Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) prej dje filloi me vëzhgimin e raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni. “Vëzhgimin, do të kryhet sipas Metodologjisë për Vëzhgim të raportimit Mediatik gjatë Zgjedhjeve nëpërmjet shërbimeve programore të televizioneve dhe radiove në procesin zgjedhor nga 07.02.2019”, thuhet në kumtesën e ASHMAA-së. Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamim të paguar politik gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej 5 ditëve nga dita e shpalljes së zgjedhjes t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, në të cilat çmimi për sekondë për reklamim…
Author: Hamdi Kumanova
Eurokomisari për Zgjerim, Johannes Hahn për AIM, tha se nëse zbatohen reformat, BE do të pajtohet që bisedimet të nisin këtë vit. Komisionari për Zgjerim në BE edhe një herë e përshëndeti nënshkrimin e protokollit për NATO dhe zgjidhjen e kontestit me Greqinë si “hap që vendos integrimin euroatlantik” të, siç e quajti ai, “Republikës së Maqedonisë së ardhshme të Veriut”. “Ju duartrokas të gjithë liderëve politik të përfshirë. Ky është edhe një vendim historik i arritur nga lidershipi në vend, integrimi në NATO i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor…
Me 08.02.2019 në ora 12.00 në Stacionin Policor në Kocani, L.L.(31) nga Kocani e punësuar në kopshtin “9 maji” në Kocani ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.30, derisa ka qenë në punë O.C.(33) nga Kocani e ka kërcënuar me jetë atë dhe i ka sulmuar fizikisht punëtorët tjerë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në Stacionin Policor në Kocani është thirrur O.C. dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 08.02.2019 në ora 00.30 është lajmëruar se me 07.02.2019 rreth orës 22.20 në Stacionin Policor në Gjevgjeli ka ardhur Gj.T.(29) nga fshati Moin dhe në mënyrë agresive është sjell ndaj një zyrtari policor, transmeton Almakos. Gj.T. është arrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijoje padi adekuate penale.
Me 08.02.2019 në ora 11.00 në Stacionin Policor në Zherovjan S.Z.(53) nga fshati Cellopek ka lajmëruar se me 07.02.2019 rreth orës 09.30 djali i saj 10 vjeçar ka qenë në orën e matematikës nga ana e arsimtares H.Z. nga fshati Cellopek është sulmuar me një mjet druri në dorë, transmeton Almakos. Fëmijës iu është dhënë ndihmë mjekësore në ambulancën në fshati Cellopek. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 08.02.2019 në ora 18.00 në Stacionin Policor në Prilep, S.M.(42) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.00 ka shkuar në shtëpinë e Xh.O. me qëllim që të merren vesh për kthimin e një borxhi, ndërsa prezent kanë qenë edhe gruaja dhe vëllai i tij, pas së cilës është shkaktuar një zënkë verbale dhe në një moment Xh.O. me një mjet të fort e ka goditur viktimën dhe pastaj edhe vëllai i tij fizikisht e ka sulmuar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 08.02.2019 në ora 12.00 K.I.(48) nga Shkupi, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 09.40 gjatë pushimit të gjatë në korridorin e shkollës fillore në rrugën “Luka Gerov” djali i saj 14 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një nxënës tjetër, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 08.02.2019 në ora 11.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, M.J.(30) nga Shkupi ka lajmëruar se me 06.02.2019 rreth orës 00.05 në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” në një klub biliardi e kanë sulmuar disa persona, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 08.02.2019 në ora 12.45 në vendkalimin kufitar “Aeroporti ndërkombëtar Shkup” nga Stokholmi-Suedi ka udhëtuar A.V.R.E.(47) nga Gllogovci, Kosovë dhe me vendbanim në Suedi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të pasaportës iu është lejuar hyrja në Republikën e Maqedonisë, por në ora 13.15 nga ana e të punësuarit të sigurimit të TAV është lajmëruar se ajo ka dëshiruar të paraqes një ngjarje te zyrtarët policor. Nga ana e A.V.R.E. është lajmëruar se derisa ka qenë duke u kontrolluar bagazhi i saj nga dy zyrtarët doganor iu janë marr 3.000 euro. Me paraqitësen në polici është kryer bisedë dhe personat nga Sektori…
Sektori për punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup kundër G.Gj.(27), për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 06.02.2019 në bazë të urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar i padituri, ku janë gjetur marihuanë, amfetamin, hashash dhe mjete tjera. Personi është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gazi Babë për procedurë të mëtutjeshme.
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në tribunën “Ekonomi e fuqishme – mundësi për të gjithë” në Shtip, duke përmendur reformat që u bënë gjatë shtatë muajve për sa është krye të ministrisë së Drejtësisë, theksoi se është bërë përparim i madh, në mbrojtjen e kategorive sociale por edhe në disa segmente tjera. Ky përparim do të mbarojë në qershor kur do të harmonizohen ligjet me kriteret që kërkohen në anëtarësimin në NATO dhe bisedimet me BE-në. “Harmonizuam kornizën ligjore dhe nuk hoqëm dorë nga programi ynë, për mbrojtje shtesë për grupet sociale dhe mbrojtje të grupeve tjera, të mos ju…
Me reformat e reja që po ndërmerr Ministria e Arsimit, pritet të plotësohen nevojat e kuadrit profesional nëpër shkolla. Përfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin arsimor nënkupton edhe zgjerim të rrjetit të shkollave gjithëpërfshirëse Fëmijët me nevoja të veçanta nuk kanë shkolla të posaçme në të gjitha qytetet e vendit. Ata mësojnë në shkolla të rregullta ose në klasa private, të mundësuar nga logopedë, defektologë, psikologë. Për shumë fëmijë të kësaj kategorie, përveç se në Shkup, në shkollën “Idnina” (Ardhmëria), “Zllaten Sremec”, dhe “Shën Kliment Ohridski”, në Novo Sello, në asnjë qytet tjetër nuk u mundësohet shkollë…

