoj çdo mjet…

Lexo më Shumë

Këshilli Qendror i Bashkimit të Romëve mbrëmë ka vendosur ta kandidojë kryetarin e vet, Amdi Bajram për presidentit të shtetit. Për portalin “Fokus”, Bajram thotë do të duhet ta pranojë vendimin e partisë dhe të hyjë në garën për kryetar shteti. “Kandidoj për të fituar, a do të fitoj do ta thotë populli. Unë vetëm mund të them se Coca Cola-n e pijnë të gjithë qytetarët”, theksoi Bajram. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen me 21 prill të këtij viti.

Lexo më Shumë

Në periudhën prej vitit 2012 deri 2016 në Maqedoni nga kanceri i qafës së mitrës kanë ndërruar jetë 203 gra. Rezultatet e analizës së Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave, tregojnë se numri i grave të vdekrua nga kanceri në qafën e mitrës rritet çdo vit për gjashtë për qind. “Edhe përkrah gejndjes alarmante, Ministria e Shëndetësisë ndan mjete dhe ju jep mundësi vetëm 28 për qind të grave të moshës prej 24 deri 60 vjeçare, për të bërë pa pagesë PAP-testin. Në periudhën prej vitit 2012 deri 2017, 56 për qdin e grave të moshës 24-60, nuk…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot pritet të diskutohet për propozim-ligjin për ndryshimin Ligjit Zgjedhor, me procedurë të shkurtë. Me këtë propozim-ligj do të fshihen detyrimet për Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve që të kryejë monitorim të portaleve gjatë procesit zgjedhor, duke pasur parasysh se KSHZ nuk ka kushte teknike për të realizuar këtë aktivitet. Me ndryshimet e propozuara për monitorim do të angazhohet Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. ASHMAA është e detyruar në afat prej 30 ditëve nga miratimi i këtij ligji të sjell metodologji për monitorimin e mediumeve gjatë procesit zgjedhor dhe të njëjtat t’i publikojë në web faqen e…

Lexo më Shumë

Dy mjete eksplozive në Qendrën Tregtare “Mavrovasja”, , nga të cilat vetëm njëri ka shpërthyer dhe ka shkaktuar dëme materiale të lokaleve përreth. Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë vonë, ndërsa policia ka ndërhyrë menjëherë në çeaktivizimin e mjetit tjetër shpërthyes. Informatat paraprake flasin se motivi i sulmit lidhet me të kaluarën e pronarit të kafenesë “Fontana”. Nga policia punojnë në mbledhjen e informatave operative dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Tridhjetë ditë paraburgim shtesë i ka caktuar Gjykata Penale në Shkup për ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski. Kjo është hera e dytë që i shtyhet paraburgimi 30-ditor. Herën e parë paraburgimi iu caktua më 5 dhjetor të 2018-s, herën e dytë më 3 janar të 2019-s. Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e ka akuzuar Atanasovskin për vepër penale “shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore”, pasi që në seancat e fundit në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit, disa nga të akuzuarit e kanë përmendur si organizator të sulmit të dhunshëm në Kuvend, bashkë me…

Lexo më Shumë