Author: Hamdi Kumanova

Ligjet të cilat presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’i nënshkruajë dhe t’i kthejë në Kuvend, mes të cilave edhe për mbrojtjen e diskriminimit, sot sërish duhet të gjenden para deputetëve. Pritet këto ligje pasi sërish do të votohen në Kuvend, të publikohen në Gazetën Zyrtare. LSDM dhe BDI-ja opozitare dje i akuzuan Ivanovin se bllokimi i ligjeve është pengesë e reformave dhe interesave kombëtare, dhe se mbetet konsekuent në veprimin e vet në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Kabineti i Ivanovit, megjithatë, u përgjgj se askush nuk e pengon Kuvendin ta përsërirsë, siç thekshet, “tashmë precedentin e bërë dhe…

Lexo më Shumë

Në librat grekë do të përfshihet emri i ri “Maqedonia e Veriut” siç parashikon Marrëveshja e Prespës për vendet fqinje, shkruan zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Markos Bolarois në përgjigje me shkrim të dhënë për pyetjet e deputetëve nga Demokracia e Re, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Pyetja është dërguar nga deputetët Jorgos Kumucakos dhe Niki Karameos, të cilët e pyesin Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, nëse në librat grekë ekzistojnë citate irredentiste, për të cilat Bolaris i përgjigjet negativisht. “Greqia si vende anëtare, midis të tjerave edhe OKB-ja, BE-ja dhe UNESKO, Këshilli i Evropës…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër R.B.(26) nga Plovdivi, Republika e Bullgarisë, D.R.(24) nga Shkupi, N.S.(21) nga Shkupi dhe K.E.(34) nga Gostivari nën ekzistimin e dyshimeve se kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, transmeton Almakos. Me 02.03.2019 në servisin në rrugën Buteli në Shkup, të paditurit duke përdorur forcën janë futur brenda dhe kanë vjedhur mjete në vlerë prej 309.000 denar.

Lexo më Shumë

Sot kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte në vizitë në Ambasadën e Republikës së Gjermanisë në Shkup, ku u prit nga Ambasadori Gjerman, z. Thomas Gerberich. Në këtë takim kryetari Gashi e informoi Ambasadorin për zhvillimet më të reja në partinë politike Alternativa, ndërsa u diskutua edhe për zgjedhjet ardhshme presidenciale, që do të duhej të jenë një test i demokracisë dhe pjekurisë të vendit, si dhe për procesin euro-integrues që e pret vendin pas këtyre zgjedhjeve. Me këtë rast Gashi e falënderoi Ambsadorin Gerberich për gjithë kontributin e Gjermanisë për demokratizimin e vendit dhe mbështetjen e ofruar ne agjendën…

Lexo më Shumë

Me 25.03.2019 rreth orës 19.30 në udhëkryqin e rrugëve “Fronti Popullor”, “8 marsi” dhe “Podleshka” në Kavadar, vetura e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur këmbësorin A.R.(67) nga Kavadari dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos. A.R. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Kavadar ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe veturës për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 25.03.2019 në ora 14.08.2019 në ora 14.08 në SPB Shkup, D.J.(31) nga Shkupi, i punësuar në EVN, ka lajmëruar se në byrektoren në rrugën “Ivan Haxhinikolov” në Shkup, derisa ka qenë duke i kryer detyrat e punës me kolegun S.C., pronari i objektit M.S. i ka kërcënuar, pas së cilës ia ka dëmtuar veturën zyrtare ‘Fiat Dablo’, transmeton Almakos. M.S. është arrestuar në Stacionin Policor në Draçevë, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës, së bashku me përfaqësues të Grupit Internacional të të rinjve për paqë (International Peace Youth Group) nga Koreja Jugore dhe studentët nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit tonë organizuan një event paqeje. Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, Islam Imeri u shpreh se ky manifestim ka për qëllim nxitjen e të rinjve për promovimin e paqes dhe përmes letrave të shkruara për paqe, të përcillen mesazhe të ndryshme për ruajtjen e paqes në të gjitha anët e globit. “Sot të gjithë ne, bashkërisht shkruam nga një letër të shkurtër me mesazhe paqeje,…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Kërçovë ka ngritur padi penale kundër B.D.(17) nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në punë”, transmeton Almakos. Me 06.03.2019 në Kërçovë, i padituri, gjatë tentimit për kontroll nga zyrtarët policor, fizikisht e ka sulmuar një zyrtar policor.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër S.R.(21) nga Agino Selo për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale vjedhje, transmeton Almakos. Në periudhën nga nëntori i vitit 2018 deri me 24.02.2019 në eterin e fshatit Agino Selo, afër fshatit Rrahmanli, nga depot në pronësi të M.S. dhe R.K. ka kryer prerje pa leje të druve prej bagremit.

Lexo më Shumë

Me 25.03.2019 në ora 07.00 zyrtarët policor pas aktiviteteve të ndërmarra dhe kontrolleve të kryera në rrugën Maksim Gorki në Prilep e kanë arrestuar S.S.(38) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 237 nga Kodi Penal dhe S.S. nga ana e gjykatësit kompetent iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, transmeton Almakos. S.S. është i dyshuar për vjedhje të kryer me 24.03.2019 në një shitore në rrugën “Bregu i 1 majit” në Prilep ku duke e kërcënuar të punësuarën ia ka vjedhur paratë nga qarkullimi ditor.

Lexo më Shumë