Author: Hamdi Kumanova

Nxënësit e shkollës periferike “Drita” të fshatit Kopanicë, që funksionon në kuadër të shkollës qendrore “Drita” të Komunës së Sarajit, sot e vizituan Universitetin e Tetovës. Gjatë qëndrimit në ambientet e Universitetit tonë, filloristët e fshatit Kopanicë u takuan me Rektorin e UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me të cilin realizuan edhe disa fotografi. Ata, bashkë me arsimtaret, shprehën admirimin e tyre për mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Universitetit të Tetovës. Kampusi i Universitetit tonë, si qendër e dëshmuar e veprimtarisë arsimore –shkencore, për qyetatrët e vendit tonë e në veçanti për vizitorët nga jashtë, tanimë…

Lexo më Shumë

Me 19.04.2019 në ora 19.00 në rrugën Alija Avdoviq në Shkup, vetura e tipit ‘Seat Leon’ me targa nga Shkupi, e drejtuar nga I.A.(46) nga fshati Hasanbeg, Shkup, e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga fshati Hasanbeg i cili është lënduar rëndë dhe me veturë tjetër është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore, transmeton Almakos. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër B.S.(40) nga Shtipi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 18.12.2018 në Prilep, në burgun e Prilepit, gjatë kontrollit të një pako të dedikuar për të paditurin është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Me 19.04.2019 në ora 17.35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Jugo”, e drejtuar nga A.M.(37) nga Shkupi dhe veturës së tipit “Pezho 307” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga M.A.(32) nga Shkupi, transmeton Almakos. Pas aksidentit M.A. dhe bashkëudhëtarët nga vetura e tij “Pezho 307”, I.N.(32) dhe dy persona të moshës nga 10 dhe 8 vjeç, të gjithë nga Shkupi, me veturën e Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Qendrën emergjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” ku janë konstatuar lëndime të lehta trupore dhe iu është dhënë ndihmë…

Lexo më Shumë

Partia e politikanit serb në Kosovë, Sllobodan Petroviq, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë anëtarit të tyre dhe këshilltarit të ministres së Bujqësisë, Srecko Spasiq. Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ai është ndaluar mbrëmë nga MUP-i serb për dy orë në Vranje. Në momentin kur është ndaluar, dikush nga autoritetet serbe thënë Spasiqit që “ Dikush ka nevojë të flas me ty”, tregon komunikata. Megjithatë edhe pas dy orësh askush nuk kishte ardhur, dhe Spasiq u kishte thënë se do të duhet të vazhdojë rrugëtimin. Partia e Petroviq tregon se Spasiq  ishte nisur në Serbi…

Lexo më Shumë

Gjithsej 42 të moshuar, të sëmurë dhe të brishtë dhe 20 të burgosur sot do të ushtrojnë të drejtën e votës në komunën e Strugës në zgjedhjet e gjashta presidenciale që do të mbahen nesër. Në komunën e Strugës, 60.459 persona kanë të drejtë të votojnë në 101 vendvotime. Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor Bledar Ziba i konfirmoi MPB-së se të gjitha qendrat e votimit ishin gati për votim dhe se është duke u zhvilluar shpërndarja e materialit të votimit. Sipas tij, nga 22 të burgosur të raportuar në burgun e Strugës, 20 persona tashmë kanë realizuar të drejtën e…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Brendshme njoftojnë se në aksidentit e mbrëmshëm që ndodhi në rrugën “Kema Sejfulla” në Shkup janë lënduar pesë persona, në mesin e tyre dhe dy fëmijë. “Më 19.04.2019 në orë 17:35 në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka ndodhur një aksident i rëndë në mes një veture “Jugo” e drejtuar nga A.M. (37) nga Shkupi dhe një veture “Peugeot 207” me targa të Shkupit, e drejtuar nga M.A. (32) nga Shkupi. “Pas aksidentit M.A dhe bashkudhëtarët e tij në veturën “Peugeot 207”, I.N. (32) dhe dy fëmijë të moshës nga 10 dhe tetë vjet, të gjithë nga…

Lexo më Shumë

Në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë të drejtën e tyre të votës sot do ta realizojnë 34 persona të sëmurë. Sipas kryetares së Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Elmira Bakalli, në Dibër do të votojnë 33 persona. “Dibranët me të drejtë vote për president të shtetit do të votojnë edhe për kryetarin e ri të komunës. Nesër do të votohet në 27 vendvotime, prej tyre 22 në qytet, dy në fshatin Mogorç dhe nga një në fshatrat Xhepisht, Kosovrast i Epërm dhe i Poshtëm. Në listën zgjedhore janë të regjistruar 18.625 persona me të drejtë vote”, deklaroi Bakalli. Në komunën Qendra Zhupë,…

Lexo më Shumë

Qytetarët sot në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave të Ohërit, Dibrës dhe Novo Sellës do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së votës në linjën telefonike pa pagesë: 0800-54321 e cila do të funksionojë nga ora 7:00 deri 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit. Siç njoftojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip do të jenë të hapura për qytetarët për t’i ndihmuar ata në realizimin dhe…

Lexo më Shumë

Sektori për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ky dikaster theksuan se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektoret rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument identifikimi biometrik.

Lexo më Shumë

Ende është e vogël përqindja e fëmijëve të vaksinuar dhe prandaj ka raste të reja të fruthit. Nga përqindja e përgjithshme e fëmijëve të pavaksinuar tani në Shkup dhe jashtë Shkupit janë vaksinuar 45 për qind. Numri i përgjithshëm i fëmijëve të pavaksinuar ishte 10 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve cilët i nënshtrohen vaksinimit. Për fat të keq, përqindja e fëmijëve të vaksinuar nga numri i përgjithshëm i të pavaksinuarve jashtë Shkupit është 23 për qind. Përqindja e vaksinimit me fruth në shtet ishte 82,83 për qind, që është pak serioze dhe tregon se imuniteti kolektiv është…

Lexo më Shumë

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka dalë në mbështetje të kandidatit presidencial për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka. Në një deklaratë, deputeti Haradinaj ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të jenë të bashkuar, ashtu siç ishin në proceset e mëhershme që rezultuan me rritjen e të drejtave të tyre. “E mbështes kandidatin Blerim Reka në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Reka është personalitet i jashtëzakonshëm dhe meriton përkrahje nga të gjithë shqiptarët”, ka thënë Haradinaj. Tutje ai thotë se Blerim Reka do të ishte president i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse,…

Lexo më Shumë