Aleanca për Shqiptarët dje në Kërçovë mbajti Kuvendin Qendror për zgjedhjen e kryesisë qendrore e cila vijon pas Kongresit të parë. Në këtë mbledhje janë diskutuar rreth shtatë pika. U zgjodh kryesia e partisë, por pa ndryshime radikale. Sekretari i përgjithshëm është rizgjedhur Arben Taravari, kryetari i Gostivarit. U zgjodh edhe Komisioni për çështje statutare juridike, kryetari i akademisë si një risi në kuadër të statutit të ASH-së. Portalb mëson se në mbledhje të pakënaqur kanë qenë anëtarë të ASH-së nga dega e Tetovës të cilët e kanë lëshuar mbledhjen sepse nuk kanë përfaqësim adekuat. Nga ajo që shihet, vetëm Gostivari ka përfaqësi të madhe…
Author: Hamdi Kumanova
260 të rinj shqiptar, kryesisht mjek, administrator, inxhinier dhe punëtor krahu vetëm për një muaj e kanë lënë fshatin Sllupçan të Komunës së Likovës dhe kanë ikur për në Perëndim, shkruan Almakos. Të rinjtë shqiptar nga Sllupçani kanë lënë punën e administratorit dhe mjerimin e madh që iu është bërë me vite nga partia në pushtet-BDI për të kërkuar perspektiva më të mira në Perëndim, kryesisht në Gjermani. Sipas informatave të disa agjencioneve turistike në Kumanovë për çdo muaj një fluks i madh të rinjsh shqiptar e lënë Komunën e Likovës dhe Kumanovës përgjithmonë duke kërkuar perspektiva më të mira…
Kryetarët e komunave rurale në Maqedoni kërkojnë që të shumëfishohen mjetet nga Programi për mbështetje financiare për zhvillim rural, si edhe gjatë shpërndarjes së këtyre mjeteve përparësi të kenë komunat me seli në fshat. Kryetari i Komunës rurale të Rosomanit, Franko Janevski, thotë për Radion Evropa e Lirë se komuna përballet me vështirësi të shumta financiare dhe kjo e pamundëson zgjidhjen e problemeve, me të cilat ballafaqohen banorët e saj. “Për asfaltimin e një rruge lokale që është nën kompetencat e komunës, nevojiten diku rreth 27 po 30 milionë denarë (rreth gjysmë milion euro) që përbën 50 për qind të…
Familja Eshtrefi nga Shkupi kërkon lirimin e Naser Eshtrefit, i dënuar me 14 vite burg për vrasjen e Angell Petkovskit në vitin 2014 në Gjorçe Petrov të Shkupit. Gjyshi i Naserit, Ilmi Eshtrefi thotë se nipi i tij veprën e ka kryer në vetëmbrojtje, por që gjykata nuk e morri parasysh këtë fakt pavarësisht dëshmive. Ai thotë se gjykata vendosi mbi baza nacionale dhe politike. “Unë kërkoj që për nipin tim drejtësia të dale në shesh. Nipi im nuk ka qenë as fajtor, as nuk ka vjedhur biçikletë. Ata kanë dal fshehurazi dhe e kanë pritur ku edhe e kanë…
Ish-ushtari i dy luftërave të UÇK-së, Rexhep Rexhepi nga Kumanova po vuan burgun në Idrizovë, i arrestuar dy vite më parë, se gjoja në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël të një mjeti shpërthyes. Ai u arrestua edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se tanimë ka përfunduar në karrocë. Rexhepi ka qenë një luftëtarë i dalluar në luftërat e UÇK-së. Organet hetimore asnjëherë nuk dëshmuan saktësisht se për çfarë u ndalua ish-pjesëtari i UÇK-së. Ja postimi i bashkëluftëtarëve të tij: #rexhep rexhepi ish ushtar i dy luftrave në karroc i pa aft për të…
Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët në mënyrë unanime ka rizgjedhur në postin e sekretarit të përgjithshëm, prof.dr. Arben Taravari. Në mbledhjen e Kuvendit qendror pritet të zgjidhet Kryesia qëndrore e kësaj partie. Ndërsa siç mësohet nënkryetarët do të zgjidhen nga Kryesia Qëndrore e ASH-së. Kryesia Qëndrore e ASH pritet të jetë prej 25 deri 31 anëtarë, me qëllim që ajo të jetë më efikase, duke rritur edhe peshën politike të antarëve të saj. Për herë të parë pritet që në kryesinë partiake të ketë antar të Kryesisë qëndrore nga Diaspora, njejtë sic ishte edhe rasti i delegatëve të Kongresit…
Është e qartë se koha për arritjen e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë rreth dallimeve për emrin është e shkurtë. Presim që në qershor Komisioni Evropian ta konfirmojë rekomandimin e fillimit të bisedimeve. Nëse kontesti i emrit deri atëherë nuk zgjidhet, ndërsa dialogu për emrin përparon mendoj se është e mundshme që Greqia ta pranojë Maqedoninë të fillojë negociata me Bashkimin Evrpoian, ndërsa paralelisht të rrjedhin bisedimet për çështjen e emrit. Greqia çdo moment si anëtare e BE-së ka forcë që ta bllokojë Maqedoninë, deklaroi Ervan Fuere, ish-ambasador i BE-së në Maqedoni në emisionin Faktor Magazine. Sipas ambasadorit, gjatë çdo bisedimi…
Ambulanca dhe salla operacioni të mbyllura, spitale pa infermierë dhe specialistë ose para pensionimit. Mungesa e mjekëve dhe stafit tjetër mjekësor tashmë ndjehet seriozisht në vendet e vogla. Mjekët kanë paralajmëruar se problemi mund të bëhet edhe më serioz pas informacionit se Gjermania kërkon 17.000 punonjës të kujdesit shëndetësor në sektorin e kujdesit, edhe pse vende të lira ka edhe më shumë. “Kolegët tanë të cilët shkuan në Gjermani thanë se kanë një pagë prej 3.000 euro që në fillim dhe menjëherë vlerësohet se kush në cilën sferë mund të pozicionohet ndërsa marrin edhe ftesë për specializim brenda një viti”,…
Mërgata shqiptare në Manhaim të Gjermanisë me një ceremoni madhështore solemne dje bëri inaugurimin e xhamisë së shqiptarëve ‘Dija’, transmeton Almakos. Për organizimin e ndërtimit të kësaj xhamie kontribut të çmueshëm kanë dhënë shumë persona në mesin e të cilëve edhe Islam Aliji nga fshati Mateç, kryetar i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit Gjermani. Islam Aliji mori pjesë me ekipin e QSA Gjermani ku nga trupi organizativ u dekorua me një dhuratë. Përndryshe, Islam Aliji është njëri prej iniciatorëve dhe organizatorëve të formimit të QSA Maqedoni me seli në Kumanovë ku në vazhdimësi jep kontribut për mirëmbajtjen e kësaj qendre…
Agim Rufati ishte një ndër dëshmorët e parë të vitit 2001 nga fshati Sllupçan, duke lënë jetimë fëmijët e tij. Vajza e tij, Flutura Rufati në atë kohë ka qenë fëmijë. Mirëpo ajo sot është rritur dhe dhe e ka respektuar amanetin e babait që të arsimohet, shkruan Gazeta Lajm. Para disa ditëve ajo është bë nuse, por para se të dalë nga shtëpia e ka vizituar varrin e babait të saj dëshmor te Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan. Fotografitë e saja kanë ngjallur emocione të shumta te të gjithë ata që i kanë parë.
Policia e arrestoi Driton Ferati, pas së cilit gjurmohej në lidhje me incidentin në Recicën e Vogël, ku një person ngeli i vdekur, ndërsa dy janë lënduar, transmeton Almakos. Ashtu si thuan nga policia, Ferati i arrestuar në burgun hetues në Shuto Orizari. Feratit iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, si dhe 11 personave tjerë. Kundër të gjithëve janë ngritur padi penale për veprën vrasje, tentim për vrasje dhe bashkëpjesëmarrje./Almakos/
Sportelet e ndërmarrjes komunale “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë nisin me punë në ora 7.30, transmeton Almakos. Por banorët e Kumanovës ankohen se këto sportele nuk hapen në kohë dhe se kur fillojnë me punë, zakonisht bëjnë radhë të gjata qëllimisht duke mos përfillur kërkesat e qytetarëve që shumica janë shqiptar. “Sot ora 8.30 isha aty edhe ende nuk kishin fillu me punu,a orarin e kishin prej ora 7.30”, thotë qytetari i irrituar kumanovar për portalin Almakos. Përndryshe ndërmarrja komunale “Pastrim dhe gjelbërim” në Kumanovë gjithmonë i ka takuar shqiptarëve, ndërsa asnjëherë në kohë nuk arrijnë faturat për pagesën e…