Author: Hamdi Kumanova

Në mbledhjen e sotme të Bordit Ekzekutiv të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës u bë miratimi paraprak i kërkesës nga subjekti “Banka Credins Kosovë” për licencim si bankë në Republikën e Kosovës. Kërkesa për licencim nga “Banka Credins Kosovë” e dorëzuar në Bankën Qendrore gjatë këtij viti është vlerësuar pozitivisht duke u bazuar në kërkesat e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe të Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja. Lajmi.net ditë më parë ka raportuar se kjo bankë me kapital shqiptar ka aplikuar dhe është afër licencimit. Banka shqiptare që…

Lexo më Shumë

Kosova e ka marrë presidencën e Grupit Rajonal për Zhvillimin Rural në Evropën Juglindore(SWG), për një periudhë një vjeçare. Presidenca për kryesimin e këtij grupi, i është dorëzuar sot nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, gjatë takimit të trembëdhjetë të SWG-së, i cili sivjet po mbahet për herë të dytë në Prishtinë. Gjatë këtij takimi, ku kanë marrë pjesë ministra dhe përfaqësues të shteteve të Evropës Juglindore, në mesin e tyre edhe Kosova, është diskutuar për zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajon, për përgatitjet rreth…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar në Paris edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Përmes facebook ai ka thënë se janë pajtuar se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik. ”Në kuadër të Forumit të Paqes në Paris takova edhe Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlic-Radman. Me ministrin Grlic-Radman u pajtuam se Kosova dhe Kroacia kanë partneritet strategjik dhe janë të përkushtuara për arritjen e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor. HTH”. /Lajmi.net/ 

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Vetëvendosjes e cila ka dalë hapur në mbrotje të votave që kanë ardhur nga Serbia pas mbylljes së procesit zgjedhor. Memli Krasniqi nëpërmjet një reagimi në Facebook ka thënë se shumë shpejt i doli boja Vetëvendosjes, transmeton lajmi.net. “Partia e Albin Kurtit sot zyrtarisht ka dale ne mbrojtje te votave te ardhura jashteligjshem nga Serbia, duke kerkuar nga Gjykata Supreme qe t’i lejoje ne rezultat zgjedhor votat per Listen Serbe. Kujt ia ka marr mendja qe partia qe deklarohet poshte e perpjete qe s’ben koalicion me Listen…

Lexo më Shumë

“Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar” – ky është arsyetimi që ministria e jashtme e Ganës e ka dhënë për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Kjo është konfirmuar nga Gana për agjencinë e lajmeve franceze, AFP ku thuhet se: “Gana e ka tërhequr njohjen e nxituar të pavarësisë së Kosovës”, shkruan lajmi.net. “Gana e ka marrë parasysh dialogun mes Serbisë dhe Kosovës që ka për qëllim zgjidhjen e çështjes së kërkesës së kësaj të fundit për t’u njohur si entitet i pavarur dhe sovran dhe mbështet procesin që po vazhdon për t’i dhënë fund çështjes”, thuhet…

Lexo më Shumë

Deri në formimin e Qeverisë së re në Spanjë, deklaratat për ndikimin e zgjedhjeve atje ndaj ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, do të mbeten spekulime. Nënkryetarja e Qeverisë, Radmilla Shekerinska pret që si fillim Holanda dhe Franca ta votojnë ratifikimin, ndërsa nga Spanja presin sinjal pozitiv pas seancës konstituive në parlamentin spanjoll. Sot mund të fillojë seanca plenare në Parlamentin e Holandës dhe pres që të përfundojë gjatë kësaj jave. Presim që deri në fund të nëntorit protokolli të ratifikohet edhe në Francë. Mbetet vetëm ratifikimi në Spanjë për të cilin informacion më konkret…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në rrjetet sociale ka njoftuar se Senati i Holandës sot pasdite e ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, njofton Portalb. Pasi që 26 vende-anëtare e kanë ratifikuar protokollin, pritet që edhe Franca, Spanja dhe Islanda ta bëjnë të njëjtën. Anëtarësimi zyrtar i Maqedonisë së Veriut në NATO, pritet që të jetë në shkurt të vitit 2020. Protokolli për anëtarësim në NATO është nënshkruar më 6 shkurt në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për ndryshimin e emrit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës. Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s…

Lexo më Shumë

Orce Kamçev, nuk mori dritë jeshile nga prokuroria, për një dokument të ri të përkohshëm, që do t’i lejonte atij të udhëtonte jashtë vendit. Prokurorja Lile Stefanova, nuk dha pëlqim pasi Gjykata Penale kërkoi mendimin e saj lidhur me kërkesën e biznesmenit Kamçev. Dokumenti i përkohshëm i udhëtimit të manjatit të biznesit, Kamçev, skadoi të Premten e kaluar. Mendimi negativ i ish-Prokurores Speciale ka arritur në Penale. Tani gjykata ka fjalën e fundit, ose gjykatësja në procedurë paraprake, Vesna Dimishkova. Orce Kamçevi, megjithëse i dyshuar për pastrim parash në rastin e hapur nga PSP-ja, i njohur në publik si “Perandoria”,…

Lexo më Shumë

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin mars, përveç nëse nuk pritet Samiti në maj në Zagreb, deklaroi në Paris presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas takimit me homologun e tij francez Emanuel Makron. “Atë do ta bëjnë në mars, sepse frikohen nga rezultatet e zgjedhjeve më 12 prill në Shkup. Ata nuk duan të jenë fajtor për mposhtjen e dikujt të cilit i kanë premtuar diçka që nuk e kanë bërë”, deklaroi Vuçiq./Alsat-m

Lexo më Shumë

Rikthehet ndotja e ajrit në vend. Stacionet matëse tregojnë mbi kufirin e lejuar praninë e grimcave PM10 në disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Në kryeqytet në nivele alarmante u evidentuan disa zona, andaj Qyteti i Shkupit nisi të mobilizoj inspektorët komunal duke kërkuar të punësoj edhe dy inspektorë të mjedisit jetësor. Ndër qytetet më të ndotura vazhdon të mbetet edhe Tetova. Së fundmi autoritetet lokale dhe ato qendrore fajin e ndotjes ia lënë pluhurit. Makineri të rënda kanë pushtuar rrugën Industriale. Disa i gëzohen rikonstruimit ndërsa të tjerët i ankohen pluhurit të ngritur nga punimet. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët…

Lexo më Shumë

Me ripublikimin e xhirimeve nga seanca e shtatorit të vitit të kaluar, ku u prezantuan dëshmi materiale, në Gjykatën Penale në Shkup, sot vazhdoi procesi gjyqësor për blerjen e pajisjeve për përcjelljen e komunikimeve për nevojat e Drejtorisë së Pestë në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Gjykimi për lëndën “Thesari”, në shtator të këtij viti filloi nga fillimi, për shkak se nga zhvillimi i seancës së fundit kan[ kaluar 90 ditë. Kjo lëndë udhëhiqet nga gjykatësja Xheneta Begtoviq dhe për momentin gjendet në procedurë të dëshmive. Ndryshe, në lëndën gjyqësor “Thesari”, i akuzuari i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për…

Lexo më Shumë

Të zezat e BDI-së tani sa kanë filluar të dalin në shesh! 14 vite të gjithë kemi qenë dëshmitarë të punëve të liga që kjo parti ka bërë, e më në fund po fillon koha që gjithë ajo qe ne si qytetarë e kemi ditur të merr edhe rrugë ligjore. Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë qeverisjes së BDI-së qoftë kur kanë qenë në koalicion me VMRO-në apo LSDM-në. Mjafton të bëjmë një kronologji të ngjarjeve për të kuptuar sa interesxhinjë janë këta persona të korruptuar. Nisemi nga viti 2003, atëherë kur BDI ishte në koalicion…

Lexo më Shumë