Author: Hamdi Kumanova

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër Sh.D.(24) nga fshati Veleshtë, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e tre veprave penale “vjedhje e rëndë”, transmeton Almakos. Në periudhën nga 11.12.2018 deri me 20.12.2018 në rajonin e Ohrit, i padituri nga tri persona ia ka vjedhur çantat, paratë dhe celularin me çka ka shkaktuar një dëm material prej 25.000 denar.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 rreth orës 09.20 në Stacionin Policor në Dracevë është njoftuar se në rrugën Kitka në afërsi të shkollës së mesme shtetërore ‘Vëllezërit Miladinovci’ në lagjen Dracevë është shkaktuar një sulm fizik midis nxënësve, ndërsa A.B.(17) nga fshati Vrazhale me thikë i ka shkaktuar plagë R.D.(1 nga fshati Batinc, Shkup, transmeton Almakos. R.D. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”, ndërsa A.B. iu është dhënë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Dracevë. A.B. është arrestuar në stacionin policor, ndërsa janë thirrur edhe pesë nxënës tjerë që kanë marr pjesë në përleshjen fizike. Pas dokumentimit…

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.C.(62) nga fshati Orah, komuna Nagorican i Vjetër, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale ‘uzurpim prone’, transmeton Almakos. Gjatë muajit tetor dhe nëntor të vitit 2018 në eterin e fshatit Orah, në parcelën prej 13.826 metra katror, në pronësi të Republikës së Maqedonisë, i padituri me vet dëshirë ka mbjell grurë.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 16.00 në vendkalimin kufitar “Bllacë e Poshtme” është arrestuar M.R.(3) nga Kosova pasi që gjatë kontrollit i ka shkruar masa arresto me kërkesë të Interpolit, transmeton Almakos. M.R. është mbajtur në Stacionin Policor në Kisela Voda.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë-Zyrta e jashtme për punë kriminale në Gostivar, dje rreth orës 15 e kanë arrestuar 26 vjeçarin H.S. nga fshati Recane, Gostvar, tek i cili është gjetur kokain, transmeton Almakos. Në veturën e tij “Audi A4” pak më vonë janë gjetur mjete për të cilat dyshohet se burimin e kanë nga vjedhje të caktuara. H.S. është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 21.40 në bulevardin “ 1 maji” në Manastir, V.T.(43) nga Manastiri, duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Manastiri, e ka goditur këmbësorin E.N.(27) nga Manastiri, transmeton Almakos. Nga goditja E.N. është lënduar rëndë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Manastir.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 rreth orës 05.30 në rrugën regjionale Kumanovë-Shën Nikollë, D.M.(41) nga Kratova, duke drejtuar veturën e tipit “Daevu Tiko” me targa nga Kratova, e ka goditur këmbësorin V.D.(85) nga Kumanova, transmeton Almakos. V.D. është lënduar rëndë, pas së cilës është dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë. Kontroll në vend ngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sonte në një intervistë për Tv21 është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. “Nëse një parti kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare duhet që të sigurojë shumicën për qeveri teknike, sipas marrëveshjes së Përzhinos ka afate të cilat nuk mund të respektohen dhe të ketë zgjedhje të parakohëshme parlamentare bashkë me ato presidenciale, vetëm në rast se nuk ndryshohen dhe plotësohen ligjet që dalin nga kjo marrëveshje”, ka deklaruar kështu Xhaferi.

Lexo më Shumë

Zgjidhja e kontestit për emrin në mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull tipik për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore në mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për integrimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut. Tani të njëjtin mesazh duhet ta jep edhe Bashkimi Evropian, shkruan sekretari për çështje evropiane në kuadër të MPJ-së së Gjermanisë, Michael Roth në tekstin “Rruga e Ballkanit duhet të dërgoj në BE”, njofton gazeta “Die Welt”. “Politikanë të guximshëm dhe të vetëdijshëm nga të dyja palët kanë bërë histori nëpërmjet angazhimeve të tyre personale. Në ndërkohë edhe Kuvendet e Maqedonisë dhe Greqisë, gjithashtu kanë…

Lexo më Shumë

Edhe pse dje filloi seanca plenare ku duhej të votohej marrja e imunitetit të deputetit Ljupço Dimovski, atë e ndërpreu kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, fill pas fjalimit të kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandatit, Imunitetit dhe Rregullores, Pavlle Bogorevski. Vazhdimi i seancës do të caktohet sërish, por mbetet e paqartë se kur, pasi që deri tash nuk ka të caktuar seancë plenare për të njëjtën. Sipas Rregullores së Kuvendit, afati për votim për marrje të imunitetit duhet të jetë brenda tre ditësh nga dita e parashtrimit të kërkesës për parashtrim të masës së paraburgimit.

Lexo më Shumë