Të zezat e BDI-së tani sa kanë filluar të dalin në shesh! 14 vite të
gjithë kemi qenë dëshmitarë të punëve të liga që kjo parti ka bërë, e
më në fund po fillon koha që gjithë ajo qe ne si qytetarë e kemi ditur
të merr edhe rrugë ligjore.
Rastet e montuara ndaj shqiptarëve kanë qenë prezent gjithmonë gjatë
qeverisjes së BDI-së qoftë kur kanë qenë në koalicion me VMRO-në apo
LSDM-në.
Mjafton të bëjmë një kronologji të ngjarjeve për të kuptuar sa
interesxhinjë janë këta persona të korruptuar.
Nisemi nga viti 2003, atëherë kur BDI ishte në koalicion me LSDM-në. U
deshën 16 vite që rasti Sopoti të zbardhet, e në fund të del e
vërteta që populli e dinte që nga dita e pare.
Për të vazhduar më tej me rastet e montuara ndaj shqiptarëve në vitin
2008, me rastin Alfa. Nga ky rast 3 shqiptar u dënuan me burg të
përjetshëm, dhe një me gjashtë vite burg.
Vazhdojmë më tej në vitin 2010 kur u vra edhe Harun Aliu. Dhe vetëm
pas dy viteve sërish vazhdoi zakoni i montimit të rasteve ndaj
shqiptarëve, kësaj here në masa edhe më ekstreme me rastin “Monstra”,
për të cilin u akuzuan gjashtë shqiptarë pa asnjë prove!
Dhe më e keqja ndodh tani kur pas 7 viteve zbardhen biseda nga të
cilat kuptojmë se BDI gjatë tërë kohës ka qenë në dije për këtë rast,
dhe jo vetëm.
Ç’është ajo që BDI di për të gjitha rastet e sipër përmendura dhe
vazhdon ta fshehë, cilës përgjegjësi po mundohen t’i ikin?!
Ishte BDI me LSDM-në ato që lejuan rikualifikimin e lëndës së Almir
Aliut. Pse kjo qeveri duhej të njolloste edhe emrin e Fetah Alimit,
vetëm sepse shpëtoi dikë që ju nuk e doni?
Përfshirja e BDI-së nuk mbetet vetëm në mënyrë indirekte, por
përfshirja e tyre është edhe direkte në punë joligjore. Në një
periudhë shumë të shkurtë kohore, Komisioni Antikorrupsion ka ngritur
kërkesë që të përndiqen penalisht dy kryetarë komunash të BDI-së,
Ramiz Merko i Strugës dhe Blerim Bexheti i komunës së Sarajit.
Për të dy ekzistojnë fakte të forta të cilat Komisioni Antikorrupsion
ka arritur t’i sigurojë, prandaj dhe janë hapur hetime plotësuese që
të ndiqen penalisht.
Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente t’i qasen
çështjeve seriozisht, duke mos anuar dhe duke mos krijuar drejtësi
selektive. Por pyesim BDI-në cili prokuror politik që vetë e kanë
kurdisur në prokurori do t’i shpëtojë kësaj radhe?
Aleanca për Shqiptarët duke u thirrur në Kodeksin e Sjelljes së
Nëpunësve të Doganës, kërkon dorëheqjen e zv.drejtorit të Doganave, z.
Irfan Buçi për shkak të përgjegjësisë morale që duhet të bart! Ai jo
vetëm vet që e ka shkelur ligjin, por ka mundësuar shkelje grupore të
ligjit nga ana e doganierëve, të cilët në mënyrë absolute e kanë të
ndaluar publikisht të favorizojnë një parti politike!
Askush nuk ka të drejtë të pasurohet në kurriz të qytetarëve dhe
tatimeve që paguajnë me djersen e ballit. Këtë e kanë bërë me vite të
tëra funksionarë të BDI-së pa pikën e turpit.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë
- Si SHBA mund të forcojë sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës: Takimi i rëndësishëm mes Latimer dhe Kurtit
- Ana Brnabiç merr drejtimin e përkohshëm të Presidencës së Serbisë pas dorëheqjes së Vuçiçit
- “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”! Dy persona tentojnë të mashtrojnë presidentin e FSHF, Armand Duka (VIDEO+EMRAT)
- Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej dhjetë viktima
- 16 vjeçari drejtonte mopedin pa leje, në prani të prindit
- Një i ri sulmohet fizikisht në sallën e sportit, policia heton rastin
- Arrestohen disa persona të dyshuar për terrorizëm, aksion i policisë dhe shërbimit inteligjent në Shkup



