Author: Hamdi Kumanova

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), të mërkurën do të vendos për ligjet që nuk u dekretuan nga presidenti në ikje, Gjorge Ivanov, për shkak se në të njëjtat është përdorur emri i ri i shtetit, i cili nuk është i pranueshëm për të, transmeton Portalb.mk. Në rendin e ditës së seancës së 94-rt, deri tash janë 27 ligje, pjesa më e madhe e të cilave kanë marrë veto nga Ivanovi, dhe për votim e të njëjtave duhet të sigurohet vota “për” e 61 deputetëve. Në rendin e ditës është edhe ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet RMV-së dhe Rumanisë për bashkëpunim në fushën e…

Lexo më Shumë

Ndasitë e thella në aspektin social, komunikimi i tepërt në rrjetet sociale si dhe mungesa e kontrollit nga ana e prindërve, janë shkaqet kryesore që kanë çuar në rritjen e ngacmimeve si dukuri, që në vete përmban fyerjen dhe kërcënimet në formë të vazhdueshme në mesin e të rinjve në Maqedoninë e Veriut. Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga Unioni i Nxënësve Shqiptarë të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, ka dalë në pah se pothuajse çdo i dyti nxënës ka qenë pre e ngacmimit. “Në bazë të hulumtimit që kemi realizuar duke anketuar rreth 2 mijë…

Lexo më Shumë

Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por nevojitet respektim i plotë i të drejtës ndërkombëtare dhe implementim të rregullt të Marrëveshjes së Prespës, në të kundërtën do të bllokohet perspektiva e saj evropiane, tha presidenti grek Prokopis Pavlopulos, në urimin me rastin e festës kombëtare të Greqisë, 25 mars, duke e përsëritur porosinë e njëjtë që e ka dërguar edhe në urimin drejtuar grekëve të diasporës, para tre ditëve, siç të premten publikoi MIA. Pavlopulos, edhe këtë herë, në urimin me shkrim deri te qytetarët, i ka përmendur edhe të a.q. çështje kombëtare greke, marrëdhëniet e vendit…

Lexo më Shumë

Gjatë fundjavës në Shkup kanë ndodhur gjithsej 23 aksidente, ku një nga këmbësorët ka marrë lëndime të rënda trupore, në 11 aksidente lëndime të lehta kanë marrë 17 persona, ndërsa në 11 është shkaktuar vetëm dëm material. Siç informojnë nga SPB Shkup, gjatë fundjavës së kaluar janë sanksionuar 159 shoferë për vozitje të shpejtë, 16 shoferë kanë kaluar udhëkryqin në dritën e kuqe të semaforit, katër shoferë nuk kanë dhënë leje kalimi për këmbësorët në vijat e bardha, pesë shoferë për rreshtim jo të rregullt, një për parakalim të paregullt, dy shoferë nuk nuk kanë dhënë leje kalimi veturave në…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndërprerje. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruktim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore. LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë ende po qëndron Ligji për çështjet sociale, që rregullon edhe pensionin social për të moshuarit mbi 65 vjet që nuk kanë asnjë të ardhur, apo nuk kanë arritur të sigurojnë një pension, për shkak të mungesës së stazhit të punës. Por ky pension social a do të jetë i mjaftueshëm apo vështirë të sigurohet ekzistenca e pensionistëve.Por për kë do të vlejë ky pension social: Pensionin e tillë do ta fitojnë të gjithë qytetarët që janë mbi 65 vjet, që nuk i plotësojnë kushtet për pension dhe nuk kanë asnjë ditë përvojë pune. Të jenë shtetas…

Lexo më Shumë

Gropë me thellësi prej 5-6 metra është hapur në oborrin e shtëpisë së familjes Aziroviq në Kumanovë. Gropa është me diametër prej rreth 60 centimetra. Anëtarët e familjes Aziroviq frikësohen se vendi do të vazhdojë të fundoset dhe të bie shtëpia e tyre, ndërsa disa netë nuk kanë fjetur në shtëpinë e tyre. Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, pas kryerjes së inspektimeve, kanë konstatuar se bëhet fjalë për vend nëntokësor që nga koha e ish-Ushtrisë Nacionale të Jugosllavisë, që kanë çuar në vendbanimin hekurudhor “Pero Çiço”. Përveç këtij rasti, hapje të çuditshme të gropave janë vërejtur edhe në…

Lexo më Shumë

Me 23.03.2019 në ora 20.30 në SPB Shkup, G.K.(43) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.50 në rrugën “Ivan Haxhinikolov” dy persona të moshës rreth 14 deri në 15 vjeç e kanë sulmuar fizikisht djalin e tij 15 vjeçar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 24.03.2019 në ora 04.00 është lajmëruar se në Kumanovë në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase” vetura e tipit “Seat leon” me targa nga Kumanova e drejtuar nga B.P.(26) nga Kumanova ka dal nga rruga dhe është lënduar rëndë shoferi B.P. i cili është dërguar në Spitalin Klinik në Kumanovë, transmeton Almakos. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë