Author: Hamdi Kumanova

Ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov i cili dje u dënuar me 18 vite burg për ngjarjet në Kuvend, porositi se dënimi është i rreptë. Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, ish drejtori ju bën të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të OBRM-PDUKM-së të bashkohen. Në status ai shton se do ta dhurojë vilën e tij në Halkidiki për gazetarët , nëse e gjejnë se ekziston.

Lexo më Shumë

Gjashtë rrjete për peshq të gjëra prej 50 metra janë gjetur dje në afërsi të një hoteli në Strugë, rreth 600 metra nga bregu i Liqenit të Ohrit. Sipas MPB-së, në rreth 1000 metra nga bregu i Liqeni të Ohrit janë gjetur edhe dy rrjete të peshqve prej 50 metrave. Rrjetet janë marrë nga ana e policisë dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Sapasovski tani më dy muaj në pozitën e udhëheqësit të SPB Shtip po mban Lupço Trajkovskin, kundër të cilit, sipas të dhënave tona, është ngritur padi penale për kontrabandim me emigrantë, tha Orce Gjorgjievski, anëtar i VMRO-së. Ai shtroi se kundër Trajkovskit, gjykata përkatëse ka marrë masë parandaluese – sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit, shkruan Makfax, përcjell Portalb.mk. “Trajkovski, edhe pse i dyshuar për vepra të rënda penale, kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare, sipas pikës 5 të nenit 418-b, meqë është një person zyrtar, i shqiptohet dënimi me burg prej të paktën dhjetë vjetësh, kurse ai ende kryen postin e shefit. Si mund qytetarët të ndjehen të…

Lexo më Shumë

Qendra regjionale për punë kufitare Jug ka ngritur padi penale kundër E.E.(41) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ trafikim të emigrantëve”, transmeton Almakos. Nga ana e gjykatësit me procedurë paraprake të paditurit iu është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditëve. Me 14.03.2019 në ora 20.30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të qarkut Miravci, gjatë kontrollit të veturës “Alfa Romeo 155”, zyrtarët policor kanë gjetur pesë emigrant ( një nga Afganistani dhe katër nga Pakistani).

Lexo më Shumë

Me 16.03.2019 në ora 01.30 në rrugën “Mosha Pijade” në Berovë, vetura e tipit ‘Fiat punto’ me targa nga Berova, e drejtuar nga G.K.(27) nga fshati Rusinovo, Berovë, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë betoni, transmeton Almakos. G.K. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Berovë dhe pastaj në Spitalin Klinik në Shtip. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Berovë.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka lëshuar një komunikatë ku theksohet se Maqedonia është shtet i kapur nga zaevizmi, sistem që hoqi shtetin e së drejtës dhe sundimit të së drejtës. “Kjo qeverisje mafioze bazohet në përndjekjen politike ndaj të gjithë që mendojnë ndryshe. Ata që të parët ngritën zërin kundër këtij pushteti kriminal, janë viktima të para të këtij pushteti”, vlerëson partia opozitare. Sipas tyre, Maqedonia është i vetmi shtet demokratik në Evropë ku në Shekullin e 21 ende ka të burgosur politik.

Lexo më Shumë

Ulja e papunësisë është si rrjedhojë e ndryshimit të procedurave administrative për regjistrimin e personave të papunë si dhe rënies së numrit të popullsisë aktive që kërkon punë dhe fare nuk ka të bëjë me krijimin e vendeve të reja të punës, thonë ekspertët e ekonomisë. Këto reagime vinë pas deklarimeve të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, e cila udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev se falë reformave të qeverisë shkalla papunësisë është ulur nën 20 për qind, transmeton Radio Evropa e Lirë. Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev, pret të vazhdojë ulja e papunësisë si rezultat i krijimit të një klime pozitive, e cila ka çuar…

Lexo më Shumë

Hetimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) me emrin “Drumarina” ku e dyshuar është ish-deputetja e VMRO-DPMNE-së, Sillvana Boneva është në fazën finale. Kjo u tregua në raportin e shtatë gjashtëmujor të Prokurorisë Speciale Publike, që u publikua dje. Gjashtë muajt e kaluar Prokuroria Speciale Publike ka ndërmarrë një numër të madh të veprimeve hetimore, ka dëgjuar dëshmitarë dhe ka dorëzuar më shumë kërkesa në institucione të ndryshme nga të cilat i ka marrë të dhënat e kërkuara. PSP më 22.10.2018 dhe 25.12.2018 ka vendosur kompetencë të vërtetë në lëndët e Prokurorisë Publike të Shkupit në lidhje me hetimin. “Lënda ndodhet në…

Lexo më Shumë

Deri më 14 mars të këtij viti edhe zyrtarisht ka përfunduar verifikimi në Listën Zgjedhore  me rastin e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë të komunave, Ohër, Novosellë dhe Dibër që do të mbahen më 21 prill të vitit 2019, verifikim të të dhënave kanë kryer 53.972 qytetarë, për 518 është marrë vendim për regjistrim në Listën Zgjedhore, për 412 është marrë vendim për shlyerje, ndërsa ndryshim të të dhënave në Listë është bërë për 219 persona, transmeton MIA. Siç informoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), vetëm një qytetarë me vendbanim të shfuqizuar ka kryer verifikim në Listën Zgjedhore. Sipas KSHZ-së verifikimi publik kaloi pa kurrfarë probleme në…

Lexo më Shumë

Kandidatja për presidente Gordana Siljanovska-Davkova sot ka reaguar ndaj aktgjykimit për ngjarjet e “27 prillit”, ku tha se njeriu i cili hapi dyert e Kuvendit shëtit lirshëm. “Në datat e errëta të historinë së re të Maqedonisë, 27 prilli do të mbahet mend për skenat e dhunës. Ne ishim të gjithë të tronditur dhe të shqetësuar. Sot të gjithë të gjykuarit, lidhur me këto ngjarje janë vetëm një finale e një procesi të gjatë, i cili tregoi se gjyqësia, e drejta dhe drejtësia është e politizuar. Në vend të një procesi të drejtë, shikuam një proces i cili la njolla…

Lexo më Shumë

Me 14.03.2019 në Stacionin Policor në Gazi Babë nga Jetimorja SOS Fshati i Fëmijëve është lajmëruar se nga jetimorja me vetdëshirë është larguar jetimja M.S.(16) e cila disa herë me vetdëshirë është larguar, gjetur dhe kthyer nga ana e policisë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë