Me 23.03.2019 në ora 00.20 në Stacionin Policor në Bit Pazar, Sh.A.(53) nga Shkupi ka lajmëruar se me 22.03.2019 rreth orës 19.00 në rrugën “Kemal Sejfula” në një bastore sportive është sulmuar nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 23.03.2019 në periudhën nga ora 00.00 deri në ora 04.00 në një lokal nate në fshatin Zhelinë, Tetovë, gjatë kryerjes së një aksioni kontrollues nga ana e zyrtarëve policor nga SPB Tetovë, janë kapur B.M.(21), K.O.(20) dhe B.R.(21), të gjitha nga Republika e Shqipërisë, që kanë qenë pa dokumente adekuate, transmeton Almakos. Ata janë arrestuar në Stacionin Policor për procedurë të mëtutjeshme.
Me 22.03.2019 rreth orës 11.40 është lajmëruar se në vendin e quajtur “Lumi i oborrit” në eterin e fshatit Dvorishte-Berovë, është shkaktuar një zjarr i cili ka djegur barin e thatë, transmeton Almakos. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit nga Berova. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës.
SPB Manastir ka ngritur padi penale kundër I.P.(26) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, transmeton Almakos. Me 09.02.2019 në Manastir, zyrtarët policor kanë kryer kontroll te i padituri, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.
Me 22.03.2019 në ora 19.45, B.A. ka lajmëruar se mbi Luboten, Shkup, është shkaktuar zjarri ku janë djegur drutë dhe tre hektar bar i thatë, transmeton Almakos. Nga ana e ekipit të zjarrfikësve dhe banorëve lokal zjarri është shuar.
SPB Manastir ka ngritur padi penale kundër S.E.(29) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ tregti e palejuar me armë”, transmeton Almakos. Me 30.12.2019, në Manastir zyrtarët policor kanë kryer te i padituri, ku kanë gjetur dhe konfiskuar mjete piroteknike.
Me 22.03.2019 në ora 19.30 në Stacionin Policor në Rostushe është lajmëruar se është shkaktuar një zjarr në fshatin Skudrinje në vendin e quajtur “Ara Vejzine” ku është djegur pylli dhe drunj, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit e Dibrës në bashkëpunim me të punësuarit e Parkut Nacional në Mavrovë. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës.
Në garën për presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë tre kandidatë që tashmë janë verifikuar edhe nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Stevo Pendarovski nga partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, Gordana Siljanovska nga VMRO DPMNE-ja dhe Blerim Reka nga opozita shqiptare. Secili prej tyre pret fitore duke lavdëruar konceptin e tyre si më të mirin të mundshëm. “Padyshim se kandidatura e Pendrarovskit është zgjedhje për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për shtet stabil, të sigurt dhe të përparuar, president i cili do ta çojë vendin drejt NATO-së dhe BE-së”, ka deklaruar Aleksandar Kiracovski, drejtues…
Ministri për Diasporën, Edmond Ademi sot dhe nesër do të qëndrojë në një vizitë pune në Kroaci, në qytetin e Karllovacit. Ai do të merr pjesë në zbulimin solemn të bustit të Nënë Terezës në shenjtoren kombëtare të Shën Josifit. Gjatë ditës së nesërme, ministri Ademi do të takohet me diasporën në Kroaci, të cilët do të njoftohen për strategjinë kombëtare të bashkëpunimit me diasporën. Ademi pritet ta vizitojë edhe vendin ku është duke u ndërtuar Kisha ortodokse maqedonase në Zagreb, ku do të takohet me At Kirko Velinskin.
“Së bashku përpara” është slogani i kandidatit për kryetar shteti, Stevo Pendarovski, me të cilën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 21 prillit. Ky slogan u përzgjodh në mbledhjen e mbrëmshme të Shtabit qendror zgjedhor të LSDM-së dhe koalicionit, ku kanë marrë pjesë ministra, kryetarë komunash dhe funksionarë të lartë të partisë në pushtet, LSDM-së. Sipas shtabit, slogani e shpreh thelbin e Programit të Pendarovskit që bazohet në parimet e bashkësisë, unifikimit të qytetarëve dhe përshpejtimit të zhvillimit të vendit në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Në mbledhjen e mbrëmshme, Zaev ka kërkuar angazhim të përgjithshëm për…
Republika e Maqedonisë me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) është bërë shtet i varfërisë, i krimit, i ndjekjes politike dhe i padrejtësive. Që t’i mbulojë krimet e veta, por edhe paaftësinë që të sjellë standard më të mirë për qytetarët, pushteti ka filluar të krijojë skenar të errët të ndarjeve dhe ndjekjeve, ka akuzuar sot partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja, transmeton Portalb.mk. Ai ka thënë, se patriotët po marrin dënime të mëdha, ndërkaq pjesëtarë të ISIS-it tri herë më të vogël. “Ndjekja politike në shtet u bë përditshmëri. Ata të cilët ishin të parët që e ngritën zërin kundër shitjes së interesave shtetërore dhe politikave humbëse të Zoran…
Është gjetur para pak çastesh trupi i pajetë i një 18 vjeçari nga Gostivari në ujërat e lumit Vardar mes fshatërave Forinë – Çegran, njofton Flaka nga burime policore. Jo zyrtarisht, siç mëson Agjencia e Lajmeve “FLAKA” personi i mbytur në ujrat e lumit “Vardar”, mendohet të jetë një 18 vjeçar i komunitetit rom. Ai ka rënë në “Vardar” të Premten rreth orës 15 e 45 minuta. Personi që ka paraqitur rastin në policinë e Gostivarit, banorë i fshatiit Turçan i Vogël, u ka thënë uniformave blu se e ka parë personin duke e marrë lumi. Bazuar në këtë informacion…

