Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, sot në Berlin, në lidhje me reagimet e opinionit për rezultatet e konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës, para medieve e dha këtë deklaratë: Me vëmendje të madhe i ndoqa të gjitha vërejtjet dhe komentet që kanë të bëjnë me rezultatet e publikuara të konkurseve vjetore të Ministrisë së Kulturës. Jehona e madhe ndaj rezultateve të publikuara sugjeron se jemi në vijë me angazhimet tona, në mënyrë transparente dhe raportuese, pa kurrfarë paragjykimesh, të miratojmë program i cili do ta nxis zhvillimin e kulturës në shtet. Si njeri dhe si ministër thellë i respektoj autorët,…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Kulturës Asaf Ademi është në një vizitë pune në Berlin, Republika Federale e Gjermanisë, ku në kuadër të edicionit të 69-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin do të marrë pjesë në premierën botërore të filmit të ri maqedonas „Perëndia ekziston, emrin e ka Petrunija“ të Teona Strugar Mitevska. Në kuadër të vizitës, ministri Ademi do të realizojë takime pune me kryetaren dhe me drejtorin ekzekutiv të „Eurimazh“, Katerine Trautman dhe Roberto Ola, me Matis Vouter Nol, drejtor i Tregut Evropian të Filmit i cili është njëri nga tre tregjet më të mëdha të filmit në botë,…
“Fillon era e re për Maqedoninë”, deklaroi ish kryeministri Vllado Buçkovski në “BNR”. Kjo deklaratë erdhi pasi që Maqedonia e nisi rrugën drejt NATO-s, me ermin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. “Për shtetin tonë është përfitim i madh”, tha Buçkovski, duke shtuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka rëndësi të madhe jo vetëm për të, por edhe për tërë Evropën dhe më gjerë. Ai shtoi se Zaev dhe Cipras kanë bërë “mrekulli”.Ish kryeministri prognozoi se nga 1 janari i vitit 2020 Maqedonia do të jetë anëtare e NATO-s. “Maqedonia ka kapacitet. Suksesi është i madh që e…
Qytetarët e Shkupit që dëshirojnë të kalojnë në nxehje ekologjike dhe do ta zgjedhin ta ndërrojnë sistemin e vjetër mund të marrin mbështetje nga Bashkia e Shkupit. Për stufa me peleta qytetarë mund të marrin edhe përmes ministrisë së Ekonomisë. Deri tani subvencionet ndahen për blerjen e stufave me peleta, ndërsa tani mbështetje mund të fitojnë edhe ata që vendosin të nxehen me klimë. Thirrja pritet të publikohet të hënën, ku qytetarët e interesuar do të mund të paraqiten. Për secilën pajisje të klimës, secili qytetar që i plotëson kushtet për subvencionim mund të fitojë gjysmën shumës së pajisjes, por…
Me 09.02.2019 në ora 02.30 është lajmëruar se në Berovë në udhëkryqin nga rruga “Pioneri” dhe rruga “Karposh”, vetura e tipit “ BMV X5” me targa nacionale bullgare e drejtuar nga M.K.(31) nga Berova është goditur me një mur metali nga një oborr, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtarja 17 vjeçare, e cila me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik në Shtip, dhe pastaj në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 08.02.2019 rreth orës 21.45 nga ana e zyrtarëve policor është kryer kontroll në një lokal në fshatin Dobridoll, Gostivar në pronësi të V.Xh.(57) ku janë gjetur mjete për organizimin e lojërave të fatit “Keno” për të cilën pronari nuk ka pasur dokumente, gjegjësisht ka organizuar lojëra të fatit pa licencë, transmeton Almakos. Mjetet e gjetur janë fotodokumentuar dhe konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 09.02.2019 në Gostivar nga ana e zyrtarëve policor janë arrestuar personat V.A.(45) nga fshati Negotinë, Gostivar dhe J.T.(38) nga Gostivari për shkak se gjatë kontrollit personal tek to është gjetur heroin, transmeton Almakos. Personat janë arrestuar në Stacionin Policor në Gostivar për procedurë të mëtutjeshme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të tërësishëm të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 07.02.2019 në Stacionin Policor në Aerodrom, T.J.(42) ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 18.30 në fshatin Lisice e Poshtme, Shkup, djali i tij adoleshent i cili ka qenë bashkë edhe me dy shokët e tij, fizikisht është sulmuar nga T.N., baba i shoqes së tyre, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 07.02.2019 në ora 21.30 në Shkup, në bulevardin ‘Krste Misirkov’, Xh.I.(49) dhe I.Sh.(37) dytë nga Shkupi në mënyrë agresive janë sjell me zyrtarët policor që kanë ndërmarr veprime zyrtare, transmeton Almakos. Dytë janë arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 07.02.2019 në ora 21.30 në SPB Shkup, S.P.(40) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 21.05 në rrugën “Fronti Popullor” në autobusin e JSP me numër 33 fizikisht është sulmuar nga shoferi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Stacioni policor për punë të përgjithshme në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër V.A.(27) nga fshati Srbicë, Kërçovë për kryerjen e veprës penale “ posedim të palejuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë”, transmeton Almakos. Me 08.09.2018 rreth orës 01.05 në afërsi të fshatit Srbica, Kërçovë, nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit në veturën e tipit “Suzuki Vitara”, e drejtuar nga i padituri është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit “tip 54” e kalibrit 7.62 x 25 mm.
Me 07.02.2019 në ora 23.10 në Stacionin Policor në Radovish, R.B.(29) nga Radovishi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 22.50 në kazino në Radovish, D.P. nga Radovishi e ka thyer një aparat të lojërave të fatit, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

