Author: Hamdi Kumanova

Me 19.02.2019 rreth orës 22.40 në rrugën lokale Hipodrom-Ilinden, K.M.(33) nga Shkupi duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 306” me targa bga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë T.I.(32), bashkëudhëtare në veturë, derisa shoferi është lënduar lehtë. T.I. është bartur në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Me 19.02.2019 në ora 11.32 në rrugën “Justiniani i parë” në Shkup, vetura e tipit ‘Tojota’ me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.D.(31) nga fshati Ciflik, Shkup e ka goditur këmbësorin B.V.(79) nga Shkupi, transmeton Almakos. B.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zyrtarët policor të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë, dje me 19.02.2019 kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të tetovarit I.H.(32), transmeton Almakos. Gjatë kontrollit të realizuar me urdhër gjyqësor është gjetur heroin. I.H. është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e ka refuzuar padinë penale të ngritur nga Kongresi Botëror Maqedonas, e udhëhequr nga Todor Petrov, kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit për Punë të Jashtëm, Nikolla Dimitrov, për nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës. Pas rishikimit të padisë, prokurori publik kompetent konfirmoi se në veprimet e paditësve nuk ka përmbajtje të elementeve për kryerjen e veprave penale. “Pikërisht, në mënyrë që negociatat për ndryshimin e ermit të shtetit në kuptimin penalo-juridik të konsiderohen shkelje e reputacionit të shtetit dhe poshtërim i popullit maqedonas dhe pjesëtarëve të bashkësive tjera, është e nevojshme që tek personat paditës të ekzistojë…

Lexo më Shumë

Ashtu siç nuk kam pasur ndikim gjatë punësimit të saj, unë nuk do të duhet që të kem ndikim dhe të kërkoj nga motra ime që të tërhiqet ose jo, deklaroi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra e të cilit është punësuar në MEPSO, njofton Portalb.mk. Ai shton se motra e tij është e rritur, martuar dhe ka jetën e saj dhe duhet vetë të vendos për jetën e saj. Në pyetjen e gazetarëve se si është e mundshme që motra e tij të fillojë me punë në ndërmarrje shtetërore pasi që ai është bërë ministër, Bekteshi u tha gazetarëve se pse…

Lexo më Shumë

Mbi 2 mijë qytetarë të moshuar që jetojnë në shtëpitë e pleqve do të kenë mundësinë që të votojnë një ditë para zgjedhjeve, sikurse të sëmurit, të burgosurit e të tjerë. KSHZ ja deri më tani ka biseduar me ministrinë e punëve sociale për të realizuar këtë mundësi, dhe deri më tani ka pajtueshmëri për të zhvilluar votimin në një shtëpi të pleqve që është në kompetenca shtetërore dhe në një që është private.

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së SHBA-ve për sulme të mundshme terroriste në vend, ish-zyrtari i inteligjencës, Sllobodan Bogoevski për emisionin “24 Otvoreno” tha se Maqedonia duhet të mësohet me deklaratat për mundësinë e sulmeve terroriste në vend. “Ne ngadalë do të fillojmë që të mësohemi me ambientin e ri. Anëtarësimi në NATO ka sjell aspekte të reja në jetën tonë. Do të ndjejmë edhe komponentët e të ashtëquajtur luftë hibride. Nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një deklaratë e një niveli të ulët. Kjo nuk duhet të ndjell frikë dhe pasiguri. Duhet të mësohemi në të ardhmen me deklarata të tilla”, tha…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivnaov, refuzon që ta mbarojë mandatin e tij me emrin e ri të shtetit. Edhe për skaj asaj që komuniteti ndërkombëtar tanimë ka filluar me përdorimin e emrit Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kanë filluar procedurat për riemërim zyrtar të institucioneve, Ivanov refuzon që t’i zbatojë obligimet që i ka shteti në pajtueshmëri me Marrëveshjen e Prespës, njofton Portalb.mk. Sipas Marrëveshjes, çdo institucion dhe çdo subjekt juridik i formuar nga shteti patjetër duhet që ta ndërrojë tabelën dhe emrin e tij. Të gjitha ministritë dhe institucionet e kanë respektuar këtë obligim dhe i kanë ndryshuar ueb-faqet, por jo edhe presidenti.…

Lexo më Shumë

57.1% e shqiptarëve të anketuar do të dalin për të votuar në zgjedhjet presidenciale, 13.8% jo, ndërkaq 29.1% ende s’kanë vendosur. 57 % thonë se partitë shqiptare duhet që të dalin me kandidat të përbashkët në zgjedhjet presidenciale, 8.3% thonë jo, 32% nuk kanë qëndrim, ndërkaq 2.7 nuk përgjigjen. Këto janë disa prej të dhënave nga anketa e Institutit për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisje të Mirë (IHPQM) e cila është realizuar në periudhë 6 mujore nëpërmjet telefonit për zgjedhjet figurat politike ne Maqedoni. Anketa e fundit është realizuar në periudhë prej 07-10 Shkurt 2019 ne lidhje me zgjedhjet presidenciale…

Lexo më Shumë

Partia për Lëvizjen e Turqve (PLT) në Maqedoni informon se edhe pse në fillim e kanë pasur idenë që turqit të garojnë me një kandidat në zgjedhjet presidenciale, do të mbështesin idenë e kandidatit konsensual të Qeverisë. Nga PLT thonë se qëllimi i tyre ka qenë që të bashkojnë turqit në Maqedoninë e Veriut, por më pas kanë parë se akoma nuk ka kushte për realizimin e kësaj ideje. “Koncepti ‘një shoqëri për të gjithë’ është komponentë e rëndësishme për rajonin tonë dhe me qëllim që të forcohet kjo frymë, organet e PLT-së kanë pranuar qëndrimin e koalicionit të udhëhequr…

Lexo më Shumë