Nga partia në pushtet, LSDM thonë se pas rritjes rekorde në vitin 2018, pagat po rriten edhe në vitin 2019, ku paga mesatare në muajin janar është rritur për dy për qind. Nga LSDM thonë se sipas të dhënave zyrtare, paga mesatare në muajin janar për këtë vit arrin në shumën prej 24.517 denarë, që është dy për qind më shumë nga paga mesatare e vitit të kaluar. “Trendi i rritjes së pagave që filloi me rritjen e pagës minimale, do të intensifikohet gjithashtu në periudhën e ardhshme. Pagat do të rriten në të gjithë sektorët, parashihet rritja e pagave…
Author: Hamdi Kumanova
Televizioni Kanal 5 mbrëmë ka njoftuar se në televizionin e tyre do të kenë mysafir në një duel televiziv liderët e partive, Zoran Zaev nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) dhe Hristijan Mickoski nga partia opozitare VMRO-DPMNE. Pas përgatitjes së treguar nga të dy liderët dhe pas disa konsultimeve është marrë vesh që dueli të mbahet të martën, më 26 mars, në kuadër të emisionit “Samo Vistina” (Vetëm vërtetë) në fillim të orës 18:30, informoi televizioni Kanal 5. Pjesëmarrjen, siç theksohet, e kanë konfirmuar dje nga të dy palët. “Si risi, pas mbarimit të duelit do të ketë Verifikim të fakteve, ku ekipi i gazetarëve…
Sot, me fillim prej ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” do të fillojë marshi protestues “Liri për Feta Alimin”, i cili më pas do të vazhdojë drejt Gjykatës së Shkupit.I biri i Abdulfeta Alimit – i dënuar me 7 vjet burg për rastin “E enjtja e përgjakshme”, Burimi dje deklaroi se me marshin protestues shprehet pakënaqësi ndaj vendimit gjyqësor, sepse vlerëson se babai i tij është edhe një viktimë e rasteve të montuara politike. “Unë Burim Alimi, i biri i Feta Alimit, ne si familje, bashkë me shumë shokë, miq dhe familjarë të babait tim, kemi marrë këtë iniciativë për të shprehur pakënaqësinë tonë,…
Sektori për Punë të Brendshëm në Shkup ka ngritur padi penale kundër një personi për shkak të dyshimit se ka bërë tregti të paligjshme me armë. “SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër N.D. (23) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “përpunim të paligjshëm, ruajtje dhe tregti me armë dhe mjete shpërthyese”, e dënuar me nenin 396 të Kodit Penal. Më 20.03.2019 gjatë kryerjes së kontrollit në rrugën “Boro Menkov”, zyrtarët policor gjatë kryerjes së kontrollit e të paraqiturit ka zbuluar në pistoletë “SIG-SAUER 7.65″ në të cilën ka pasur tre plumba, dhe ka qenë…
Me 19.03.2019 në ora 04.30 në Stacionin Policor në Strumicë është arrestuar M.A.(31) nga Strumica për të cilën ka pasur fletarrestim për mbajtjen e dënimit me burg për kryerjen e veprës penale “ Vjedhje e rëndë në mënyrë mizore”, transmeton Almakos. Në ora 06.00 personi është dorëzuar në Burgun e Strumicës.
Me 19.03.2019 në ora 15.45 në Stacionin Policor në Gjevgjeli janë arrestuar B.N.(26), V.K.(26) dhe P.K.(26), të gjithë nga Gjevgjelia, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit te to, zyrtarët policor kanë gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër personave do të ngritet padi adekuate penale.
Me 19.03.2019 në ora 16.30, në bazë të një urdhri gjyqësor është arrestuar F.K.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë në ora 18.50, në bazë të urdhrit gjyqësor është arrestuar E.Sh.(52) nga Shkupi. Në bazë të urdhrit gjyqësor, me 19.03.2019 në ora 20.00 është arrestuar edhe D.S.(60) nga Shkupi.
Me 19.03.2019 në ora 13.20 në udhëkryqin nga rruga regjionale Shkup-Veles dhe rrugës servisuese e cila çon për në lagjen Kolonia e Re, vetura e tipit “Ford Fokus” me targa nga Shkupi, e drejtur nga M.S.(56) nga Shkupi, e ka goditur një vajzë 13 vjeçare nga fshati Idrizovë, Shkup, e cila është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton Almakos. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.
Presidenti Gjorge Ivanov nuk e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe i njëjti është kthyer sërish në Kuvend. Në një njoftim nga kabineti i presidentit thonë se ky vendim është marrë në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. “Në bazë të nenit 75 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, kam marrë vendim të mos e nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtje nga diskriminimi, që Kuvendi i Maqedonisë e solli në seancën e mbajtur më 11 mars të vitit 2019”, thuhet në njoftimin e kabinetit…
Dhoma e Apelit e ka dënuar Radovan Karaxhiqin me burgim të përjetshëm. Gjykata e OKB-së ka dhënë vendimin final për Radovan Karaxhiqin. Kjo Gjykatë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin, ish-kreun serb që bëri gjenocid ndaj popullatës civile në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan lajmi.net. Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Karaxhiq,…
Ndryshimet në marrëdhëniet me punën, rikualifikimi i të papunësuarve, krijimi i vendeve me paga të mira, janë pjesë e rekomandimeve me të cilat kompanitë do të sigurojnë forcë punëtore cilësore dhe më shumë konkurencë, por edhe do të ndalte shpërnguljen e kuadrit cilësor nga vendi. Ljubomir Dimovski, përfaqësues i projektit “Partneritet për rregull më të mirë biznesi”, ku janë të kyçur katër oda ekonomike, tha se deri më tani si qëndrim të përbashkët në sektorin privat janë përpunuar nëntë pozicione të dokumenteve në pjesën e marrëdhënieve me punën. Iniciativën për krijimin e ligjit të ri për marrëdhënie pune, sipas Dimovskit,…
Shënohet edhe viktima e 16 e aksidentit tragjik të 13 shkurtit në Llaskarcë. Bëhet fjalë për vajzën 19 vjeçare e cila ishte në gjendje kritike që nga momenti kur ndodhi aksidenti, ndërsa për ta shpëtuar mjekët vendosën t’i amputojnë njërën këmbë e cila nga dëmtimi i madh i rrezikonte atëhere jetën. Megjithatë, edhe pas amputimit të këmbës 19 vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dhe sot ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 19 vjeçares sot është dërguar për autopsi, ndërsa familjes për varrim do ti jepet gjatë ditës së nesërme. Të gjith viktimat e aksidentit tragjik nga muaji i kaluar…

