Author: Hamdi Kumanova

Mijallkov së shpejti do të lirohet nga burgu hetues i Shutkës “Shkup”, për të përfunduar në burgim shtëpiak. Ky është vendimi i fundit i gjykatës së Apelit, e cila i ka pranuar ankesat e Mijallkovit për ti ndërprerë masën e paraburgimit. Mijallkov para gjyqtarëve të Apelit kishte përsëritur se ka dhënë fjalën dhe nuk do të arratiset, dhe se fjala e tij qëndron ende, derisa Prokurorja speciale Fatime Fetai kishte kërkuar që i njëjti të vazhdon të qëndrojë në paraburgim. Mijallkov u dënua me vendim të gjykatës së shkallës së parë për rastin e PSP-së “Titanik 2”, atij i janë…

Lexo më Shumë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër B.R.(26) nga fshati Gllumovë, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “falsifikim dokumentesh” dhe kundër M.S.(30) nga fshati Sfillare e Poshtme, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ falsifikim dokumentesh “ në lidhje me “ nxitjen “, transmeton Almakos. I padituri i parë me letërnjoftim fals ku janë shënuar të dhënat e të paditurit të dytë me 06.02.2019 është paraqitur si kandidat për dhënien e provimit për lejen e vozitjes, në emrin e paditësit të dytë, të cilit paraprakisht i ka premtuar…

Lexo më Shumë

Dje Kuvendi, vetëm pesë ditë para fillimit të fushatës së zgjedhjeve, me procedurë të shkurtuar dhe pa debat, miratoi ndryshime në Kodin Zgjedhor. Qëllimi i ndryshimeve ishte përputhshmëria e dispozitave të Kodit Zgjedhor, por për fat të keq, është arritur e kundërta dhe është ngritur konfuzion dhe kontradikta të ligjeve të caktuara, veçanërisht në fushën e reklamave të paguara politike, reagojnë nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. Njëkohësisht, dispozitat të cilat kanë të bëjnë me përqindjen e shpërndarjeve të kohës së programeve informuese të transmetuesve publik dhe të kohës të transmetimit pa pagesë në “Kanalin Kuvendor” edhe  specifikat…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë në deklaratën me shkrim shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu, Samoel Zhbogar. Bashkimi Evropian, siç thekson ai, i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për Prokurori Publike, të cilat kanë për qëllim që ta përfshijnë funksionimin e PSP-së si pjesë përbërëse e Prokurorisë Publike.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot një delegacion nga Maqedonia e Veriut. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar një delegacion nga Maqedonia e Veriut, të përbërë nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Tahir Hani, si dhe Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Ligjit për Gjuhët, shkruan lajmi.net. Siç bëhet e ditur në njoftim, në këtë takim u diskutua në lidhje me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të siguruar zbatim të plotë të Ligjit për Gjuhët. Kosova do ta ndihmojë përgatitjen dhe përkthimin në gjuhën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot në seancën për pyetje të deputetëve është pyetur në lidhje me djegien e kallamit në Strugë dhe Ohër. Ai tha se MPB deri tani ka ngritur katër padi penale ndaj personave të dyshuar për këtë vepër, përcjell Telegrafi Maqedoni. “MPB disa herë ka marrë masa për pasojat e këtilla të dëmshme, edhe pse masa kanë marrë gjithashtu inspektoratet tjera kompetente nëpër komuna”, tha Spasovski. Ai shtoi se ka denoncime për dy raste të djegies së kallamit dhe vjedhjeve në këto vende, gjegjësisht uzurpim të tokës së mbrojtur përreth liqenit. Deputetja Nola Ismajlovska-Starova…

Lexo më Shumë

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri, në një emision në TV24 tha se institucionet shtetërore do të gjejnë mënyrë për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi sipas tij, kjo është në të mirë të qytetarëve. Ai tha se Ligji për Prokurorinë Publike është kyç për një shtet juridik, por edhe hap serioz drejt integrimeve dhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. “Ligji për Prokurorinë Publike dhe punën e PSP-së është hap kyç drejt përparimit të shtetit juridik dhe kyç drejt integrimeve në BE. Ky ligj është interes i lartë shtetëror dhe duhet të jetë mbi gjithë ne. Këtu…

Lexo më Shumë

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër A.Gj.(34) nga Struga dh D.L.(17) nga fshati Draslajca, Strugë, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 03.02.2019 në Ohër zyrtarët policor kanë kryer kontroll në veturën e drejtuar nga i padituri i parë, ku ka qenë edhe i padituri i dytë si bashkëudhëtarë, ku kanë gjetur dhe konfiskuar kokainë.

Lexo më Shumë

Me 27.03.2019 në ora 09.10 në vendkalimin kufitar ‘Aerodrom Shkup’, gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se S.P.(42) nga Rusia, me vend jetese në Qipron Veriore, gjendet në listën me masën A “Arresto” dhe për të është shpallur një flet arrest ndërkombëtar nga Interpol Rusi, transmeton Almakos. Ai është arrestuar dhe dorëzuar te inspektorët për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Gjatë analizës së debatit të realizuar në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5, me 26 mars të vitit 2019 midis liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, u përmend edhe ligji i ri për PSP-në ku u tha nga moderatorja se tashmë qeveria ka bërë lëshime duke i mundësuar opozitës që “bombat politike” ku zbulohen krimet dhe korrupsioni i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të mos merren si dëshmi në proceset gjyqësore, raporton Almakos. Analisti Vladimir Bozhinovski qartas tregoi se ai lëshim ose ai korrektim i ligjit nuk është për VMRO-DPMNE-në opozitare, por është një kërkesë direkte…

Lexo më Shumë

Para Komitetit të përzier kuvendar e cila në Strasburg po zhvillon takimin e 26-të, fjalim mbajti zv. ministri për Punë të Jashtme të Maqedonisë, Andej Zhernoski. Zhernovski para anëtarëve të Komitetit të përzier kuvendar të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, tha se “jemi krenar për arritjet dhe perspektivat të cilat i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jemi të vetëdijshëm se kemi edhe shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të kemi sukses në përmbushjen e strategjive të përcaktuara”. Ai gjithashtu tha se gjatë vitit të kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut ka…

Lexo më Shumë