Kryeministri Zoran Zaev pret ratifikimi i protokollit për anëtarësimin në NATO në Parlamentin në Spanjë të përfundojë deri në fund të janarit dhe Republika e Maqedonisë së Veriut në kohë të bëhet anëtare e Aleancës.
“Është mirë që pati zgjedhje të suksesshme në Spanjë. Fitoi e majta ime. Konstituimi i Parlamentit është më 3 dhjetor dhe deri në fund të dhjetorit apo janarit duhet të përfundojë procedura e ratifikimit dhe jam i bindur se Republika e Maqedonisë së Veriut me kohë do të jetë anëtare e NATO-s”, tha kryeministri. .



