Author: Hamdi Kumanova

Me 05.02.2019 në ora 21.30 në udhëkryqin nga rrugët Metodija Andonov Cento, Brigadat e Moravës Jugore dhe Maxhari në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen golf’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga M.B.(20) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga R.F.(40) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi M.B. dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Lehtë është lënduar shoferi R.F. i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”.…

Lexo më Shumë

Me 05.02.2019 në ora 17.50 në rrugën Radojca Novicic në Ohër, traktori i tipit Landini pa targa e drejtuar nga F.D.(20) nga fshati Lakocerej i Poshtëm, Ohër, e ka goditur një biçikletë, e drejtuar nga C.K.(69) nga Ohri, pas së cilës e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Nga goditja C.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin “Shën Erazmo”. Pas masave të ndërmarra është kapur shoferi F.D. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Ohër.

Lexo më Shumë

Me 05.02.2019 në SPB Manastir është lajmëruar se rreth orës 09.30 në rrugën “Novi Sad” në Manastir, gjatë kryerjes së punëve me teneqe në kulmin e një shtëpie, K.Xh.(33) nga Manastiri, i punësuar në punëtorinë e teneqes është rrëzuar dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Me veturën e Ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, pastaj në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar, në rajonin më të gjerë të Gostivarit janë zbuluar dhe sanksionuar 1.104 shkelje për parkim të gabuar. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, tha se automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt të cilët kanë qenë të vendosur në vende të palejueshme, e kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesëtarëve të tjerë të komunikacionit, janë ngritur nga “karrotreci” dhe janë transportuar në vende të caktuara. Numri më i madh i këtyre shkeljeve më herët ka qenë në lidhje me parkimin në kalimin e këmbësorëve, në trotuare, sipërfaqe të gjelbra, udhëkryqe dhe në vende të tjera.…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë ka dalë me informata rreth hetimit të arratisjes së ish kryeministrit të dënuar Nikolla Gruevski. Sipas hetimit të deritanishëm, asnjë person apo institucion nuk është përgjegjës arratisjen e Gruevskit. Fakt interesant nga hetimi është që Gruevski në shtator të vitit 2018, pak para se të arratiset i ka zbrazur kontot e tij bankare, gjegjësisht ka tërhequr rreth 120.000 euro. Bankat i kanë njoftuar Prokurorinë Speciale dhe Drejtorinë për Kundërzbulim Financiar se Gruevski i ka zbrazur llogaritë e tij, por të dy institucionet nuk alarmuan për këtë çështje. Portalb.mk ua sjellë të plotë njoftimin e Prokurorisë:…

Lexo më Shumë

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike. Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Stoltenberg në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me ministrin Nikolla Dimitrov, duke thënë se ky është një akt historik. “Me kurajon e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më…

Lexo më Shumë

Intervistimi i deputetit dhe ish-ministrit të Bujqësisë, Ljupço Dimovski është anuluar për ditën e premte, sepse Kuvendi ende nuk ia ka marrë imunitetin e deputetit, e cila e mbron nga përndjekja. Nga Komisioni për çështje të mandateve dhe imunitetit vlerësojnë se Dimovskit duhet t’i merret imuniteti. Për vendimin janë të nevojshme shumica prej dy të tretave në Kuvend, për të cilën duhet edhe të debatohet për të në seancë plenare. Më herët, Gjykata me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, ngrini pasurit dhe llogaritë e ish-funksionarëve të Bujqësisë, Mihail Cvetkov, Aleaksandar Spasenoski, Ljupço Dimovski dhe Kristijan Delev.…

Lexo më Shumë

Maqedonia do e merr vendin e saj në NATO. Ulemi në karrigen tonë, në tavolinë të Aleancës – NATO. Vendet anëtare të NATO-s sot nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Maqedonisë në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Akt historik dhe sukses për vendin tonë dhe të gjithë qytetarët. Pas shumë viteve izolim, regres dhe paqartësi, Maqedonia ulet në të njëjtin vend me shtetet nga bota demokratike. Hyrja e Maqedonisë në NATO nënkupton siguri dhe stabilitet të garantuar, siguri të kufijve tanë, por edhe përfitime të ndryshme ekonomike për qytetarët, rritje të investimeve, më shumë para, rritje ekonomike. Nënshkrimi…

Lexo më Shumë

Në gjithsej 12 aksidente të cilat kanë ndodhur dje në rajonin e Qytetit të Shkupit, katër persona kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa tre janë me lëndime të rënda trupore, njofton Koha. Me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar e caktuar me shenjë komunikacioni kanë lëvizur 66 shoferë. Janë përjashtuar nga komunikacioni gjashtë shoferë, të cilët kanë qenë pa patentë shoferi. Karrotreci i ka larguar 73 automjete. Nga SPB Shkup informojnë se janë ndërmarrë masa edhe ndaj tre shoferëve të cilët e kanë kaluar udhëkryqin në semafor të kuq, dy të tjerë nuk kanë poseduar pajisje dimërore, ndërsa…

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 15.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë, punëtorja sociale nga jetimorja “Ranka Milanoviq” ka lajmëruar se nga jetimorja në drejtim të panjohur është larguar një jetim 13 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Me 04.02.2019 në ora 14.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Pandil Shishkov” është shkaktuar një zjarr në banesë, të cilën me qira e kanë përdorur M.S.(35) dhe A.S.(34) nga Shkupi, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici zjarri është shkaktuar nga një ngrohje elektrike. Është kryer kontroll.

Lexo më Shumë