Author: Hamdi Kumanova

Histori që të rrëqëthin trupin dalin nga Lagja e Trimave çdo herë që vizitohet ky vendbanim, ku katër vite më parë një përleshje e armatosur tmerroi gjithë rajonin, shkruan gazeta Lajm. Rasti i Besnik Ajdinit, është vetëm një dëshmi për atë cfarë përjetuan banorët. Ai u arrestua nga policia ditën e parë të luftimeve derisa po largohej nga lagja bashkë me familjen. Besniku u mbajt për 30 muaj në burg pa faj dhe më pas u la i lirë, pasi nuk u gjetën prova kundër tij. Arrestimi i tij pa faj nuk ishte dëmi i vetëm. Luftimet e 9 dhe…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim, Shtabi Qëndror Zgjedhor partiak, shefat e shtabeve komunale partiake, Kryesia qëndrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, bashkë me të gjithë përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe lokal, fuqishëm mbështet kandidaturën konsensuale të kandidatit të përbashkët për President Stevo Pendarovski në rrethin e dytë zgjedhor më 5 maj. Arsyet janë po ato të cillat i kemi shprehur në vazhdimësi. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për një President që përkrah integrimin e vendit në NATO, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, që përkrah Marrëveshjen e Ohrit dhe barazinë gjuhësore dhe që gjen partneritet në Washington dhe…

Lexo më Shumë

Morën lëvdata për Marrëveshjen e Prespës si shembull i mirë i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, por delegacioni i kryesuar nga Kryeministri Zoran Zaev u kthye nga Samiti i Berlinit pa premtimin e sigurt se qershori do të jetë muaji kur do të marrim datë për fillim të negociatave aderuese. Fjalën “qershor”, kryeministri tashmë e ka zëvendësuar me fjalën “verë”. “Porositëm se stabiliteti dhe reformat që i bëjmë, patjetër të kuptohen si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e BE-së për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut gjatë verës”, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndonëse zgjerimi i…

Lexo më Shumë

Në 15 vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Europian, komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn vlerëson se është koha për finalizimin e këtij projekti historik duke integruar dhe Ballkanin Perëndimor. Në një postim në twitter, Hahn shkruan se sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta. “Sot ne festojmë 15 vjetorin e zgjerimit të BE-së, një projekt ambicioz në bazë të përpjekjeve të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ribashkuar kontinentin europian dhe për të ruajtur paqen, prosperitetin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e BE-së. Ky vizion u bë realitet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut kishte përparim të madh posaçërisht nga viti 2016 dhe këtej. Megjithatë, gjithmonë nga ana jonë është thënë qartë se përparimi i vërtetë mund të shihet në kriteret e sundimit të së drejtës dhe se kjo paraqet bazë për nisjen e bisedimeve”, thotë në intervistë për AIM, ambasadori i Francës në vend Christian Thimonier. Ai në intervistë flet edhe për Strategjinë e Ballkanit Perëndimor që u publikua dje nga Franca, pas samitit jofromal të Ballkanit Perëndimor në Berlin, që e organizoi presidenti Emmanuel Macron dhe kacelarja gjermane Angela Merkel. Thimonier thotë se Strategjia vërteton përkushtimin e Francës në…

Lexo më Shumë

Marshe protestuese në organizim të shumë sindikatave do të mbahen sot në Shkup, si pjesë e shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës 1 Maji, që tradicionalisht në botë festohet në nder të përkujtimit të luftës së punëtorëve për avancimin e të të drejtave. Marshi do të fillojë në orën 11:00 prej para ndërtesës së LSM-së pas çka do të vazhdojë para Kuvendit, ndërsa do të përfundojë para Qeverisë ku do të lexohet manifesti i 1 majit, me të cilin do të kërkohet zgjidhje e shpejtë e të gjitha punëve të pazgjidhura nga Ligji për marrëdhënie të punës dhe Marrëveshja e…

Lexo më Shumë

Në BE të gjithë e kanë të qartë se këtë vit Maqedonia e Veriut duhet të fillojë negociatat para-aderuese, duhet të ketë vendim, ndërsa kur do të merret ky vendim varet nga një gërshetim rrethanash – në njërën anë është vazhdimi i zbatimit të reformave të brendshme, në anën tjetër janë ngjarjet në vetë Bashkimin Evropian, në shtetet anëtare e së cilës kanë filluar fushatat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian, njofton Nova Tv. Burime qeveritare, sot në brifing, duke iu referuar samitit joformal për Ballkanin Perëndimor, i cili nën udhëheqjen e Angela Merkel dhe Emanuel Makrob u mbajt në Berlin, shprehin…

Lexo më Shumë

Sot mbushen 7 vjet që kur në një aksion policor u arrestuan më shumë se 20 persona të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë ku në mesin e tyre kishte edhe gra. Sipas deklaratës nga ekipi i MPB-së së atëhershme të arrestuarit ishin radikalë islamistë të cilët kishin marrë pjesë në vrasjen e pesëfishtë në Smillkovë me qëllim që të shkaktojnë pasiguri dhe frikë te qytetarët e Maqedonisë, njofton Portalb. Më 12 prill të vitit 2012-të, Filip Sllavkovski, Aleksandar Nаqevski, Cvetanço Acеvski, Kire Tërpkovski dhe peshkatari Borçe Stevkovski u gjetën pa shenja jete në Liqenin e Smillkovës, në rrethin e Shkupit. Për rastin…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE thuhet se “Maqedonia qershorin e kaluar nuk mori datë për bisedime. Datë për bisedime s’ka as këtë qershor. Vend që është bllokuar në fundin e listave të korrupsionit dhe nuk mund të shpresojë për anëtarësim në BE”. Sipas VMRO-DPMNE-së vendi është që udhëhiqet nga kriminelë të amnistuar që punojnë sipas parimit “një euro për kishë, një euro për vicen” nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian. “Ky është çmimi që e paguajnë qytetarët për gënjeshtrat e Zoran Zaev dhe ushtarit të tij Stevo Pendarovski”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNEshtojnë se Stevo…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në debatin e mbrëmshëm në Kumanovë, në kuadër të fushatës presidenciale për mbështetjen e Stevo Pendarovskit, tha se ai nuk është më kryetar i Këshillit për Reforma Gjyqësore. Ai i dha këtë përgjigje një pjesëmarrësi i cili tha se një kryeministër nuk duhet të udhëheq një komision të tillë, transmeton Nova Tv. “Unë dhashë dorëheqje nga Këshilli për Reforma Gjyqësore, nuk jam më kryetar. M’u desh të isha në fillim të lëvizjes që të zhvillohet, dhe tani në atë pozitë është ministrja e drejtësisë Renata Trenevska Desoska”, tha Zaev për qytetarët e pranishëm. Kryeministri Zaev, në krye të…

Lexo më Shumë

Sot për vizitë në Shtabin qytetar ishin studentët e kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanoska-Davkova. Ajo, siç qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, realizoi takim të shkurtër me ta, nga të cilët mori mbështetje për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj, ndërsa i dhuruan edhe portret, të cilin vetë ata e kanë punuar. Siljanoska-Davkova theksoi se pikërisht studentët  janë krenari dhe shpresa e saj, si dhe të rinjtë janë e ardhmja e Maqedonisë. .

Lexo më Shumë

LSDM nëpërmjet një kumtese ka reaguar lidhur me akuzat e partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE duke thënë se “gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së kishte çmimin rekord”. “Qytetarët e mbajnë mend se pikërisht gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së dhe regjimit të Nikolla Gruevskit qytetarët paguanin derivate më shtrenjtë që nga pavarësia e shtetit”, thonë nga LSDM. Sipas LSDM-së, viti 2012 do të mbahet mend si viti kur derivatet e naftës arritën çmimin më të madh kur qytetarët për një litër EUROSUPER paguanin 89 denarë. “Në vend se ta gënjejë opinionin, VMRO-DPMNE duhet të dijë se çmimin e naftës nuk e cakton as LSDM as…

Lexo më Shumë