Tabelat kufitare me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut për tre ditë, targa të reja për vetura për katër muaj, pasaporta të reja deri në fund të vitit, ndërkaq bankënota të reja nga vitit 2020, këto janë një pjesë e masave që duhet të aplikohen pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes me Greqinë, njofton Portalb.mk. Grupi ndër-resorial është formuar nga Qeveria për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës ka miratuar vendime në lidhje me nevojën e masave dhe aktiviteteve dhe afatin kohor për realizimin e të njëjtit. Në pajtueshmëri me vendimet, ashtu siç kumtojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Drejtoria…
Author: Hamdi Kumanova
“Edhe zyrtarisht, Maqedonia e Veriut”, Zaev: të jetojë Maqedonia e Veriut”, “Tashmë edhe zyrtarisht lindi Maqedonia e Veriut”, “Me vonesë prej 24 orëve dërgohet notë verbale”, “Hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës”, “Premierë zyrtare për Maqedoninë e Veriut”, janë një pjesë e titujve në botimet onlajn të mediave greke pas dërgimit të notës verbale nga MPI-ja greke dhe pas kumtesës së Qeverisë se emri Maqedonia e Veriut zyrtarisht hynë në fuqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Në ditë të njëjtë Qeveria e Shkupit bëri të ditur se hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe zyrtarizohet riemërtimi në Republikë të…
Gjatë Konferencës së sigurisë së Munihut, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras do ta marrin çmimin “Ewald von Kleist” për Marrëveshjen e Prespës, publikoi mëngjesin e sotëm kryetari i konferencës, Volfganag Ishinger, në Tuiter profilin e tij zyrtar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Arsye për festim: Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të marrin çmimin Ewald von Kleist për vitin 2019 (në nder të themeluesit të Konferencës së sigurisë së Munihut), të shtunën, gjatë konferencës”, shkroi Ishinger në Tuiter. Në deklaratën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, kryetari i Konferencës së sigurisë së Munihut dhe ish-ambasador i Gjermanisë thotë se…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ishte i ftuar në televizionin kombëtar të Shqipërisë Ora News ku foli për ngjarjet e fundit politike dhe integrimin e Maqedonisë në NATO. Ai tha Shqiptarët e Maqedonisë me anëtarësimi në NATO po bëhen pjesë e trungut kombëtar, Shqipëria në NATO, NATO në Kosovë, dhe shqiptarët e Maqedonisë po bëhen pjesë e kësaj aleance ushtarake të botës. Antarësimi i vendit në NATO për në është shpresë për më shumë demokraci, më shumë liri e shprehjes, me shumë mendim të lirë, më shumë shtet të së drejtës, më tepër zhvillim ekonomik të cilat janë…
Me 11.02.2019 rreth orës 19.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Butel’, A.B.(17), K.S.(17) dhe A.J.(17) nga Shkupi janë sulmuar fizikisht nga F.V., M.N., E.I. dhe persona tjerë me të cilët janë njohur prej më herët, të njëjtit kanë përdorur edhe mjete metali, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 11.02.2019 në ora 22.30 në SPB Shkup, D.P.(50) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 21.15 në bulevardin “Aradhat e Partizanëve “, në urën “Kombet e Bashkuara”, fizikisht e kanë sulmuar dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër I.S.(29) dhe A.S.(17), dytë nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ vjedhje “, transmeton Almakos. Me 30.01.2019 rreth orës 16.00 të paditurit kanë kryer një vjedhje në shtëpinë e babait të tyre R.S.(65) në rrugën “Dragi Shutevski” ku ia kanë vjedhur 20.000 dollar dhe 400.000 denar.
Me 11.02.2019 në ora 21.00 në Stacionin Policor në Gjorce Petrov, gjashtë persona nga rruga “Kodra e Diellit” kanë lajmëruar se fqiu i tyre P.S.(29) është sjell në mënyrë agresive dhe ka thyer në shtëpinë e tij si dhe ka tentuar ta djeg, transmeton Almakos. P.S. është arrestuar dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në spital. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 10.02.2019 në ora 23.30 në SPB Strumicë është lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 23.25 në një kazino në Strumicë, F.T. nga Strumica e ka thyer një aparat të lojërave të fatit, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 12.02.2019 rreth orës 06.30 zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, me urdhër gjyqësor, e kanë arrestuar A.K.(34) nga fshati Poroj, i dënuar me tre vite e gjashtë muaj për kryerjen e veprës penale “ mbajtje armë pa leje “, transmeton Almakos. A.K. është dorëzuar në burgun e Idrizovës në Shkup për mbajtjen e dënimit.
Me 11.02.2019 në ora 22.10 në vendkalimin kufitar Aerodrom Shkup, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se S.V.(25) nga Shkupi gjendet në listën “arresto” me urdhër të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për shkak të kryerjes së veprës penale “ lëndim i rëndë” e dënueshme sipas nenit 131 qëndrimi 1 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Personi i arrestuar është dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Bit Pazar.
SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër Sh.Z.(26) nga fshati Recicë e Vogël, Tetovë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 08.09.2018 në Tetovë, në lagjen “Bllok 82”, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri ku i kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

