Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër S.P.(25) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Me 24.10.2018 në Prilep, zyrtarët policor e kanë kontrolluar A.N. tek i cili kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, i cili paraprakisht e ka blerë nga i padituri.
Author: Hamdi Kumanova
Zyra e jashtme për punë kriminale në Dibër ka ngritur padi penale kundër B.B.(24) nga Dibra për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 12.07.2018 në ora 22.00 në Dibër zyrtarët policor kanë kryer kontroll mbi të paditurin ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 18.02.2019 në ora 23.35 në SPB Shkup, I.I.(29) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 22.30 në rrugën “Orce Nikolov” fizikisht është sulmuar nga katër persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër I.T.(37) nga fshati Botun, Komuna Debarca, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve”, transmeton Almakos. Me 31.07.2013 i padituri, si kryetar i komunës Debarca, në kundërshtim me vendimin e komunës, ka kryer shpërndarjen e 20.000 denarëve te një shoqatë për edukimin e grave në mjedisin rural nga fshati Velmej ku personat përgjegjës janë motra e tij V.A. dhe personi S.A. edhe përskaj asaj që shoqata nuk e ka plotësuar kushtin për zbatimin e aktiviteteve për më pak se gjashtë muaj me çka…
Me 18.02.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup, punëtori social nga jetimorja “ 25 maji” në Shkup ka lajmëruar se me 17.02.2019 rreth orës 17.00 në bulevardin “K.J.Pitu” një jetim 17 vjeçar është sulmuar fizikisht nga një person, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Zyra e jashtme për punë kriminale në Gostivar ka ngritur padi penale kundër F.S.(25) dhe Z.S.(32), dytë nga fshati Padalisht, Gostivar për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “ shkatërrim të pyllit “ dhe “ vjedhje “, transmeton Almakos. Në eterin e fshatit Padalisht, në vendin e quajtur “Muri i Bereqetit”, nga parcela në pronësi të Q.A.(65) nga fshati Padalisht, të paditurit kanë prerë pa leje dru.
Me 18.02.2019 në ora 20.15 në SPB Shkup, F.M.(19) nga Shkupi ka lajmëruar se rreth orës 19.30 në bulevardin “K.J.Pitu” është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 18.02.2019 në ora 17.40 në rrugën regjionale Tetovë-fshati Jazhincë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit ‘Folksvagen golf” me targa nga Tetova e drejtuar nga A.D.(59) nga fshati Nerasht, traktori “IMT 539” pa targa, e drejtuar nga A.B.(50) nga fshait Dobroshtë, ndërsa është goditur vetura e parkuar “Folksvagen golf” me targa nga Tetova në pronësi dhe e parkuar nga B.E.(36) nga fshati Dobroshtë, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar dy shoferët dhe A.D.(59) nga fshati Nerasht, bashkëudhëtare në veturën “Folksvagen Golf”, e drejtuar nga A.D. Me vetura tjera ata janë bartur në Spitalin Klinik në Tetovë, ku…
Me 18.02.2019 rreth orës 18.05 në vendin e quajtur “Lagja e vogël” në afërsi të fshatit Tromegja, Kumanovë, në udhën bujqësore, traktori i tipit “Universal 445”, e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Tromegja është rrotulluar dhe pastaj është lënduar B.P. i cili me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën Emergjente në Kumanovë, transmeton Almakos. Pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza’ në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.
Me 17.02.2019 rreth orës 16.50 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në Vevcani, në Strugë, gjatë pastrimit të një kanalizimi është gjetur një bombë dore me prejardhje të panjohur nga Lufta e Dytë Botërore dhe një qese me barut, transmeton Almakos. Nga ana e personit zyrtar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim bomba në mënyrë të sigurt është ngritur dhe dorëzuar për procedurë të mëtutjeshme.
Në çdo të tretin tenderë ka aq shumë kritere të vendosura saqë disa ndërmarrje të caktuara nuk duhet fare të konkurrojnë, ndërkaq kushtet për pjesëmarrje t’i plotësojnë vetëm një numër i vogël i ndërmarrjeve, tregon analiza “Transparencë, llogaridhënie dhe integritet i institucioneve në furnizimet publike – Hulumtim, rangim dhe analiza 2018” që e ka përgatitur Qendra për Komunikime Qytetare. Këtu bëhet fjalë vetëm për kritere që duhet t’i plotësojnë ndërmarrjet që konkurrojnë, dhe jo për kritere për produktin ose shërbimin konkret që furnizohet. Kriteret e tilla që vendosen e fuqizojnë edhe më shumë dyshimin se bëhet fjalë për tenderë të…
Jane Çento, i akuzuar për ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në fjalët e tij përfundimtare tha se ai mori ofertë nga struktura të caktuar të policisë dhe prokurorisë për të qenë dëshmitar i mbrojtur për ditën e përgjakshme dhe në këmbim të kësaj mos të akuzohej për rastin. mes tjerash, ai tha se prokuroria po akuzon njerëzit e gabuar për ngjarjet në Kuvend dhe se fajtorët e vërtetë nuk janë në bankën e të akuzuarve. Çento i kërkoi gjykatës të lëshojë një vendim për shfajësim që sipas tij paraqet të vetmin vendim të drejtë.

