Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka realizuar takim me homologun e tij francez Emannuel Macron. Pas takimit Pendarovski tha se ka pasur takim të hapur dhe dinamik, duke shtuar se datë nga Parisi akoma nuk ka. Pendarovski tha se Macron kërkon kohë për reformim të brendshëm të BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit, ai në takim me Macronin i ka shprehur argumentet e tij në lidhje me vendimin e BE-së. Ndërsa sipas Pendarovskit, Franca tashmë ka dorëzuar dokument joformal (non-paper) tek vendet anëtare të BE-së për reformat në metodologjinë e negociatave për anëtarësim,…
Author: Hamdi Kumanova
Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, së bashku me dy universitete nga Republika e Turqisë, respektivisht Universitetin e Ardahanit dhe Universitetin Munzur, si dhe disa institucione arsimore e shkencore nga Qiproja, Hungaria dhe Greqia e përmbyllën me sukses projektin për djathin, të titulluar – “Fokusi inovativ i djathërave malorë të kombinuar me bimë aromatike duke ruajtur metodat tradicionale të prodhimit IFCHEESE “. Takimi përmbyllës i këtij projekti u zhvillua në Universitetin e Ardahanit ku morën pjesë përfaqësues nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë projekt. Universiteti i Tetovës, në këtë ngjarje u përfaqësua nga prodekani…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se punësimet i definojnë institucionet dhe jo Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). “Konkurse për punë po shpallen dhe do të vazhdojnë. Nuk do të bllokohen punësimet për shkak të zgjedhjeve, për shkak se institucionet kanë nevojë”, tha ministri Mançevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai thotë se MSHIA nuk i shpall konkurset dhe se nuk mbajnë evidencë për shpalljen e konkurseve për punësime në administratë publike për shkak se ka udhëheqës të këtyre institucioneve. Ndryshe Maqedonia më 12 prill mban zgjedhjet e parakohshme kuvendare ndërsa nga tre janari i vitit të…
Në seancën e sotme të Qeverisë që duhet të mbahet në Tetovë do të theksohen shtatë opsionet për zhvillim të Kodrës së Diellit të cilat janë ofruar në studimet fizibilite që e prezanton shtëpia konsulente “Prajs Uoters Haus Kupers” në ngjarjen e djeshme në qendrën e skijimit. zv/kryeministri për çështje ekonomikeKoço Angjushev thotë se duke marrë parasysh rëndësinë rajonale të Kodrës së Diellit, informacione do të marrin edhe kryetarët e komunave të Pollogut të cilat do të jenë në seancë qeveritare në Tetovë. “Studimi fizibilit na dha drejtime të cilat ne si Qeveri do t’i diskutojnë me qytetarët dhe ESM-në.…
Mbrëmë (11-nëntor) rreth orës 21 e 30 minuta, në fshatin Pirok të Tetovës, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 31-vjeçari R.S. nga Pallçishti i Poshtëm i Tetovës, për arsye se gjatë kryerjes së kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar armë zjarri pistoletë ,,CZ,, me një kornizë me 8 plumba dhe një kornizë tjetër të mbushur me 9 plumba, të cilat i ka pasur në një çantë të zezë dhe të njëjtat i ka poseduar pa leje, njofton Flaka Personi R.S. ka qenë duke udhëtuar me taksi veturë të cilën e ka drejtuar 54-vjeçari…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në emisionin ‘Top Tema’ në TV Telma deklaroi se sistemi arsimor nuk i përgjigjet nevojave reale të ekonomisë. “Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në universitet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev. Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me licencat e universiteteve, që janë në numër të madh në shtet, Angjushev tha se Qeveria e tashme nuk dha licenca për universitete të reja. Ajo që kjo Qeveri bëri është se nuk dhamë licenca të reja për universitete të reja” tha Angjushev duke thënë se licencat…
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot ka shfaqur shpresë se pranimi i vendit në NATO nuk do të ndikojë në zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme parlamentare. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nëse zgjedhjet mund të shtyhen, Shekerinska ka thënë se vendimi është sjellë, ka konsensus dhe punohet në atë që zgjedhjet të jenë më 12 prill. E pranoj qëndrimin e shumicës thënë në takimin e liderëve se 30 vite punojmë në dy prioritete strategjike, anëtarësimi në NATO dhe BE. “Këto prioritete janë mbi gjithçka. Absolutisht konsideroj se duhet të bëjmë gjithçka që është në forcën tonë me kohë…
Kryeministri Zoran Zaev pret ratifikimi i protokollit për anëtarësimin në NATO në Parlamentin në Spanjë të përfundojë deri në fund të janarit dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në kohë të bëhet anëtare e Aleancës. “Është mirë që pati zgjedhje të suksesshme në Spanjë. Fitoi e majta ime. Konstituimi i Parlamentit është më 3 dhjetor dhe deri në fund të dhjetorit apo janarit duhet të përfundojë procedura e ratifikimit dhe jam i bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut me kohë do të jetë anëtare e NATO-s”, tha kryeministri. .
Një foshnjës nëntëmuajshe me atrofi muskulore kurrizore dje në Klinikën për sëmundje të fëmijëve i është dhënë ilaçi “Spinraza”. Bëhet fjalë për zbatimin e parë të këtij ilaçi më të ri në vendin tonë, i cili përdoret për trajtim të fëmijëve dhe pacientëve të rritur të cilët e kanë atë sëmundje. Kjo terapi më bashkëkohore jepet në vendet më të zhvilluara të botës, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili e vizitoi atë institucion shëndetësor publik. “Foshnja nëntë muajshe e cila gjatë ditës së djeshme e mori terapinë ndjehet mirë. Gjashtë fëmijët tjerë me orar adekuat do ta…
Propozim ligji për tubime publike që sot ishte në rend dite të seancës qeveritare është tërhequr për shkak reagimeve të qytetarëve. Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media kushtuar Buxhetit për vitin 2020, tha se i kanë dëgjuar reagimet e qytetarëve dhe se menjëherë kanë reaguar. “I dëgjuam reagimet e qytetarëve dhe menjëherë reaguam. I dëgjuam qytetarët, sektorin joqeveritar, ta shohim si e bëjnë këtë demokracitë. Menjëherë në seancën e cila filloi sot sillet vetëm buxhetin dhe sollëm vendim menjëherë e tërhoqëm propozim ligjin për tubime publike”, deklaroi kryeministri. .
Bashkëshortja e Zoran Verushevskit, Sonja është dëmshpërblyer me 17 mijë euro për 175 ditë të kaluara në paraburgim për rastin “Puç”, ka bërë të ditur 360 shkallë, transmeton SHENJA. Përndryshe, Verushevski, ish drejtori i DSK-së dhe këshilltar aktual për siguri i kryeministrit Zoran Zaev mori dëmshpërblim prej mbi 2.5 milionë denarë për rastin “Puç”. Ai u arrestua menjëherë pas bombave me akuzat për posedim të armës zyrtare, dhe më pas për tradhti dhe spiunazh.
Pensionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga viti 2020 do të kenë rritje nga 700 deri në 730 denarë, njoftoi kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Financave, Nina Angellovska, të cilët diskutojnë për buxhetin e vitit të ardhshëm, raporton TV21. Aktualisht pensioni minimal në Maqedoninë e Veriut është 8490 denarë, ndërsa ai mesatar është 14.000 denarë.

