Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot ka shfaqur shpresë se pranimi i vendit në NATO nuk do të ndikojë në zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme parlamentare. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse zgjedhjet mund të shtyhen, Shekerinska ka thënë se vendimi është sjellë, ka konsensus dhe punohet në atë që zgjedhjet të jenë më 12 prill. E pranoj qëndrimin e shumicës thënë në takimin e liderëve se 30 vite punojmë në dy prioritete strategjike, anëtarësimi në NATO dhe BE. “Këto prioritete janë mbi gjithçka. Absolutisht konsideroj se duhet të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë me kohë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev pret ratifikimi i protokollit për anëtarësimin në NATO në Parlamentin në Spanjë të përfundojë deri në fund të janarit dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në kohë të bëhet anëtare e Aleancës. “Është mirë që pati zgjedhje të suksesshme në Spanjë. Fitoi e majta ime. Konstituimi i Parlamentit është më 3 dhjetor dhe deri në fund të dhjetorit apo janarit duhet të përfundojë procedura e ratifikimit dhe jam i bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut me kohë do të jetë anëtare e NATO-s”, tha kryeministri. .

Lexo më Shumë

Një foshnjës nëntëmuajshe me atrofi muskulore kurrizore dje në Klinikën për sëmundje të fëmijëve i është dhënë ilaçi “Spinraza”. Bëhet fjalë për zbatimin e parë të këtij ilaçi më të ri në vendin tonë, i cili përdoret për trajtim të fëmijëve dhe pacientëve të rritur të cilët e kanë atë sëmundje. Kjo terapi më bashkëkohore jepet në vendet më të zhvilluara të botës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili e vizitoi atë institucion shëndetësor publik. “Foshnja nëntë muajshe e cila gjatë ditës së djeshme e mori terapinë ndjehet mirë. Gjashtë fëmijët tjerë me orar adekuat do ta…

Lexo më Shumë

Propozim ligji për tubime publike që sot ishte në rend dite të seancës qeveritare është tërhequr për shkak reagimeve të qytetarëve. Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media kushtuar Buxhetit për vitin 2020, tha se i kanë dëgjuar reagimet e qytetarëve dhe se menjëherë kanë reaguar. “I dëgjuam reagimet e qytetarëve dhe menjëherë reaguam. I dëgjuam qytetarët, sektorin joqeveritar, ta shohim si e bëjnë këtë demokracitë. Menjëherë në seancën e cila filloi sot sillet vetëm buxhetin dhe sollëm vendim menjëherë e tërhoqëm propozim ligjin për tubime publike”, deklaroi kryeministri. .

Lexo më Shumë

Bashkëshortja e Zoran Verushevskit, Sonja është dëmshpërblyer me 17 mijë euro për 175 ditë të kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, ka bërë të ditur 360 shkallë, transmeton SHENJA. Përndryshe, Verushevski, ish drejtori i DSK-së dhe këshilltar aktual për siguri i kryeministrit Zoran Zaev mori dëmshpërblim prej mbi 2.5 milionë denarë për rastin “Puç”. Ai u arrestua menjëherë pas bombave me akuzat për posedim të armës zyrtare, dhe më pas për tradhti dhe spiunazh.

Lexo më Shumë

Pensionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2020 do të kenë rritje nga 700 deri në 730 denarë, njoftoi kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska, të cilët diskutojnë për buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton TV21. Aktualisht pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut është 8490 denarë, ndërsa ai mesatar është 14.000 denarë.

Lexo më Shumë

Një person 67-vjeçar nga fshati Gradec ka ndërruar jetë, pas goditjes që ka marrë nga një makinë në rrugën magjistrale Kriva Pallankë-Kumanovë. Këmbësori D.I pas goditjes ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa rreth orës 18:55 ka ndërruar jetë. Siç njoftojnë nga MPB, hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Stacioni Policorë në Kriva Pallankë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thotë se ngjarja e djeshme në Tetovë, për të cilën njoftuan “Eco Guerilla”, qendra “Loja” dhe “Transformatorët rajonalë”, paraqet shkelje të së drejtës kushtetuese për protesta të qeta. Komiteti i Helsinkit e dënon largimin dhe shkatërrimin e ekspozitës me fotografi, e cila dje u vendos nga disa aktivist qytetarë, ndërsa sipas tyre, fotografitë u larguan nga zyrtarët e Komunës së Tetovës. “Gjysmë ore pasi një grup qytetarësh kanë vendosur fotografi në disa lokacione në Tetovë, disa persona me makinën zyrtare të Komunës së Tetovës e kanë shkatërruar dhe larguar ekspozitën. Me këtë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, më 22 nëntor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Serbi. Pendarovski në Beograd do të pritet me nderime ushtarake nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas takimit kokë-më-kokë, Pendarovski dhe Vuçiq do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Gjatë vizitës zyrtare në Serbi, Pendarovski do të ketë takim edhe me kryetaren e Kuvendit Popullor të Serbisë Maja Gojkoviq dhe kryeministren serbe Ana Brnabiq./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Zoran Zaev dhe LSDM i shkatërrojnë edhe ashtu  kapacitetet e vogla energjetike të cilat i ka Maqedonia. Në vend të investimeve në kapacitete të reja, pushteti menzi i mban të vjetrat. Nuk ka muaj, të mos hiqet nga përdorimi ndonjëra nga blloqet e REK Bitola. Humbjet janë në rënie, ndërsa askund nuk janë  investimet e paralajmëruara  në termoelektrana. Nuk ka filtra, mekanizma as thëngjill. Termoelektranat  janë lënë pas dore. Pushteti premtoi shumë, ndërsa nuk ka realizuar asgjë. Niveli i realizimit të programit të LSDM-së arrin vetëm 2%. Pushteti paralajmëroi edhe se  do t’i ndërtojë  hidroakumulimet Çebren dhe Galishte. Tre vjet…

Lexo më Shumë

Ish-deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar për vendimin e PZAP-së për rinumërim në gati 5 mijë vendvotime. Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi i PZAP-së është tallje me procesin zgjedhor në Kosovë, shkruan lajmi.net. Sipas Haxhiut, përmes kësaj po kërkohet ndalja e fitores së VV-së. Postimi i plotë: Me zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë, PZAP ka gjetur të tallet duke dërguar rreth 1500 kuti në rinumërim. Institucion joserioz dhe duket i ndikuar fatkeqësisht. Kot e kanë, fitoren e Lëvizjes nuk e ndalin dot, vullnetin e popullit nuk mund ta përmbysin ndonëse tentojnë ta vonojnë…

Lexo më Shumë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme ka marrë vendim që të anulojë 3 mijë e 100 votat e ardhura me postë nga Serbia. Pas anulimit të këtyre votave pritet që koalicion Nisma-AKR-PD përfundimisht të kalojë pragun zgjedhor. Futja e Nismës në Kuvend do t’ia prishte matematikat Parisë Socialdemokrate, kjo për faktin se kjo parti përfundimisht do të mbetet pa përfaqësim në Kuvendin e Kosovës. PSD-ja e cila pas ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje kishte 12 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit mund të mbetet pa asnjë deputet. Partia e Shpend Ahmetit bëri…

Lexo më Shumë