Author: Hamdi Kumanova

Trafikimi i emigrantëve dhe shpartallimi i grupeve të trafikimit është ulur trefish, tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”. Spasovski informoi se është rritur numri i rasteve të zbuluara në vitin 2018 krahasuar me një vit më parë, ndërsa vetëm para disa javëve, është shpartalluar një grup i organizuar kriminel prej 20 anëtarëve. Spasovski tha se numri i njerëzve që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut tejkalon 1 milion. Si shtet kemi përforcuar kapacitetet nga aspekti material dhe teknik me furnizimin me pajisje të re, duke përmendur marrëveshjen me FRONTEKS që shumë…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore, transmeton Portalb.mk. “Në vendin tonë shumë gjenerata kanë punuar në reaizimin e këtij qëllimi tonë strategjik. Proceset që i kemi kaluar nuk ishin të lehta, por kanë qenë jashtzakonisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Anëtarësimi jonë në NATO do të kontriubojë për stabilizimin dhe sigurimin e Evropës Juglindore dhe do të jetë instrument për krijimin e fotografisë së re pozitive për rajonin”, shkroi Zaev. https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/310056216277486/

Lexo më Shumë

“Ziadin Selën e ka shpëtuar dikush nga protestuesit, e pastaj ka ardhur AbdulfetaAlimi”, kjo deklaratë e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska të dhënë në emisionin “Click Plus”, e ndryshoi faktin kryesor në opinion, se AbdulfetaAlimi është shpëtimtari i vetëm i deputetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, në sulmin e 27-prillit të 2017-s. Prokurorja Ruskovska ka paralajmëruar edhe rritje të dënimit të Abdulfeta Alimit. “AbdulfetaAlimi sikur ta kryente punën për të cilën është obliguar, nuk do të kishte nevojë ta shpëtonte askënd”, sepse siç tha ndër të tjerash Ruskovska, ai ka qenë përgjegjës për çelësat e dyerve të Kuvendit. Në…

Lexo më Shumë

Profesoresha Bozhana Kirovska, e punësuar në shkollën e mesme tekstile “Gjoce Stojçevski Ambarçe” në Tetovë, akuzon se i bëhet mob*ing nga udhëheqësia e shkollës. Ajo thotë se ndaj saj është kryer trysni që të mbajë orë praktike në parlalele të gjuhës shqipe, gjuhë që ajo nuk e njeh mjaftueshëm dhe të dorëhiqet nga vendi i punës në bibilotekë, ku ka punuar gjysmë ore pune Mirëpo drejtoresha Sevdije Mustafai ka deklaruar për Tv Telma se nuk ka patur ndonjë trysni ndaj profesoreshës në fjalë. Përndryshe, për shkak të mosinteresimit të nxënësve maqedonas, në këtë shkollë të mesme nuk ka paralele në…

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 në ora 17.45 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Franklin Ruzvelt’ në një lokal është prishur rendi publik nga rrahja midis: F.J.(18) nga Vizbegi dhe E.R.(18) nga Shkupi nga njëra anë dhe A.K. dhe I.A.(25) nga Shkupi nga ana tjetër, transmeton Almakos. Gjatë përplasjes është përdorur thikë. Është lënduar rëndë I.A., i cili është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa janë lënduar lehtë F.J. dhe A.K. janë dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Tretë janë siguruar, ndërsa po ndërmerren masat për gjetjen e E.R. dhe zbardhjen…

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 në ora 00.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën 532 në një lokal në fshatin Marinë, Shkup është prishur rendi publik midis personave: F.F.(27) nga fshati Kadinë, Shkup, nga njëra anë dhe A.C. dhe J.C. nga ana tjetër, ku F.F. është ther me thikë, transmeton Almakos. I lënduari është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ndërsa A.C. dhe J.C. janë arrestuar në Stacionin Policor. Po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 në ora 13.00 në SPB Shkup, V.M.(78) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 10.00 në shtëpinë e tij ka ardhur një person i panjohur i cili iu është paraqitur si vëllai i kumbarës së djalit të tij dhe i ka kërkuar 10.000 denar, pasi që urgjentisht po i duheshin për të paguar doganën për mallrat, transmeton Almakos. I padituri së bashku me viktimën kanë shkuar në bankë për të nxjerr para dhe pasi ia ka thënë, i padituri ka ikur. Viktima më vonë me telefon ka kontaktuar me djalin e tij pas së cilës…

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 rreth orës 12.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në Burgun e Idrizovës në Shkup, në pjesën e ambulancës, të burgosurit O.A.(34) nga Shkupi iu janë shkaktuar plagë në trup nga i burgosuri F.A.(34) përndryshe vëllai i tij, transmeton Almakos. O.A. me veturën e Burgut të Idrizovës është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 në ora 16.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Brigada e dytë maqedonase” në një çajtore pas një zënke paraprake një person 17 vjeçar nga Shkupi është therur nga një person tjetër i moshës së njëjtë, transmeton Almakos. Të lënduarit iu është dhënë ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 në ora 20.15 në Stacionin Policor në Karposh, edukatori në jetimoren për fëmijët me probleme sociale në Shkup, ka lajmëruar se nga jetimorja është larguar M.S.(14), e cila paraprakisht disa herë ka ikur dhe është kthyer nga policia. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.

Lexo më Shumë

Me 22.03.2019 rreth orës 18.30 është lajmëruar se në Prilep në rrugën “Adem Ademovski” V.P.(77) ka tentuar që të futet në shtëpinë e vajzës së tij K.N. dhe dhëndërrit L.N. dhe pas një zënke verbale me dhëndrin e tij që nuk e ka lejuar të futet, në një moment e ka shtyrë dhe është rrëzuar para shkallëve para derës hyrëse nga shtëpia, transmeton Almakos. Nga rënia është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Spitalin e përgjithshëm në Prilep. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë