Author: Hamdi Kumanova

Çështja e Brexitit, zgjedhjet në Parlamentin Evropian të cilat janë të paparashikueshme, pozita e Francës karshi Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)për marrjen e datës për nisjen e negociatave si dhe përgatitja e institucioneve për plotësuar rekomandimet e Komisionit Evropian (KE), janë faktorët që ndikojnë në marrjen e datës për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE), deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke iu përgjigjur letrës së eurokomisarit, Johanes Han, transmeton Portalb.mk. Duke folur më tej, Osmani e sqaroi procesin e marrjes së datës për nisjen e negociatave, me çka tha, se nëse në fund të vitit 2019-të mbahet konferenca e…

Lexo më Shumë

Demant Të nderuar, Ministria e Kulturës i demanton spekulimet e bëra në portale të caktuara për gjoja dorëheqjen e ministrit të Kulturës, Asaf Ademi. Ministri Ademi pa ndërprerje në punë i kryen obligimet e veta të rregullta të punës, ndërsa aktivitetet e Ministrisë së Kulturës zhvillohen sipas dinamikës rrjedhëse. Me respekt, Ministria e Kulturës

Lexo më Shumë

Komisioni Anti-korrupsion i inkurajon qytetarët, organizatat qytetare dhe mediat t’i paraqesin të gjitha parregullsitë në fushatën zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të shtetit dhe zgjedhjeve lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sello. Nga komisioni rikujtojnë se në periudhën 20 ditore të fushatës deri në zgjedhjen e kryetarit dhe kryetarëve të komunave, nuk mund të mbahen ngjarje publike për shënimin e ndërtimeve dhe lëshimin në përdorim të objekteve të ndërtuara me para buxhetore, ujësjellës, shkolla, foshnjore. E ndaluar është të përdoren hapësirat e zyrave dhe pajisjeve si dhe automjetet zyrtare të organeve shtetërore për qëllime zgjedhore. Komisioni shtetëror për parandalimin e…

Lexo më Shumë

Me 02.04.2019 në ora 14.20 në vendkalimin kufitar në “Deve Bair”, gjatë kontrollit të pasaportës dhe veturës “Daf” me targa nacionale turke, e drejtuar nga P.R.(45) nga Republika e Turqisë, është konstatuar se kartela e gjelbër e veturës ka qenë e falsifikuar, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga Stacioni Policor në Kriva Pallankë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Me 02.04.2019 në ora 16.30 në Stacionin Policor në Gjevgjeli është arrestuar I.M.(46) nga Gjevgjelia për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike “, transmeton Almakos. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër personit do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Policia e Shkupit dje (1 prill) në orët e mbrëmjes ka marrë denoncim për zjarr në fabrikën për plastikë, të vendosur në fshatin Trubarevë. Gjatë intervenimit, për shkak të tymit, pesë policë kanë përfunduar në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”, të cilët pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak. Siç informojnë nga MPB, zjarri është shuar sot (2 prill) në orët e mëngjesit rreth 06:50 nga Njësiti i Zjarrfikësve./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kategoria më e diskriminuar në Republikën e Maqedonisë Veriore në vitin 2019 janë nxënësit e medresesë “Isa Beu” në Shkup, pjesa e meshkujve dhe femrave. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1.000 nxënës që ndjekin mësimet në këto medrese, 700 nxënës të rregullt dhe 300 nxënës të çrregullt nuk kanë mundësi që të regjistrohen në universitetet private dhe publike në Republikën e Maqedonisë Veriore pasi që ligji për provimin e maturës shtetërore nuk e parasheh këtë kategori. Rregullorja e provimit shtetëror parasheh nxënësit që kanë përfunduar vitin e fundit të gjimnazit, arsimit, profesional, shkollave të artit. Por nuk parasheh nxënësit e…

Lexo më Shumë

Universiteti i Tetovës, sot në Tetovë, ka vijuar me prezantimin e platformës akademike për vitin 2019/2020. Ekipi promovues i përbërë nga profesorët e universitetit tonë, këtë vit ofertën e studimeve do ta paraqesë para maturantëve të të gjitha qyteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Përmes kësaj fushate maturantët për së afërmi njihen në mënyrë të detajuar me 13 njësitë akademike të Universitetit të Tetovës, si dhe me programet studimore në kuadër të këtyre njësive. Mes tjerash, rëndësi iu kushtohet tre cikleve të studimeve, aktiviteteve arsimore dhe shkencore, bursave studentore, projekteve ndërkombëtare për përkahjen e arsimimit të të rinjve, aktiviteteve studentore,…

Lexo më Shumë

SPB e Tetovës ka ngritur padi penale kundër 29 vjeçarit I.I. nga fshati Orashë e Epërme, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit”.Më 26 janar të vitit të kaluar në Tetovë, i pandehuri ka kontraktuar takim me një person nga Kosova dhe e a dërguar bashkëshorten e tij tek një ndërtesë, ku ajo personit për kompensim material i ka ofruar shërbime seksuale, e më pas paratë ia ka dhënë bashkëshortit.MPB njofton se në këtë mënyrë i pandehuri e ka detyruar bashkëshorten e vetë të ofrojë shërbime seksuale, dhe për këtë arsye…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, sot realizoi takim me Ambasadoren e Kroacisë në Shkup, Danijela Barishiq. Kryetari Gashi shprehu falënderime për ndihmën e parezervë që Kroacia e ka ofruar në procesin e euro-integrimeve dhe e siguroi Ambasadoren Barishq se Kroacia për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqet një shtet mik dhe shtet shumë të afërt, përkrahja e të cilit vazhdimisht e ka shoqëruar shtetit tonë që prej pavarësisë.

Lexo më Shumë

Dy ditë pas aksidentit në Llaskarcë, në të cilën humbën jetën 16 persona shumica nga Gostivari, ndërmarrja “Durmo Turs”, ka fituar tender për transportim të nxënësve. Tenderi është nënshkruar më 15 shkurt, kurse dje ështëpublikuar në ueb faqen e Furnizimeve Publike, transmeton Portalb.mk. Siç njofton Laboratori i Raportues Hulumtues, tenderi është publikuar nga Shkolla e Mesme “Negotinë” në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit. Marrëveshja parasheh që “Durmo Tursi” deri në fund të vitit 2019-të duhet të realizojë transportin e nxënësve të shkollës së mesme nga shtëpia në shkollë, dhe anasjelltas. Kriter përzgjedhës ishte çmimi më i volitshëm. Sipas tenderit, “Durmo Tursi” ka ofruar 700 denarë, ndërkaq ndërmarrja konkurrente 3300 denarë. Vlera totale e tenderit…

Lexo më Shumë