Author: Hamdi Kumanova

Ambasadori amerikan në vend, Xhes Bejli para ikjes së tij nga Maqedonia e Veriut, në një intervistë jozyrtare për rezidencën e tij, u përgjigj në 50 pyetjet e parashtruara. Ai nuk është përgjigjur në pyetjet politike, por ai tregoi se çfarë i ka pëlqyer më shumë në Maqedoni, si e ka kaluar kohën e lirë. Ai gjithashtu ka treguar se çfarë nuk i ka pëlqyer deri sa ka qenë në Maqedoni. E mira që po largohet, siç theksoi Bejli, është ndotja e ajrit. Në vend të Xhes Bejlit, në vendin e tij, do të vijë zëvendësja e tij nga SHBA-të…

Lexo më Shumë

Ky manipulim ka dy dimensione dhe një qëllim të përbashkët. Qëllimi i përbashkët është që t`i ndihmoje Nikolla Gruevskit për ta mbajtur azilin në Hungari. Ai e fitoi azilin për rastin me Mercedesin, por tani vijoi një presion serioz ndërkombëtar “për ekstradimin e tij” pasi që “akuzohet për organizimin e një akti të përgjakshëm terrorist”. Orban nuk do të mundej më ta mbronte të akuzuarin “ për terrorizëm “. 1. Dimensioni i parë i rastit është: Bëhet fjalë për një operacion serioz përmes së cilës do të krijohej fotografia se burgu nuk është i sigurt edhe atë “direkt” nga të…

Lexo më Shumë

Profesoresha Gordana Siljanovska Davkova e cila është kandidate e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet presidenciale, do të fillojë me mbledhjen e 10.000 nënshkrimeve nga qytetarët për të vërtetuar se kandidatura e saj është mbipartiake. Siljanovska në “Facebook” ju bëri thirrje qytetarëve që do mbështesin kandidaturën e saj, nëse duan t’i nxisin të tjerët duke përdorur hashtag nëpër rrjete sociale. “Siç tashmë kam njoftuar, nga sot, dhe në dy javët e ardhshme do të mblidhen nënshkrime për kandidaturën time për kryetare në zyrat vendore të KShZ-së dhe vendeve të juaja të banimit. Secili nënshkrim i juajit, do të dotë mbështetje të madhe dhe…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatrave të komunës së Strugës janë në hall nga vjedhjet e njëpasnjëshme të shtëpive. Cak i hajnave janë shtëpitë e mërgimtarëve, ndërsa alarmin për këtë e kanë dhënë banorët e fshatit Shum. Në mbledhjen e zgjeruar të banorëve të fshatit Shum që u zhvillua sonte pas vjedhjeve alarmante në këtë lokalitet u diskutua për hapat që duhen ndëmarr për parandalimin e këtyre vjedhjeve informohet Strugalajm. Banorët paralajmëruan edhe protesta në rast se policia nuk i zbulon autorët.Gjithashtu u paralajmëruan patrulla gjatë natës të policisë.Mbrëmë në Shum u demoluan 9 shtëpi të mërgimtarëve.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet një kumtese reagoi ndaj deklaratës së kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski duke deklaruar se “Hristijan Mickoski duhet t’u kërkojë falje qytetarëve për shkak se i gënjeu, nuk ju kërkoi falje për teatrin para spitalit ‘8 shtatori’”. Siç reagon LSDM, me këtë Mickoski edhe një herë vërtetoi se nuk i respekton qytetarët dhe se qytetarët e shohin dhe e vlerësojnë sjelljen e tij të papërgjegjshme dhe joserioze të Mickoskit. “Mickoski e demantoi veten për disa sekonda. Në fillim tha askush nga spitali nuk ka ardhur të flet për gjendjen shëndetësore dhe disa sekonda më vonë i…

Lexo më Shumë

Me 21 shkurt rreth orës 15.30 në Gostivar është arrestuar M.A.(43) nga Milanovac i Epërm, Republika e Serbisë, transmeton Almakos. Zyrtarët policor kanë kryer kontroll te ai dhe kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, pas së cilës është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale. Përndryshe, pas M.A. është shpallur edhe një fletarrest ndërkombëtar nga Republika e Serbisë.

Lexo më Shumë

Me 21.02.2019 në ora 12.52 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën për në fshatin Nerez është gjetur vetura e tipit “Folksvagen Pollo” me targa nga Shkupi dhe në afërsi të tij është gjetur edhe një trup i një mashkulli të panjohur, transmeton Almakos. Nga obduksioni i kryer është vërtetuar se bëhet fjalë për personin G.A.(35) nga Shkupi. Përndryshe, G.A. është lajmëruar si i zhdukur me 20.02.2019 në ora 23.55.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Dellcevë ka ngritur padi penale kundër R.B.(20) nga Dellceva për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “fshehje”, transmeton Almakos. Me 19.01.2019 në periudhën nga ora 02.30 deri në ora 03.15 në Dellcevë, në një kazino ku i padituri ka qenë i punësuar, e ka deaktivizuar sistemin e alarmit dhe nga poker aparatet ka vjedhur 248.000 denar nga fitimi ditor.

Lexo më Shumë

Me 22.02.2019 në ora 09.50 është lajmëruar se është gjetur e vdekur një grua në një arë që gjendet në afërsi të një vendpritje autobusi në fshatin Volkovë, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes kanë dal zyrtarët policor ku është konstatuar se bëhet fjalë për personin M.Gj.(29) nga Shkupi, ndërsa vdekjen pa shenja dhune e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore. Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurës është dërguar për obduksion.

Lexo më Shumë

Me 21.02.2019 në ora 21.30 në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, tek ura Klisura, zyrtarët policor kanë penguar veturën e tipit “Mercedes” me targa nga Shkupi e drejtuar nga S.O.(47) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 10 emigrant nga Afganistani dhe Pakistani. Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Negotinë për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 20.02.2019 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpi dhe hapësira shtesë tek personi S.K.(17) nga Shkupi, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe matëse digjitale me mbetje prej marihuane. Personi është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Me 20.02.2019, në bazë të urdhrit gjyqësor, zyrtarët policor nga Sektori për punë të brendshme në Shkup, kanë kryer kontroll në shtëpinë e dy personave në Shkup, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në vikend shtëpinë në fshatin Svillare e Poshtme të S.M.(33) janë gjetur dhe konfiskuar një pako me kokain dhe matëse digjitale me mbetje nga kokaina. Gjatë kontrollit në shtëpinë e F.S.(21) nga Svillare e Poshtme janë gjetur dhe konfiskuar plumba dhe marihuanë. Dy personat janë arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Saraj. Pas dokumentimit të tërësishëm të rasteve kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.

Lexo më Shumë