Author: Hamdi Kumanova

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të kandidatit presidencial, Blerim Reka, për periudhën prej 26 marsit deri më 10 prill, arrijnë në 1,104,500 denarë ose të paktën 18,000 euro, sipas raportit financiar të paraqitur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Sipas raportit, asnjë person fizik nuk ka dhuruar para për fushatën zgjedhore të Rekës. Donatorët në fushatë janë Besa dhe A/A Tetovë.

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një konference për shtyp, nënkryetari i partisë opozitare maqedonase Vllado Misajllovski tha se “Maqedonia nuk mund dhe nuk do të përparojë derisa Zaevi dhe karteli rreth tij po pasurohen, ndërsa populli mbetet më i varfër dhe migron nga vendi”. “Maqedonia nuk mund të përparojë dhe s’do ecë para përderisa Zaev zgjeron bizneset, ndahen tenderët partiak, inovacionet kriminale, ndërsa investitorët e huaj japin një zero të madhe për biznes klimën”, tha Misajllovski. Sipas tij Maqedonia nuk mund të ecë para për shkak se pushteti punëson familjarët, ndërsa për më të mirët s’ka vende të punës dhe se s’ka reforma në…

Lexo më Shumë

Ministri nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski dje mori pjesë në tribunë në Probishtip ku foli për reformat e ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM, të cilat siç tha ai, shtetin e çuan në rrugën e drejtë si dhe për reformat agrare që e mbështesin bujqësinë dhe bujqit. Nikollovski foli për eurointegrimet dhe pajtimin me fqinjët si moment kyç për përforcimin e ekonomisë dhe bujqësisë. “Për arsye të asaj që arritën të bëjmë si Qeveri e çuam shtetin në rrugën e duhur. Ky vit do të jetë vit i ekonomisë. Proceset që i udhëhoqëm, integrimet e suksesshme dhe pajtimet…

Lexo më Shumë

Gordana Siljanovska, kandidatja e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, mbrëmë ndodhej në qendër të Shkupit, ku tha se reforma e vetme e kësaj Qeveria është fatkeqësisht reforma për emrin. Ajo tha se duke nisur nga emri Lidhja socialdemokrate, kjo parti duhet të ketë parësorë shtetin social, ndërsa përmendi se në vitet e 90, ka bërë krejt të kundërtën. Ajo tha se femrat kanë pasur më pak hapësirë për të treguar aftësitë e tyre. Brenda natës u krijua një grup oligarkike e cila nuk di se çfarë të bëjë me paratë. Dhe prandaj është shokuese kur dëgjoj socialdemokratët se si lavdërohen me…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme e miratoi udhëzimin për dorëzimin e të dhënave prej këshillave zgjedhorë deri tek Komisioni me qëllim që të rritet efikasiteti dhe transparenca dhe shpejtësia e publikimit të rezultateve. “Kësisoji në mënyrë elektronike do të kemi rezultate të drejtpërdrejta prej vendvotimeve prej kryetarëve të Këshillave zgjedhorë. Më vonë në mënyrë elektronike në mënyrë fillestare jozyrtare do t’i marrim pas plotësimit të procesverbalëve të vendvotimeve nga Komisionet Komunale Zgjedhore”, tha anëtari i Komisionit, Boris Kondarko. Për herë të parë, shton ai, KSHZ vendos procedurë të re krahas procedurave ekzistuese të parapara në ligj, ndërsa…

Lexo më Shumë

Për gjysmën e parë të fushatës presidenciale, kandidati i përkrahur nga koalicioni në pushtet Stevo Pendarovski ka shpenzuar 484 mijë euro, ndërsa kundër kandidati i tij i mbështetur nga opozita shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Blerim Reka ka shpenzuar 25.000 euro. Këtë e tregojnë raportet financiare që i publikoi komisioni Anti-korrupsion në web-faqen e tyre. Raporti i kandidates për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ende s’ka arritur te komisioni Anti-korrupsion. Pendarovski ka njoftuar se si të hyra ka 504 mijë euro, nga ku 163 mijë vinë nga anëtarësimet e LSDM-së,…

Lexo më Shumë

Në margjinat e Samitit të tetë të shefave të qeverive nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore dhe Republikën Popullore të Kinës nga procesi i bashkëpunimit 16+1 u mbajt takim bilateral mes kryeministrit Zoran Zaev dhe me kryeministrin çek, Andrej Babish. Qëllimi i takimit ishte të afirmohen marrëdhëniet e mira dhe të hapen fusha të reja për bashkëpunim si në ekonomi, integrimet euroatlantike të vendit tonë, siguri dhe në punë të brendshme. Në këtë drejtim kryeministri Zaev përmendi vizitë e e fundit të zëvendëskryeministrit së Qeverisë së Çekisë, Jan Hamaçek si nxitje e rëndësishme e avancimit të bashkëpunimit. “Këtë vit…

Lexo më Shumë

Pas një sëmundje sot në moshën 65 vjeçare ka ndërruar jetë Ajadin Demiri, diplomat, analist politik dhe profesor universitar. Por kush ishte Alajdin Demiri Kush ishte Alajdin Demiri? Alajdin Demiri ishte i lindur më 19 dhjetor 1954 në Tetovë. Si profesor në Gjimnazin e Tetovës u largua nga puna nga regjimi për motive politike. Alajdin Demiri është ndër themeluesit dhe ideatorët e PPDSH- dhe më pas PDSH. Ishte Zëdhënës i PDSH dhe bashkëpunëtori më i afërt i Arbën Xhaferit. Alajdin Demiri u zgjodh Kryetar i Komunës së Tetovës më vitin 1996, si kandidat i PDSH. Së Bashku me Kryetarin e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike pret ta dëgjojë deklaratën e Sulejman Rexhepit. A do të jetë përgjegjës për gjuhë të urrejtjes? Ata konfirmojnë se kanë arritur dokumente nga Ministria e Brendshme dhe se ata kanë hapurë procedurë pasi Komiteti i Helsinkit ngriti padi penale kundër tij, njofton 24.mk. “Rasti I është dorëzuar një prokurori publik kompetent i cili do të veprojë sipas kërkesës. Gjithashtu, kreu i Komunitetit Fetar Islamik është thirrur për të dhënë deklaratë në prokurori”, thanë nga Prokuroria Themelore Publike. Pasi kreu Rexhepi e quajti popullin maqedonas “të egër” dhe “njerëz të pashembullt pa identitet” – dënimi për gjuhë të urrejtjes në deklaratën…

Lexo më Shumë

LSDM përmes një komunikate sot bën të ditur se të gjitha anketat parashikojnë fitoren e sigurt të Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale dhe për një epërsi serioze që nga raundi i parë. “Po shtohet përkrahja për Pendarovskin tek qytetarët. Ajo që është me rëndësi se përkrahja për të vjen nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike. Koncepti i tij dhe fushata pozitive për një të ardhme më të mirë është dalluar tashmë nga të gjithë qytetarët”, ka theksuar LSDM, duke shtuar se kundërkandidatja e VMRO-DPMNE, Siljanovska po mbron kriminelët dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe se është për një opsion retrograd.

Lexo më Shumë

Prej vitit të ardhshëm në programin për zhvillim rural do të vendoset fond i ri prej gjysmë milion euro për mbrojtjen e pyjeve. Këtë sot nga Shtipi e ka paralajmëruar ministri i Bujqësisë dhe Menaxhimit me Ujërat, Lupço Nikollovski, si pjesë e masave në luftën kundër zjarreve, njofton Portalb.mk. “Kemi krijuar masë të veçantë, e cila ka të bëjë me mbrojtjen e fondit pyjor, ajo masë deri më tani nuk ka ekzistuar. Tani do të definohen shfrytëzuesit, do të shpallet thirrje publike”, tha Nikollovski. Megjithatë, ministri nuk ka definuar se çfarë masash do të përmbajë ky fond, me sqarimin se do…

Lexo më Shumë

Shkupi dhe Athina kanë treguar se ka vlejtur që konfliktet të zgjidhen në mënyrë pragmatike dhe të punohet në besimin e fqinjëve, kështu theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Hajko Mas pas mbledhjes së shefave të diplomatëve në vendet që janë pjesë e Procesit të Berlinit që mbahet në Varshavë, transmeton Portalb.mk. Mas tha se Ballkani Perëndimor ka rëndësi të madhe për Gjermaninë, e cila merret me përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon, transmeton Dojçe Vele. “Po merremi për përforcimin e lidhjeve mes njerëzve dhe hapësirave ekonomike në rajon përmes lidhjes më të madhe. Shkupi dhe Athina…

Lexo më Shumë