Propozim ligji për tubime publike që sot ishte në rend dite të seancës qeveritare është tërhequr për shkak reagimeve të qytetarëve.
Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencë për media kushtuar Buxhetit për vitin 2020, tha se i kanë dëgjuar reagimet e qytetarëve dhe se menjëherë kanë reaguar.
“I dëgjuam reagimet e qytetarëve dhe menjëherë reaguam. I dëgjuam qytetarët, sektorin joqeveritar, ta shohim si e bëjnë këtë demokracitë. Menjëherë në seancën e cila filloi sot sillet vetëm buxhetin dhe sollëm vendim menjëherë e tërhoqëm propozim ligjin për tubime publike”, deklaroi kryeministri. .



