Author: Hamdi Kumanova

Nga partia opozitare VMRO-DPMNE theksojnë se moskujdesi i fëmijëve nga ana e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është e pranishme çdo ditë. “Carovska nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete për resorin ministror, por vetëm pret ndonjë ngjarje që të lavdërohet me atë se “Do” të ndërmarrë, me çka asgjë më shumë nuk ka realizuar”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. Nga atje i kujtojnë LSDM-së se gjatë periudhës 2014-2016, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka hapur 44 çerdhe në vendet rurale dhe nëpër qendrat urbane, ku shtojnë se, nga viti 2016 janë hapur edhe 25 shtëpi private për fëmijë. Nga VMRO…

Lexo më Shumë

Qendra për komunikime me qytetarët ka publikuar të dhënat për të gjitha tenderët e autoriteteve lokale për zbukurimet gjatë Vitit të Ri 2019. Baza e të dhënave zbulon se për pritjen e Vitit të Ri 2019 janë zbukuruar disa komuna dhe janë harxhuar më shumë para se vitin e kaluar. Autoritetet lokale të 27 komunave kanë nënshkruar marrëveshje për zbukurime në vlerë prej rreth 615 mijë euro, gjegjësisht 30 për qind më shumë se vitin e kaluar. Shumën më të madhe të parave e ka marrë një firmë nga Shkupi, e cila për dy marrëveshje (me Bashkinë e Shkupit dhe…

Lexo më Shumë

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë do të zhvillohet dita e katër e intervistimit të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), njofton Portalb.mk. Përndryshe, dje u intervistuan 14-të kandidatë nga sektore të ndryshme, ndër ata edhe Dona Dimova Markovska e cila duke folur për hulumtimet për projektin “Shkupi 2014”, ka ngritur dyshime për veprime kriminele në shumë baza. Është intervistuar edhe avokati nga Shtipi, Pançe Dokuzov: “Nga dita e parë e punësimit tim, deri më sot luftojë kundër korrupsionit. Unë jam avokat, dhe askush deri më sot nuk ka bërë me gisht drejt meje se kam punuar…

Lexo më Shumë

Freedom House, në raportin e fundit të publikuar të martën thekson se parimet demokratike siç janë integriteti i zgjedhjeve dhe të drejtat e migruesve, po dobësohen për të 13-tin vit me radhë. Sipas organizatës që ka analizuar të dhënat nga 195 vende, 86 syresh, apo 44 për qind, radhiten në mesin e vendeve të lira, 59 apo 30 për qind janë me liri të pjesshme dhe 50 apo 26 për qind radhiten në mesin e vendeve jo të lira.Në raport theksohet se 68 vende kanë shënuar rënie në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, ndërsa vetëm 50 syresh…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, Asaf Ademi, dje qëndroi në vizitë pune njëditore në Republikën e Bullgarisë si pjesë e delegacionit zyrtar të udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. “Në kuadër të vizitës, ministri i Kulturës me kolegun e tij bullgar, Boil Banov, e nënshkruan Programin për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Bullgarisë. Ky dokument bilateral i cili i bashkëngjitet Marrëveshjes së nënshkruar për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim do t’i intensifikojë lidhjet kulturore ndërmjet të dyja vendeve në të cilat…

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 01.35 është lajmëruar se në një lokal në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup, i cili në atë kohë nuk ka punuar, ka shpërthyer një bombë, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Sipas paraqitjes në polici janë dëmtuar vetëm xhamat e objektit si dhe shitoret përreth. Është kryer kontroll dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 03.02.2019 rreth orës 23.40 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Lazar Tanev’ është shkaktuar një zjarr në byrektore në pronësi të K.A.(38) nga Shkupi ndërsa e dhënë me qira për F.Xh.(53) nga Shkupi, transmeton Almakos. Arsyeja e zjarrit ka qenë parregullsitë e instalimit të rrymës, ndërsa zjarri ka kapur edhe katin e dytë. Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga ekipi i zjarrfikësve. Persona të lënduar nuk ka. Do të kryhet kontroll.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 rreth orës 13.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në një bankë në rrugën “Magjistrala e Adriatikut” kryerës të panjohur kanë vjedhur një shumë të caktuar parash, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 03.53 në SPB Shkup është lajmëruar se është shkaktuar zjarr në një cajtore, në pronësi të A.A.(48) nga Shkupi në rrugën ‘Bosnja dhe Hercegovina’, transmeton Almakos. Persona të lënduar nuk ka. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve të Shkupit. Kontroll në vendngjarje do të kryhet.

Lexo më Shumë

Me 03.02.2019 në Stacionin Policor në Gazi Babë është arrestuar B.T.(38) nga fshati Arnaqi, Shkup, transmeton Almakos. Ndo ra 15.25 në rrugën “Bellasica” në lagjen Qeramika, ai fizikisht e ka sulmuar Zh.J.(52) nga Shkupi duke i shkaktuar lëndime të rënda. Zh.J. me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku iu është dhënë ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër B.R.(17), J.D.(17) dhe D.Sh.(17) të gjithë nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Me 27.01.2019 në ora 01.30 në Ohër në bulevardin ‘Rilindasit Maqedonas’ të paditurit duke përdorur forcën fizike nga një 13 vjeçar kanë vjedhur para.

Lexo më Shumë