Me 16.03.2019 rreth orës 18.00 në rrugën “Zija Mersovski” në Dibër, vetura e tipit ‘Golf’ me targa nga Dibra, e drejtuar nga A.R.(35) nga Dibra e ka goditur një fëmijë shtatë vjeçar nga Dibra, transmeton Almakos. Fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Dibër. Kontroll në vendngjarje është kryer nga ana e ekipit të Stacionit Policor në Dibër.
Author: Hamdi Kumanova
Me 16.03.2019 në ora 14.15 në Stacionin Policor në Qendër, N.T.(44) e cila ka lajmëruar se ditën e njëjtë në ora 09.30 në rrugën “Kiro Krstevski Platnik” vajza e saj 17 vjeçare është sulmuar fizikisht nga K.Zh.(22) nga Shkupi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 15.00 në Stacionin Policor në Qendër, A.P.(47) nga Shkupi ka lajmëruar se me 15.03.2019 në ora 22.00 në një lokal në rrugën “Heronjtë e Kosturit”, vajza e saj 15 vjeçare është sulmuar fizikisht nga dy adoleshente që i ka njohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.50 në Stacionin Policor në Qendër, E.B.(34) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.20 në rrugën “Bregu 13 nëntori” është sulmuar fizikisht nga tre persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 16.03.2019 në ora 22.00 në Stacionin Policor në Cair është lajmëruar se në rrugën Galicica, E.M.(32) nga Shkupi e ka sulmuar fizikisht B.R.(26) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është përgatitur një procesverbal për shkeljen e realizuar sipas nenit 12 dhe nenit 6 nga Ligji për shkeljet dhe prishjet e rendit dhe qetësisë publike.
Me 17.03.2019 rreth orës 04.50 në SPB Shkup është lajmëruar se në një kazino në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup një kryerës i panjohur i ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Nëpërmjet një njoftimi nga partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE thuhet se “211 vitet burg për rastin e montuar për 27 prillit e varrosën drejtësinë”. Nga VMRO-DPMNE thonë se përndjekja politike në Maqedoni arrin kulminacionin e vet dhe se nga dita në ditë rritet numri i viktimave të zaevizmit, përndjekjes politike dhe torturës së pushtetit ndaj kundërshtarëve. “Maqedonia është shtet i kapur, ku është hequr sundimi i së drejtës, gjyqësia Kacarska gjykon siç porosit Zaevi, ndërsa prokuroria Ruskoska monton raste politike për kundërshtarët politik të Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE. 16 dënimet e rrepta për të akuzuarit e rastit të montuar për 27…
sh kryeministri Nikolla Gruevski i cili u arratis në Budapest,nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të kaluar ka mbushur Gjykatën e apelit me ankesa lidhur me masën e paraburgimit që iu shqiptua pas akuzave të lëndëve të PSP-së. Kjo gjë u bë e ditur në raportin gjashtë mujor që publikoi Prokuroria Speciale Publike. “Duke u bazuar në ankesën e dorëzuar në Gjykatën e apelit, nga ana e avokatit mbrojtës të Nikolla Gruevskit, në seancën e mbajtur më 15 janar 2019, e njëjta është refuzuar si pa bazë dhe vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi I e vërtetoi atë”, thuhet në raport, transmeton Tocka.mk, përcjell Portalb.mk. Për disa nga ankesat e Gruevskit, Gjykata e apelit ende nuk…
Nëpërmjet një njoftimi nga partia në pushtet LSDM thuhet se “kandidatja e Hristijan Mickoskit, Gordana Siljanovska është dorë e zgjatur e gruevizmit që iu nënshtrua dhe që e promovon”. Sipas LSDM-së, Siljanovska nuk dënon dhunën, përkundrazi, mbron dhunuesit e 27 prillit njësoj siç e bënë Mickoski dhe Gruevski, “Ajo nuk ka turp që është e mbështetur nga një strukturë partiake ku kryesia është e dyshuar për hyrjen e dhunshme në Kuvend kur ndodhi tentim vrasja dhe tentimi për grushtet dhe shkelje të rendit kushtetues”, thonë nga LSDM. LSDM thotë se Siljanovska nuk është e sinqertë me qytetarët kur paraqitet si…
Gjykata Penale në Shkup ka marr vendim për rastin “Titanik 2 ”, duke dënuar deputetin dhe njëherazi kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi, me tre vjet e dy muaj burg. Në lëndën “Titanik 2” Menduh Thaçi akuzohet se ka dakorduar të miratohen ankesat për rivotimin në tre vendvotime në Strumicë në zgjedhjet lokale të vitit 2013. Shpejt në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pritet të dërgohet në votim imuniteti i tij. Ziadin Sela që doli nga kjo parti dhe krijoi partinë tjetër, e tashmë është kryetar i Aleancës së Shqiptarëve më në fund flet se si do të…
Djali i Feta Alimit, Burimi, përmes Facebookut ka shkruar fjalët e babait të tij para dhe pas shqiptimit të dënimit prej 7 viteve burg, për rastin e 27 prillit të 2017, edhe pse ai ishte njeriu që shpëtoi nga vdekja kreun e ASH-së dhe deputetin Ziadin Sela. Ja porosia që djali i Feta Alimit ka përcjellë fjalët e babait të tij: “Me vdek po, mu dorëzu kurr jo. Para se te futemi ne gjykat me thave djali im te jesh i pergaditur per gjithçka. Jemi te paster si loti, mirepo keta besë nuk kane. Pasi filloi gjykimi, gjygjtarja filloi te…
Trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësja Dobrilla Kacarska e ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për sigurimin e paraburgimit ndaj të akuzuarve në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend të cilët sot u dënuan me 211 vite burg. Të akuzuarit me përjashtim të disave, para kësaj kërkuan të lirohen nga paraburgimi deri në aktvendimin e plotfuqishëm. Gjashtëmbëdhjetë nga shtatëdhjetë të akuzuarit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend morën dënim në lartësi prej 7 deri në 15 vjet, ndërsa është liruar nga akuza Igor Durllovski. Mitko Çavkov ka marrë dënimin më të lartë 18 vjet, Mitko Peshov 15 vjet, Dushko Llazarov…

