Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryeministri i arratisur Nikolla Gruevski para martesës së dytë me gruan e tanishme Borkica, ai ka qenë një lidhje bashkëshortore me Suzana Arbutina, specialiste e mjekësisë. Martesa e tyre ka zgjatur derisa ka qenë ministër i financave në periudhën e fillim viteve dymijë.Opinioni shumë pak di për të, por ajo është specialiste e njohur në Klinikën për Pulmologji në Shkup. Në vitin 2014 i ishte bashkëngjitur protestës së mjekëve kundër qeverisjes së asaj kohe.

Lexo më Shumë

Kandidati presidencial Stevo Pendarovski ishte dje mes qytetarëve të Berovës. Para njerëzve të Berovës, ai theksoi politikat e qeverisë aktuale për të hapur portat e Evropës në vend të tunelit në të cilin, siç tha ai, vendi ishte më parë, njofton Nova Tv, transmeton Portalb.mk. “Qeveria duhej të merrte vendime të vështira dhe kompromise për të hapur portat për në Evropë. Ne ishim në tunel dhe u kthyem 30 vjet prapa. Erdhi një gjeneratë e politikanëve që vendosën të mos vendosnin problemet nën qilim dhe, me koston e popullaritetit, qëndruan dhe sollën vendime vendimtare për të dalë nga izolimi ballkanik. Ne kthyem…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski theksoi nga Manastiri se kryeministri Zoran Zaev i kishte ofruar që të hyjnë në Qeveri, por me një kusht që të përkrahin Marrëveshjen e Prespës. Ai ka thënë se partisë së tij u ishin ofruar pesë ministri. “Zaev është njeri i pandershëm dhe në një intervistë shpifi dhe tha se nuk do të bëjë koalicion apo qeveri teknike me mua. Në korrik në një takim në klubin e deputetëve, pas bisedimeve pesë orëshe më tha: ejani hyni në Qeveri dhe zgjedh pesë ministri, cilët të duash. Vetëm prano marrëveshjen. Përgjigja ime ishte se fytyra dhe…

Lexo më Shumë

Pushteti i LSDM-së manipuloi me qytetarët për pyetjen e referendumit të 30 shtatorit tha kandidati për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së opozitare Gordana Siljanovska e cila shtoi se pushteti aktual i keq*përdori Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pyetjen e referendumit. Siljanovska para banorëve të Demir Hisarit tha se rrezikim më i madh i sovranitetit të një shteti është korrupsioni dhe krimi duke potencuar se pushteti jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel lokal i ka hapur rrugë nepotizmit. Siljanovska shtoi se do të luftojë për drejtësi dhe sundimin e së drejtës sepse ato janë parimet për të cilat…

Lexo më Shumë

Kandidati presidencial Blerim Reka tha në konventën në Dibër se është koha që edhe shqiptarët të kenë një president shteti. Ai, në prani të udhëheqësve të Aleancës së Shqiptarëve dhe BESA theksoi se ka pesë prioritete kryesore për zhvillimin e vendit dhe 21 prilli është një plebishit për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë Veriore, njofton Nova Tv, transmeton Portalb.mk “Ne kemi folur vazhdimisht vetëm për një shoqëri multietnike kurse duhet të flasim për një shtet multietnik. Kjo duhet të ndodhë më 21 prill, ky është prioriteti i parë. Shqiptarët nuk mund të jenë vetëm një masë amorfe dhe një komb…

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 21.00 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Smilevska’ është prishur rendi publik nga rrahja midis R.Xh.(35), R.N.(33) dhe S.I.(33), të gjithë nga Shkupi nga njëra anë dhe F.S.(32), T.C.(22) dhe A.M.(29), të gjithë nga Shkupi, nga ana tjetër, transmeton Almakos. Janë shkruar procesverbale me shkelje të konstatuara ligjore sipas nenit 11 nga Ligji për shkelje kundër rendit publik.

Lexo më Shumë

Me 05.04.2019 në ora 05.10 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën Kuzman Josifovski Pitu është prishur rendi publik nga përleshja fizike midis C.Gj.(54) dhe Z.L.(55), dytë nga Shkupi, nga njëra anë dhe I.T.(43) nga Shkupi, nga ana tjetër, transmeton Almakos. I.T. është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup ku po ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Sot një grup i nxënësve të SHF “25 Maji” të Hasanbegut të Shkupit ishin në vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Vizita e tyre në Kuvend ishte realizuar me angazhimin e deputetit të kësaj zone, njëherazi edhe ish nxënës i kësaj shkolle, sot Kryetar i partisë Alternativa, Afrim Gashi.Me këtë rast të punësuarit në administratën e Kuvendit i njoftuan nxënësit me institucionin e Kuvendit, me punën e deputetëve dhe me punën tjetër të shërbimeve të Kuvendit.Nxënësit i vizituan gati të gjitha hapësirat e Kuvendit, madje edhe sallën e seancave plenare. Vizita u realizua në bazë të frymës së re…

Lexo më Shumë

Me 04.04.2019 në ora 14.55 në SPB Shkup, në bulevardin “Nikolla Karev” gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare për ndalimin e veturës ‘Folskvagen’, shoferi i veturës A.S.(25) nga Shkupi nuk është ndalur dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor në dorën e majtë, transmeton Almakos. Pas masave të ndërmarra, A.S. është arrestuar dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë