Me 09.02.2019 në periudhën nga ora 19.30 deri në ora 20.10 në fshatin Vrapcisht, Gostivar, është lajmëruar se në shtëpinë në pronësi të Sh.S.(56) një kryerës i panjohur duke përdorur forcën fizike e ka hapur derën dhe ka vjedhur para, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 09.02.2019 rreth orës 08.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Brigada Maqedonase-Kosovare 4” është gjetur e vdekur V.N.(78), transmeton Almakos. Me urdhër të prokurorit publik trupi i të vdekurit është dërguar në obduksion.
Me 10.02.2019 në ora 04.40 në Stacionin Policor në Prilep, T.F.(33) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njejtë rreth orës 02.30 në një klub nate është sulmuar fizikisht nga një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.02.2019 në ora 14.10 në Stacionin Policor në Demir Hisar nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë në Demir Hisar është lajmëruar se tek to ka kërkuar ndihmë A.M.(80) nga fshati Sopotnicë që ka qenë e kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.02.2019 në ora 11.50 në fshatin Rankovc, Kriva Pallankë, nga ana e zyrtarëve policor është kapur dhe pastaj arrestuar në Stacionin Policor në Rankovcë, A.M.(52) nga Korca e Republikës së Shqipërisë për shkak të kryerjes së veprës penale, futje ilegale në Maqedoni, transmeton Almakos. Në ora 12.30 personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 09.02.2019 rreth orës 22.30 në rrugën lokale fshati Cellopek- fshati Brvenicë në Tetovë, zyrtarët policor nga SPB Tetovë i kanë arrestuar A.K.(25) nga Sedllarcë e Poshtme dhe D.V.(25) nga fshati Brvenicë që kanë qenë në veturat “Hjundai” me targa nga Tetova që kanë qenë të parkuara, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te to është gjetur marihuanë. Dytë janë mbajtur në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 09.02.2019 në ora 04.30 është lajmëruar se në Kocani në rrugën “Todosija Paunov”, vetura e tipit “Kia Sportazh” me targa nga Kocani, e drejtuar nga O.E.(35) nga Kocani, ka dal nga rruga dhe është rrotulluar, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi dhe bashkëudhëtari A.V.(20) nga Kocani, ndërsa bashkëudhëtarët tjerë në veturë, S.G.(40), M.L.(20) dhe J.A.(21), të gjithë nga Kocani janë lënduar lehtë, lëndime këto të konstatuara nga mjeku i Qendrës Mjekësore në Kocani. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Kocani dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 rreth orës 13.00 është lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Avatovc, Shkup është shkaktuar një zjarr në një fushë me bari të thatë në 300 metra katror, ndërsa janë djegur edhe rreth katërqind katror metër stiropor që janë vendosur në pjesën e jashtme si izolim i objektit në pronësi të D.Gj.(57) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është kryer kontroll.
Me 09.02.2019 në ora 10.15 në SPB Shkup, T.D.(72) nga Shkupi ka lajmëruar se me 08.02.2019 në ora 20.00 në banesën e saj ka ardhur V.C.(68), me të cilin paraprakisht ka qenë në lidhje dhe fizikisht e ka sulmuar pasi që ka refuzuar ta vazhdojnë lidhjen, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.02.2019 në ora 20.20 në Stacionin Policor në Prilep T.P.(38) nga Prilepi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 17 derisa ka qenë në vendin e saj të punës për auto goma dhe hekura që gjendet në rrugën Orde Copela është sulmuar fizikisht nga B.H.(34) nga Prilepi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Sekretari i përgjithshëm i PDSH-së, Imer Aliu ka shkruar lidhur me rastin “Titanik 2” ku nga Prokuroria Speciale është i ngarkuar me akuzë edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. “Shumë zhurmë për asgjë! Të gjithë jeni të informuar se ndaj kryetarit të PDSH-së, z.Menduh Thaçi, zhvillohet proces gjyqësor lidhur me përseritjen e zgjedhjeve në një vendvotim në komunën e Strumicës. Kjo “Akuzë” e padrejtë thotë se me përseritjen e atij vendvotimi është shkakëtuar dëm buxhetit të shtetit me vlerë 26.011 denarë apo në kundervlere prej 422 euro. Këtë shumë e ka caktuar vetë gjykata me datë 22 Janar të vitit…
Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase në pushtet thuhet se “masat e planit operacional për punësim të vitit 2019 siguron mundësi për punësimin e të rinjve, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme”. Nëpërmjet një mase, thonë nga LSDM, janë siguruar mbi 43 milion denarë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe vende pune të reja në këtë fushë për të rinjtë. “Me këtë masë janë përfshirë 1.323 të rinj të papunësuar deri në 34 vite që mund të punësohen përmes trajtimeve”, thonë nga LSDM duke shtuar se vendet e reja të punës si dhe nevojat për rikualifikim janë përgatitur bashkërisht me punëdhënësit. Sipas…

