Author: Hamdi Kumanova

Stacioni policor në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.A.(52) nga Vinica për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 27.09.2017 dhe 12.10.2017 i padituri, si manipulues në “Plackovica” Vinicë ka dhënë tre leje për transport të druve për ngrohje nga parcela në pronësi të një personi nga Kocani, pa pëlqimin paraprak të tij.

Lexo më Shumë

Stacioni Policor nga përgjegjësia e përgjithshme në Demir Hisar ka ngritur padi penale kundër G.K.(47) nga Demir Hisari për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 08.02.2016 i padituri, si drejtor i shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë nga data 29.07.2013, ka nënshkruar marrëveshje me një firmë nga Prilepi për sigurimin e kujdestarisë së shkollës fillore ‘Goce Dellcev’ në Demir Hisar ku ka shkaktuar një dëm prej 43.436 den nga buxheti i shkollës.

Lexo më Shumë

Me 07.02.2019 në ora 22.00 në rrugën regjionale fshati Bansko- Udhëkryqi Svidovi është ndalur dhe kontrolluar vetura e tipit “ BMV” me targa nga Strumica e drejtuar nga A.S.(23) nga fshati Bansko, Strumicë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Personi është arrestuar në SPB Strumicë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me nënshkrimin e Protokollit për pjesëmarrje të Maqedonisë në NATO, shteti jonë përfundimisht e merr vendin në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Ky është realizim i interesave kryesore shtetërore dhe nacionale. Është garantuar siguria, janë mbrojtur kufijtë. Por përveç aspektit të sigurisë, hyrja në NATO pozitivisht do të ndikojë edhe ndaj ekonomisë. Kjo është mundësi për investime të reja, vende të reja të punës dhe rritje të konkurrencës në ekonominë e Maqedonisë. Përparimi i Maqedonisë në procesin integrues dhe suksesi i politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM tashmë po jep rezultate. Të dhënat e fundit…

Lexo më Shumë

“Me atë që do të bëhet anëtare e NATO-s, Maqedonia do ta humb aftësinë e saj ta ndjekë politikën e saj të jashtme si shtet sovran”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, gjatë kohës së takimit të djeshëm me gazetarët, njofton Portalb.mk. Sipas saj, është e paqartë që të thuhet se çfarë përparësi reale do të fitojë Maqedonia nga anëtarësimi në NATO dhe nga kush do ta mbronin shtetin. Zaharova ka vlerësuar se kërcënimi i vetëm në rajon është armata e Kosovës. “E vetmja forcë e armatosur serioze që ta destabilizojë rajonin është armata e Kosovës, e krijuar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerisnka ka deklaruar se nuk do të ketë dygjuhësi në urdhrat dhe komandimin e ushtrisë. Ajo ka thënë për 1TV se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë për dygjuhësinë. Gjuha shqipe me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, fiton një shtrirje më të gjerë në institucionet gjyqësore, procedurat hetimore, para-hetimore, ekzekutive, administrative, aktet noteriale, librin amë dhe dokumentet personale por jo në ushtri. Në bazë të ligjit në fjalë, të gjitha mbishkrimet e institucioneve në Maqedoni në nivel qendror dhe atë lokal, duhet të shënohen në dy gjuhë, përkatësisht atë maqedonase…

Lexo më Shumë

Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së në emisionin “Rruga drejt” fajësoi koalicioni qeverisëse të mëparshëm atë me VMRO-së dhe BDI-së, duke e akuzuar këtë kolaicion se ka vonuar integrimet me të paktën 10 vjet.Anëtarësimi i vendit në NATO paraqet një mrekulli që i ka ndodhur Maqedonisë së Veriut, por sidomos për shqiptarët janë gjithmonë pro evropian. Tre Kategori njerëzish i takojnë meritat për anëtarësimin e vendit në NATO. Në vend të parë do të vendosja qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në vend të dytë të gjithë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që votuan ndryshimet kushtetuese. Merita e tretë i takon kryeministrit…

Lexo më Shumë

Shefi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian dhe kandidat për kryetar të Komisionit Evropian Manfred Weber, për herë të parë ka folur rreth Marrëveshjes së Prespës. Në një deklaratë për AIM, ai tha se PPE çdo herë ka mbështetur iniciativa që sjellin stabilitet dhe falje në Evropë. “Për Ballkanin Perëndimor, për ne kjo do të thotë se jemi vazhdimisht të kthyer kah perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor. Tani është koha që çdo qeveri të vendos për çështjen e emrit dhe të merr parasysh përkujdesin e popullit dhe përgjegjësitë në Evropë”, ka thënë Weber. Ai nuk është përgjigjur konkretisht…

Lexo më Shumë

Me 05.02.2019 në ora 17.40 në rrugën ‘Rilindja Bogomile’ në Shkup, vetura e tipit “Pezho” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.S.(44) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin R.T.(49) nga Shkupi, transmeton Almakos. R.T. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Me 05.02.2019 në ora 17.15 në rrugën fshati Leka-fshati Krushopek, Shkup, vetura e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur një këmbësor-një vajzë nëntë vjeçare nga fshatu Krushopek dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. Vajza me veturë tjetër është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 05.02.2019 në 05.20 në vendkalimin kufitar Aerodrom Shkup është arrestuar personi L.S.(23) nga Republika e Shqipërisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për falsifikim dokumentesh, transmeton Almakos. Në vendkalimin kufitar ai është paraqitur për të udhëtuar me letërnjoftim italian dhe kartelë shëndetësore italiane në emër të T.B.J.(20). Pas kryerjes së kontrollit është konstatuar se ai nuk është futur në Republikën e Maqedonisë me lëtërnjoftimin e përmendur, pas së cilës është kryer kontroll mbi të dhe është gjetur pasaporta shqiptare me emrin L.S.(23) nga Shqipëria. Gjatë bisedës me zyrtarët policor ai ka thënë se letërnjoftimin italian dhe kartën shëndetësore i…

Lexo më Shumë