Author: Hamdi Kumanova

Me 23.03.2019 është lajmëruar se është shkaktuar zjarr në rajonin e Shën Nikollës gjegjësisht në eterin e fshatit Karatmanovo, që gjatë mbrëmjes përmes Fshatit të Ri në vendin e quajtur “Rruga Kishin” është zgjeruar për në fshati Kalaslari, ku është djegur hapësirë më e madhe e barit të thatë, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi i Pyjeve të Maqedonisë në Veles dhe nga ana e tyre në ora 17.00 zjarri është vënë nën kontroll.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 në ora 08.35 në SPB Manastir, L.A. nga fshati Lazhel, ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një granatë të paeksploduar të kalibrit 75 mm nga Lufta e Parë Botërore, transmeton Almakos. Nga ana e piroteknikut nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, granata është ngritur për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 rreth orës 15.25 është lajmëruar se në Berovë është shkaktuar zjarr në eterin e fshatit Ratevo në vendin e quajtur “Tre lumenjtë” është janë kallur pishat, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve në Berovë, Ekonomisë së pyjeve dhe po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit.

Lexo më Shumë

Me 24.03.2019 në ora 00.15 në SPB Shkup, S.F. ka lajmëruar se në rrugën “Cellopek” vjehrri i saj I.F.(53), në njërën prej dhomave të shtëpisë ka nxitur zjarr, transmeton Almakos. Zjarri është lokalizuar nga familja ndërsa është djegur dhoma ku ka jetuar I.F. Persona të lënduar nuk ka. Kontroll në vendngjarje do të kryhet brenda ditës së sotme.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 në ora 17.50 është lajmëruar se në Tetovë është shkaktuar një zjarr që ka kapur shtatë lokacione të vogla përskaj rrugës në drejtim nga Fshati i Ri për në fshatin Merovë, Komuna e Zhelinës ku është djegur bari i thatë, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për shuarjen e zjarrit.

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 në ora 15.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Pere Toshev”, motoçikleta “Jiajue” me targa nga Shkupi e drejtuar nga një person i panjohur e ka goditur këmbësorin M.J.(44) nga Shkupi dhe pas aksidentit e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. M.J. është lënduar rëndë, lëndime këto të konstatuara nga ana e mjekut nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll nga ana e ekipit të SPB Shkup ku po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policët e rajonit të Shkupit kanë tentuar që të kontrollojnë një veturë në lëvizje, por që shoferi nuk u është bindur urdhërave policore dhe ka tentuar që të ikë. Kjo ka bërë që policia të ndërmerr masa për ndalimin e personit dhe në rrugën rajonale Hipodrom-Katllanovë, afër tregut të kafshëve, është arritur ndalimi i veturës. Me këtë rast, është identifikuar shoferi R.B (27) nga Shkupi dhe gjatë kontrollit, në veturën e tij janë gjetur tre kilogramë marihuanë. Policia e ka privuar nga liria të ndaluarin dhe janë marrë masa për procedura të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Pas mosarritjes së marrëveshjes për Ligjin për Prokurori Publike dhe fatin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot ka paralajmëruar se bisedime për sigurimin e shumicës së nevojshme, do të zhvillohen në dy trajektore, transmeton Portalb.mk. “Ashtu siç e dini, dje kemi pasur rreth të dytë të bisedimeve me opozitën, sepse vlerësuam se duhet deri në fund t’i shterojmë mundësitë për përfshirje të të gjitha subjekteve, sepse në këtë periudhë, është e rëndësishme të tregojmë politikë shtetërore në raport me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Është e dukshme që dje nuk pati rezultat, unë vlerësoj…

Lexo më Shumë