Me 10.03.2019 në ora 01.55 në Stacionin Policor në Kavadar është lajmëruar se në një lokal është prishur rendi publik nga një përleshje fizike midis personave: D.T.(32) nga Kavadari dhe Z.Z.(25) nga fshati Vatasha nga njëra anë dhe A.S.(22) nga fshati Sopot dhe S.S.(38) nga Kavadari nga ana tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 09.03.2019 në ora 19.25 është lajmëruar se në fshatin Gajranci-Probishtip, gjatë një zënke rreth kullotës së kopesë, B.A.(65) nga fshati Tarinci, Shtip, me thikë e ther B.P.(56) nga fshati Karaorman, Shtip, transmeton Almakos. B.P. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Shtip, ndërsa B.A. është arrestuar në Stacionin Policor. Pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi adekuate penale.
Me 09.03.2019 në periudhën nga ora 18.00 deri në ora 23.00 nga SPB Strumicë është kryer një sigurim shtesë i manifestimit kulturor “Karnevali i Strumicës 2019”, transmeton Almakos. Rreth orës 18.00 në shërbimin e kujdestarisë në SPB Strumicë, T.u.(32) nga Kocani ka lajmëruar se është vendosur një bombë në qendrën tregtare në Strumicë. Pas paraqitjes në polici është vepruar nga Njësiti i antiterrorizmit dhe pas masave të ndërmarra është konstatuar se po bëhet fjalë për një alarm të rrejshëm.
Me 09.03.2019 në ora 09.00 në Stacionin Policor në Kavadar, një grua 29 vjeçare nga Kavadari ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 05.00 kur është kthyer në shtëpinë e saj e ka takuar ish burrin e saj ( 32 vjet) nga Kavadari i cili e ka përdhunuar, transmeton Almakos. Përdhunuesi është arrestuar në Stacionin Policor dhe është njoftuar edhe Prokurori Publik nga PTHP në Veles. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Me 09.03.2019 rreth orës 20.00 në autostradën Gjevgjeli-Negotinë afër Demir Kapisë, vetura e tipit “Micubishi” me targa nacionale gjermane e drejtuar nga XH.N.(24) nga fshati Haraçinë, Shkup, ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në veturë janë transportuar 15 emigrant ilegal nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. Në aksident nuk ka persona të lënduar. Xh.N. dhe emigrantët janë arrestuar për procedurë të mëtutjeshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 09.03.2019 rreth orës 14.00 është lajmëruar se në fshatin Stanjevci-Shën Nikollë, në një kope në pronësi të B.D., për shkak të instalimit të parregullt elektrik është shkaktuar një zjarr ku janë djegur 13 qinxha, pjesa e çatisë dhe një pjesë e kopesë, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga ekipi i zjarrfikësve në Shën Nikollë.
Me 09.03.2019 rreth orës 13.30 është lajmëruar se afër rrugës regjionale Dellcevë-Berovë është shkaktuar një zjarr ku janë djegur rreth 20 hektar pyje pishe dhe bar i thatë, transmeton Almakos. Zjarri në ora 17.45 është shuar nga ekipi i zjarrfikësve.
Me 09.03.2019 rreth orës 15.00 është lajmëruar se në Negotinë, nga hekurudha në Krivollak për në hekurudhën në Gradsko, në afërsi të poligonit të ARM-së, është shkaktuar një zjarr, ku janë djegur vreshta, ndërsa në disa vende janë kapur edhe disa pjesë të hekurudhës Shkup-Gjevgjeli, transmeton Almakos. Zjarri është shuar në ora 16.10 nga ana e zjarrfikësve.
Me 09.03.2019 në ora 13.30 është lajmëruar se në rrugën regjionale Shtip-Negotinë, V.V.(41) nga Shkupi duke drejtuar motoçikletën e tipit “Jamaha 850 “ ka dal nga rruga dhe është rrëzuar, transmeton Almakos. V.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ekipi i SPB Shtip dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
SPB Manastir me 09.03.2019 ka ngritur padi penale kundër A.J.(54) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ mbajtje e palejuar të armëve dhe mjeteve shpërthyese “ sipas nenit 396 qëndrimi 1 nga Kodi Penal, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të paditurit janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit “C3” kalibri 6.35 mm me kornizë me gjashtë plumba dhe pistoleta e markës së panjohur me kalibër 6.35 mm me kornizë për të njëjtën me dy plumba. Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake nga Gjykata Penale në Manastir, A.J. iu është caktuar…
Me 09.03.2019 në ora 11.15 është lajmëruar se në autostradën në ndërtim Miladinovci-Shtip, tek qarkorja në futje për në Shën Nikollë, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga G.M.(86) nga Berova, është goditur me shenjat e trafikut, transmeton Almakos. G.M. është lënduar rëndë dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Shën Nikollë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Nëse krijohet sistem i cili do të vlejë si garanci për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës, unë do të mendoja të jepja përkrahje për ekzistimin e mëtejmë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), kështu është deklaruar deputeti i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në një intervistë për median “Radio Evropës së Lirë” në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. “Mendoj se nuk mund të arrijmë të jemi rekorder, nëse nuk do të ishte në suazat e rekordit të deritashëm 9-mujor, dhe kjo është e mirë, dhe duhet të përkrahet edhe me pjesëmarrjen time, në atë proces jap shembull”, tha Dimovski. Duke folur…

