Në zgjedhjet presidenciale të mbajtura në dy raunde në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku fitues u shpall Stevo Pendarovski nuk munguan as urimet e ndërkombëtarëve ndaj kandidatit të cilin e përzgjodhën banorët. Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johanes Hahn Hani ia uroi fitoren Pendarovskit Komisari evropian për zgjerim Johanes Han ia uroi fitoren presidenti të sapo zgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovskit. “Urime deri te Stevo Pemdarovski për zgjedhjen e tij për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut me padurim pres bashkëpunim të vazhdueshëm për agjendën e BE-së në kontekst…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president i Maqedonisë së Veriut. Ai përmes një shkrimi në Facebook tha se Kosova është gjithmonë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut. “Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë…
Kreu i Kishës katolike të Romës, papa Fraçesku nesër në kuadër të vizitës së tij të parë në vend, do të mbajë liturgji të shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup. Liturgjinë mund ta përcjellin vetëm qytetarët që kanë bileta, ndërsa hyrjet në hapësirën e liturgjisë drejt sheshit do të jenë të hapura nga ora 6 deri në ora 9. Liturgjia prite të përfundojë deri në ora 13. Në zonë do të hyhet përmes nëntë hyrjeve, në të cilat MPB-ja do të kryejë kontroll të sigurisë të gjithë qytetarëve, si dhe kontroll të letërnjoftimeve apo pasaportave, në të cilat do të…
Presidenti Ilir Meta ka telefonuar sot Stevo Pendarovskin. Burimet konfirmojnë se Presidenti Meta sapo i ka telefonuar Stevo Pendarovski duke e uruar për suksesin e tij në zgjedhjet presidenciale të sotme duke shprehur bindjen në bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen jo vetëm midis dy vendeve por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Stevo Pendarovski është kandidat i Lidhjes Social Demokrate i mbështetur edhe nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një sërë partish të tjera më të vogla e organizata joqeveritare. Stevo Pendarovski zhvilloi një fushatë me konceptin “Një shtet për të gjithë”, një shtet ku nuk do…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku 63 vjeçari Alfond Ndoka mësohet të jetë plagosur pas një sherri me thikë, në një lokal. Sipas policisë, i moshuari është konfliktuar me shtetasin Vatej Lisaj, 43 vjeç i cili është arrestuar nga policia menjëherë pas ngjarjes. I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës. “Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L,…
Në këtë ditë të parë të Ramazanit dua që të gjithë besimtarëve myslimanë në vendin tonë, nga thellësia e zemrës, t’jua uroj fillimin e agjërimit dhe të lutem që ky muaj të jetë i mbarë dhe i dobishëm për të gjithë besimtarët myslimanë. Agjërimi, përtej një kufizimi fizik, aq më shumë është një përkushtim shpirtëror, që synon ngritje sublime shpirtërore. Nisur nga kjo, uroj që agjërimi të jetë edhe një mënyrë e përafrimit, dashurisë dhe respektit ndërmjet të gjithë besimtarëve dhe, në përgjithësi, qytetarëve të vendit tonë. Paçi paqe në familjet tuaja dhe agjërim të mbarë e të devotshëm! …
Tash, kur i kemi mbledhur informacionet e shumicës së shtabeve të Alternativës, jemi këtu që ta themi fjalën tonë përkitazi me këto zgjedhje, për procesin zgjedhor, si dhe për fituesin e këtyre zgjedhjeve presidenciale. Nga informacionet e shtabeve tona lokale, që tashmë kanë arritur në shtabin qendror të Alternativës, zgjedhjet presidenciale, edhe të rrethit të parë, por edhe të këtij raundi, ishin korrekte, të drejta dhe nuk janë shënuar incidente, që do të mund ta dëmtonin kredibilitetin e procesit zgjedhor. Në këtë mënyrë shteti, kësaj radhe, e ka dhënë provimin e pjekurisë demokratike, ndërsa ky proces ishte dëshmi se kjo…
Në selinë e VMRO-DPMNE-së, në të cilën edhe përpunohen të dhënat rreth zgjedhjeve presidenciale, për dallim nga rrethi i parë, sot është më qetë dhe është gjysmë e zbrazët. Në qendrën për konferenca të selisë së kësaj partie janë dhjetëra gazetarë, të cilët raportojnë për rezultatet e para të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti, ndërsa nuk vërehen prani e madhe e anëtarëve të partisë opozitare. Në raundin e parë pas rezultateve të para në selinë e VMRO-DPMNE-së kishte muzikë patriotike, ndërsa anëtarët e Unionit të Rinisë të kësaj partie janë fotografuar para selisë dhe këndonin këngë. Ndërsa…
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe sekretari gjeneral i partisë, Arben Taravari sot nuk votuan për president të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse ASH bëri thirje për të votuar, ata zgjodhën bojkotin duke dëshiruar që Maqedonia mos të zgjedh president të shtetit ku vendi të mos merr as ftesë për në BE. Ndryshe qytetarët sot treguan pjemuri politike duke kaluar censuin ku sonte Maqedonia e Veriut do të zgjedh presidentin e saj./TS
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur jehon të konsiderueshme në masë, transmeton Almakos. Nga rezultatet fillestare në KSHZ, në Zhelinë, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska fiton 38 vota ose 1.73 %, ndërsa kandidati i LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka fituar 2.122 vota ose 96.45 %. Ndërsa vota të pavlefshme janë 40 ose 1.82 % e votave të numëruara. Rezultatet në orët në vijim pritet që të ndryshojnë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka pasur jehon të konsiderueshme në masë, transmeton Almakos. Nga rezultatet fillestare në KSHZ, në Gostivar, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska fiton 2.689 vota ose 24.73 %, ndërsa kandidati i LSDM-së dhe partive në pushtet, Stevo Pendarovski ka fituar 7.858 vota ose 72.26 %. Ndërsa vota të pavlefshme janë 327 ose 3.01 % e votave të numëruara. Rezultatet në orët në vijim pritet që të ndryshojnë.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbaroi. Gara midis dy kandidatëve për president si duket po tregon për epërsinë e Stevo Pendarovskit, shkruan Almakos. Nga rezultatet e para në KSHZ, Stevo Pendarovski ka fituar 58.66 % të votave ose 86.807, ndërsa Gordana Siljanovska ka fituar 38.03 % të votave ose 56.273. 4.907 vota ose 3.32 % deri më tani janë të pavlefshme.

