Marrëveshja në mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e kalimit kufitar në Prespë, javën e ardhshme do të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë, deklaroj zv. ministrja për Punë të Jashtme e Greqisë, Sia Anagnostopoulou gjatë takimit në MPJ e Greqisë për hapjen e kalimit të ri kufitar, njofton AIM nga Athina. Në takim përveç Anagnostopoulou, siç deklarojnë nga MPJ e Greqisë, morën pjesë edhe koordinatori për decentralizim të administratës të rajonit Epir-Maqedonia Perëndimore, Vasilis Mihalakis dhe kryetari i komunës së Prespës, Panajotis Pashalidis. Zv. ministrja e MPJ-së greke gjatë takimit shprehu kënaqësinë për rëndësinë që tregon marrëveshja e…
Author: Hamdi Kumanova
Parlamenti i Danimarkës pa asnjë votë kundër e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, transmeton Portalb.mk. “Vendimet e vështira që u miratuan janë për të ardhmen. Hyrja në NATO nuk do të thotë vetëm siguri dhe stabilitet, por me vete sjell edhe avancim, përparim, ekonomi të fortë, jetë më të mirë për të gjithë dhe perspektiva të hapura për të rinjtë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së dërguar në media. Danimarka është vendi i nëntë që e ratifikon Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ndryshe, protokolli për anëtarësim në NATO është…
Me 26.03.2019 në ora 19.00 në Stacionin Policor në Kisella Voda, A.M. ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 14.00 në rrugën ‘Anton Popov’, djali i tij adoleshent është sulmuar fizikisht nga një adoleshent tjetër, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 26.03.2019 në ora 14.15 në Stacionin Policor në Cair, E.B.(27) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.00, derisa ka lëvizur në rrugën “Gvadalahara”, është goditur nga një furgon të cilën e ka drejtuar E.G., pas së cilës ai dhe personat I.G., K.G. fizikisht e kanë sulmuar, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 26.03.2019 në ora 20.30 në Stacionin Policor në Cair, E.Sh.(25) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 19.10 në rrugën ‘Brigada e dytë maqedonase’ është sulmuar fizikisht nga tre persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Me 26.03.2019 në ora 11.50 në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, A.M.(26) nga Shkupi është sjell në mënyrë agresive dhe i ka ofenduar zyrtarët policor që kanë qenë duke kryer detyra zyrtare, transmeton Almakos. A.S. është arrestuar në Stacionin Policor dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.
Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur padi penale kundër B.D.(26) nga Prilepi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 11.07.2018 në Prilep, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar metamfetin.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela sot ka takuar shefin e Misionit të OSBE-së, Shkëlqesinë e tij Ambasador Klemens Koja. Në këtë takim Kryetari Sela e ka informuar ambasadorin e OSBE-së z. Koja për aktualitetet e fundit politike në Maqedoninë e Veriut. Kryetari Ziadin Sela, ka paraqitur shqetësimet e tija dhe të ASH-së, për mos-funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë duke apostrofuar disa ngjarje që nuk janë në favor të pritshmërisë të qytetarëve të Maqedonisë Veriut, për të instaluar një shtet ligjor në të gjitha segmentet e jetës politike në RMV. Kryetari Ziadin Sela e ka informuar…
Me 26.03.2019 në ora 17.30 në Stacionin Policor në Bit Pazar, I.E.(42) nga Shkupi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 11.30 në rrugën ‘Bit Pazar’ është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Festim Halili, në suaza të programeve evropiane për profesor vizitues, para studentëve Universitetit të Kraiovës në Rumani mbajti disa ligjërata kushtuar teknologjive më të reja të komunikimit.Gjatë prezantimeve para studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, ai u ka kushtuar rëndësi të veçantë teknologjive të komunikimit pa barriera mes pajisjeve elektronike dhe kohezionin e 50 miliardë pajisjeve që do jenë të kyçura në internet deri vitin e ardhshëm 2020. Interaktiviteti dhe interesimi i studentëve për këtë ligjëratë ka qenë mjaft i madh.Gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Kraiovës, Doc.…
SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër A.K.(45) nga fshati Koroshishtë për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ ndërtim pa leje”, transmeton Almakos. Gjatë muajit shkurt të vitit 2019 në Ohër, i padituri si investitor dhe ndërtues, ka ndërtuar një objekt biznesi nga konstruksioni metal, pa leje për ndërtim.
Me 26.03.2019 rreth orës 09.30 është lajmëruar se V.B.(63) nga fshati Rusinovo, Berovë është lënduar rëndë derisa me traktor ka kryer punë të bujqësisë në një hapësirë bujqësore në pronësi të ‘Zegin vreshtari’ në fshatin Saramzalino, Shën Nikollë, transmeton Almakos. Me veturën e Ndihmës së shpejtë në Shën Nikollë është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

