Me 31.03.2019 rreth orës 21.00 në Repartin e policisë në Saraj, M.E.(35) nga fshati Saraj ka lajmëruar se në oborrin e shtëpisë familjare në Saraj është sulmuar fizikisht nga vëllezërit e saj D.I.(32) dhe E.I.(25), transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e tërësishme të rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 31.03.2019 në ora 13.00 në SPB Shkup, konsulli i Republikës së Mongolisë në Republikën e Maqedonisë Veriore ka lajmëruar se në periudhën nga ora 15.00 me datën 30.03. deri në ora 31.03.2019 në ora 12.00 një kryerës i panjohur e ka vjedhur flamurin e Republikës së Maqedonisë Veriore që ka qenë i vendosur para Konsullatës së Republikës së Mongolisë në bulevardin “Jane Sandanski” në Shkup, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e rastit.
Gjykata e Apelit në Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korripsionit për rastin “Ryshfeti”, në të cilën i akuzuar ka qenë kryeministri Zoran Zaev dhe konfirmoi aktgjykimin e shfajësimit të Gjykatës Penale. Siç thonë nga Gjykata e Apelit vendimi i këtillë do të publikohet në web-faqen e tyre në afat të përcaktuar me ligj. Zoran Zaevi ishte i akuzuar se si kryetar i Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 160 mijë eurove, nga biznesmeni Ivan Nikollov Saçevaliev, për shitjen e tokës shtetërore. Zaev u lirua nga akuzat në maj…
Ish-drejtori i Feni Industr, Jusuf Mirakhmedov, kërkohet me fletë-arrest ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin. Mirakhamedov drejtor i Fenit u vendos nga kuniko risorisis (Cunico Resources) në periudhën nga vitit 2015 deri në vitin 2017. Kërkohet për vepër të kryer penale “Larje parash dhe të ardhura tjera prej veprave ndëshkuese” sipas nenit 237 dhe “Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare” sipas nenit 535 nga Kodi Penal. Në nëntor të vitit 2017, Drejtoria e policisë financiare parashtroi padi penale për Mirakhmedov, duke e dyshuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Atëherë gjatë hetimit Policia financiare ka konfirmuar se Jusufi, ish-drejtor në…
Një trup i një gruaje është gjetur në ujërat e Lumit Vardar nën urën në afërsi të Kompleksit të bankave, transmeton koha.mk. Sipas informatave fillestare, bëhet fjalë për një grua të moshës rreth të 70-tave, e cila kishte rënë në lumin Vardar dhe ishte fundosur. Ekipet e Ndihmës së shpejtë dhe policisë gjenden në vendin e ngjarjes.
Ridvan Ismaili Në Republikën e Maqedonisë Veriore, deri tash, shfrytëzues të shtesave prindërore për fëmijën e tretë dhe të katërt janë: 29.899 prindër. Prej tyre, shfrytëzues të shtesës për fëmijën e tretë janë 29.120. Ndërsa, sipas përkatësisë etnike në nivel republikan dhe sipas rajoneve kemi këtë gjendje: Shfrytëzues të shtësës prindërore për fëmijën e tretë:maqedone – shqiptare – të tjera (nëna)? ? ? Totali: 9602 – 13.698 – 5820 (shfrytëzues të shtesës prindërore) Rajoni i:Kumanovës: 718 – 1561 – 205Shkupit: 2828 – 6051 – 1533Tetovës: 314 – 2922 – 105Strugës: 202 – 797 – 140Gostivarit: 140 – 877 – 414Krushevës: 34 – 102 – 20Kërçovës:…
Dueli e parë televiziv nga fushata zgjedhore e kandidatëve për president, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski do të mbahet në televizionin “Telma” të mërkurën. Siç bën të ditur “Fokus“, dueli i cili duhet të mbahej të martën është shtyrë me kërkesë të Siljanovskës. Kandidatja për president, Gordana Siljanovska vazhdimisht e ka fuar Pendarovskin në duel televiziv. Nga VMRO-DPMNE disa herë e ka porositur Pendarovskin të mos ikë nga përballja televizive. Marrëveshjet deri tani për duele televizive janë caktuar për më 12 prill në RTVM, më 14 prill në Sitel dhe me 17 prill në televizionin Alsat.
“Nëse qeveria ime frikësohej nga çmimi politik, nuk do të mundej as ta nxirrte vendin nga kriza dhe programi ekonomik, as dhe të gjejë zgjidhje për sistemin e sigurisë, as edhe të përballet me krizën e refugjatëve, as edhe ta zgjidh emrin, as të promovojë dialogun e domosdoshëm me Turqinë edhe krahas vështirësive, as edhe të bëjë ndryshime radikale të nevojshme në sferën e të drejtave njerëzore”. Këtë në prag të vizitës në Shkup në intervistën për AIM e ka thënë kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ku ka folur edhe për bisedimet e ardhshme me homologun e tij Zoran Zaev…
VMRO vlerëson se populli i Maqedonisë e lexoi Zoran Zaevin dhe qeverinë e tij, ndërsa për të gjitha “gënjeshtrat do ta dënojnë”. Partia opozitare në komunikatën e sotshme thekson se Zaev duhet ta dijë se populli i Maqedonisë është dinjitoz, i përgëzuar, sado që ta godasë, ta tërheqë, ta shkatërrojë ai sërish do të përgatitet. “Drejtësi prejse LSDM është në pushtet nuk ka. Drejtësinë sot nuk mund ta arrijë as PSP-ja e shkatërruar, as gjyqësia e Kacarskës ose prokuroria e Ruskoskës. Ata janë mishi i egër i Zaevizmit të cilët e ngulfasin drejtësinë, dhe si teatër i kukullave ai zaevizëm…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë kësaj fundjave e publikoi Konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2019/2020 për arsimin në gjimnaze, arsimin profesional dhe arsimin e mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve do të jetë më 17 dhe 18 qershor 2019 ndërsa listat me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 19 qershor. Paraqitja dhe regjistrimi i dytë i nxënësve është më 24 dhe 25 qershor ndërsa rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 26 qershor. Paraqitja…
Të gjitha lëndët nga Sektori për kundërvajtje – komunikacion të cilat deri tani janë mbajtur në “barakat” në afërsi të Parkut të qytetit prej sot (1 prill) do të mbahen në ndërtesën e vjetër në Gjykatën Penale në bulevardin “Goce Dellçev” pa numër në Kompleksin e Pallatit gjyqësor. “Më shumë informacione për numrin e sallave gjyqësore ku është dërguar kjo lëndë konkrete, palët mund të marrin në sportelin për pranim në gjykatë, kumtoi sot Gjykata Themelore Shkupi 1.
Me 27.03.2019 në ora 13.05 në Stacionin Policor në Shtip, nga Spitali Klinik në Shtip është lajmëruar se tek to ka ardhur E.N.(46) nga Shtipi, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, E.N. ditën e njëjtë në ora 12.30 gjatë punës në qarkun e fabrikës në rrugën “Goce Dellcev” në Shtip është lënduar rëndë.

