Author: Hamdi Kumanova

Me 12.04.2019 në ora 18.30 në rrugën nga fshati Pepelishte për në poligonin ushtarak “Krivollak”, afër pompës së benzinës, N.S.(61) nga fshati Krivollak, duke drejtuar motoçikletën “Shineray 125” me targa nga Velesi, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. N.S. është lënduar rëndë, pas së cilës me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Negotinë.

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të shtetit Gordana Siljanovska, e cila mbështetet nga OBRM-PDUKM-ja, në pjesën e parë të fushatës parazgjedhore ka harxhuar rreth 203 mijë euro, thuhet në raportin e KSHZ-së. Siljanovska si të ardhura ka paraqitur 203 mijë euro nga donacionet. Për këtë fushatë më shumë ka dhënë nënkryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski – 180 mijë denarë, ndërsa në listë është edhe deputeti Antonio Milloshoski, i cili ka donuar 150 mijë denarë. Ish-kryetari i Shkupit Koce Trajanovski, për fushatën e Siljanovskës ka dhënë 100 mijë denarë. Në listë janë edhe një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës, si Nada Cipusheva…

Lexo më Shumë

Me 12.04.2019 në ora 14.00 në Stacionin Policor në Tetovë është lajmëruar se në kazermën ‘Erebino”, rreth orës 11.00, I.A.(59) nga Gostivari, i punësuar në ARM, përgjegjës për shkatërrimin e municioneve dhe mjeteve eksploduese është lënduar rëndë, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, derisa I.A. bashkërisht me B.Z. dhe V.Xh., të punësuar në ARM kanë vepruar në deaktivizimin e inflatorëve, I.A. është lënduar rëndë dhe është dërguar në spitalin në Tetovë, ndërsa prej aty në Qendrën Emergjente në Shkup. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Këshilli belg i ministrave mbrëmë e miratoi propozim-ligjin për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, hapi i parë ndaj ratifikimit të plotë, njofton AIM. Në propozim të kryeministrit Sharl Mishel dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Didie Rejders, Këshilli i Ministrave të qeverisë belge e miratoi propozim-ligjin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Para se të ratifikohet në Parlament, protokolli inkuadrues duhet së pari të kalojë përmes Këshillit Shtetëror, i cili duhet të japë mendim. Këshilli shtetëror ka rol konsultativ në materiet ligjdhënëse dhe ka për obligim ta analizojë ligjshmërinë e propozim-ligjeve para miratimit në parlament. Edhe…

Lexo më Shumë

Nga periudha e vitit 2013 deri 2018 shteti ka paguar 617.242 euro qytetarëve për dëmshpërblim për shkak vendimeve nga Gjykata e Lartë, që ka konstatuar shkelje të të drejtave për gjykim në kohë të arsyeshme. Këto të dhëna i mori “Makfaks” nga Këshilli Gjyqësor Buxhetori përmes kërkesës për qasje të lirë të informacioneve të karakterit publik. Kjo do të thotë se shteti mesatarisht paguan diku rreth 100.000 euro për dëmshpërblim për shkak të shkeljes së të drejtave. Sipas të dhënave, më së shumti para janë paguar në vitin 2013, me 138.000 denarë, ndërsa më pak në vitin 2016 me 72.000…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur para pak castesh te ura në fshatin Kondovë, shkruan Gazeta Lajm. Një veturë është shkatërruar tërësisht, pasi është rrokullisur në autostradën Shkup-Tetovë. Dëshmitarët okularë kanë deklaruar për Gazetën Lajm se të lenduara kanë mbetur katër femra që kanë qenë brenda veturës. Njëra prej tyre ka qenë shtatëzënë. “Ishte tmerr i vërtetë, mezi i nxorëm nga vetura e shkatërruar tërësisht. Britma degjoheshin pa ndërpre. Fatmirësisht nuk ka viktima”, ka deklaruar për Gazetën Lajm një dëshmitar okularë.

Lexo më Shumë