Gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë ndodhur gjithsej 16 aksidente në të cilat një person është lënduar më rëndë, ndërsa 17 kanë kaluar me lëndime më të lehta trupore, tregojnë të dhënat nga buletini i SPB Shkup. Gjatë ditës së djeshme në Shkup janë sanksionuar katër shoferë për vozitje të automjetit para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet, ndërsa një shofer për kalim në udhëkryq në dritën e kuqe. Policia e trafikut ka dhënë 14 dënime për parkim të parregullt, ndërsa karrotreci ka marrë 10 automjete.
Author: Hamdi Kumanova
Autobusi i cili ka transportuar tifozët e klubit të basketbollit Rabotniçki është gjuajtur me gurë në afërsi të hotelit “Hilton” në Aerodrom, pas ndeshjes me MZT Skopje në sallën “Jane Sandanski”, kanë konfirmuar nga MPB për SDK. Ende nuk ka detaje nga sulmi, por jo zyrtarisht, gjatë kthimit nga ndeshja, mbi autobusin janë hedhur gurë, ndërsa ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar në spital me ndihmë të shpejtë. MZT Skopje e fitoi Rabotniçkin me rezultatin 85-63.
Nëpërmjet njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM thuhet se “realiteti politik është se Mickoski është i mposhtur në zgjedhjet lokale dhe presidenciale dhe në vend të Ivanov kemi president të vërtetë që na çon para”. Sipas LSDM-së qytetarët më 5 maj porositën se nuk duan bllokim, kthim prapa dhe regjim. “Vullneti i qytetarëve është i qartë, qytetarët duan përparimi të vazhdojë me të ardhme të sigurt, anëtarësim në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM. Nga LSDM shtojnë se për këtë shkak kanë përkrahur Pendarovskin dhe se kjo është realiteti politik që nuk varret nëse Mickosk pranon. “Arsyet për humbjen…
Një numër i madh i akademikëve nga Ballkani, më 2-3 maj 2019, morën pjesë në punëtorinë me temë “E djeshmja, e sotmja dhe ardhmja e turkologjisë në Ballkan”, e cila u organizua nga Universiteti i Trakisë në Qendrën e Kongreseve Ballkanike. Në mesin e pjesëmarrësve të shumtë nga vendet e Ballkanit, Universitetin e Tetovës e përfaqësuan Prof. Dr. Adnan Ismaili, drejtues dhe ligjërues në departamentin e Filologjisë Orientale dhe Prof. Dr. Sulejman Baki, po ashtu ligjërues në departamentin e Filologjisë Orientale në Universitetin e Tetovës. Në mesin e shumë diskutimeve e debateve që u zhvilluan, edhe profesorët e UT-së ishin…
Pas vdekjes së nëntetares shqiptare, 32-vjeçare Zarife Hasanajt ka reaguar edhe Komandati i Forcave të Armatosura në Letoni, Leonid Kalinis. Në një dalje për mediat, Kalinis informoi mbi atë ç’ka u regjistrua mëngjesin e sotëm në bazën Adazi. Ai theksoi se ende është e paqartë se si ka ndodhur shpërthimi i minës, që i mori jetën 32 vjeçares shqiptare, ndërsa njoftoi se policia vendase dhe forcat e armatosura kanë nisur hetimet mbi shpërthimin. Sakaq mësohet se ndërsa hetimi është në proces, është ndërprerë trajnimi në bazën ushtarake në Adazi, derisa të përcaktohen shkaqet e asaj ç’ka ndodhi. “Ka një trajnim…
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale ka përçuar një mesazh të qartë për të gjitha partitë politike, thonë njohësit e zhvillimeve politike në Shkup. Sipas tyre, leksoni fillon nga koncepti qytetar, ai për një ardhmëri euroatlantike si rruga më e sigurt deri te fitorja. Ndërkohë që opozita maqedonase, theksohet se duhet të dalë nga gëzhoja nacionaliste. Besa Arifi, njohëse e çështjeve politike, për Radion Evropa e Lirë konsideron se fitorja e Stevo Pendarovskit për president të Maqedonisë, si kandidat konsensual i socialdemokratëve dhe partive politike shqiptare, dëshmoi mbështetjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për konceptin e bashkimit drejt një ardhmërie euroatlantike. “Në fillim…
Katedra e Sociologjisë e Universitetit të Tetovës, përmes një organizimi nga Klubi i sociologëve “Fehmi Agani”, iu bashkua sot shënimit të 20 vjetorit të vdekjes së profesorit të shquar të sociologjisë, Prof. Dr. Fehmi Agani. Sot mbushen dy dekada nga vrasja e filozofit, sociologut, politikologut dhe akademikut shqiptar Fehmi Agani, i cili ka lënë gjyrmë të pashlyeshme jo vetëm në shtetndërtimin e Kosovës, por edhe në çështjen shqiptare në përgjithësi. Dekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Ibish Kadriu e çmoi lartë figurën e sociologut Fehmi Agani. Sipas tij, Agani radhitet si njëri nga intelektualët më të mëdhenj…
Aleanca për Shqiptarët ka uruar zgjedhjen e Stevo Pendarovskit për president të vendit, pas fitores në zgjedhjet e djeshme. “Falënderojmë qytetarët që shprehën Sovranitetin në format e tyre. Urojmë Stevo Pendarovskin!”, thekson kjo parti. Sipas saj, Demokracia është vullnet shumice në duart e sovranit, e tillë ishte edhe zgjedhja e djeshme e Presidentit të shtetit. “Ne urojmë të gjithë qytetarët që shprehën sovranitetine tyre, gjithsecili në formën e vet. Në fund të fundit kjo është demokracia. Ndërsa z. Pendarovski i urojmë zgjedhjen për President të RMV. Urojmë që ky institucion të frymojë në frymën e realitetit etnik që ka RMV…
Pas disa vitesh paralajmërime, shteti përfundimisht ka vendosur të fillojë projektimin e rrugës së re ekspres nga Manastiri deri në kufirin Maqedoni-Greqi. Greqia qysh para disa vitesh e ka ndërtuar rrugën e re ekspres deri në kufi dhe po pret që autoritetet e Maqedonisë të përfundojnë punën e tyre për të vënë në funksion Korridorin Pan-Evropian 10d. Rruga e ardhshme ekspres nga Manstiri në Mexhitli duhet të sigurojë lidhje të shpejtë të vendit tonë me portin Igumenicë në detin Jon, por dhe kohë më të shkurtër të udhëtimit nga rajoni i Pellagonisë në Selanik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. “Është nënshkruar kontratë me një…
Nga zgjedhjet dalin dy porosi të mëdha, se vendi tre herë me radhë ka treguar se janë të mundshme zgjedhjet demokratike në atmosferë të qetë, të hapur dhe të civilizuar, por se edhe shumica e qytetarëve dëshirojnë të shkojnë përpara dhe vendi të integrohet në NATO dhje BE, thotë ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për televizionin grek ANA-MPA, duke i komentuar rezultatet e zgjedhjeve të djeshme dhe fitoren e Stevo Pendarovskit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Për perspektivën evropiane, ministrja e Mbrojtjes në intervistën thotë se pritjet nga Samiti në qershor janë të mëdha, jo për këtë…
Kryeministri Zoran Zaev sot konfirmoi se pas zgjedhjeve presidenciale do të ketë ndryshime për të mënjanuar dobësitë në pushtetin ekzekutiv, duke filluar nga Qeveria, zëvendës ministrat, sekretarët shtetërorë, vertikalisht në institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, shoqatat aksionare në pronësi të shtetit, por edhe në LSDM, transmeton Portalb.mk. “Nga sot do të filloj të bëj analiza, sigurisht në konsultime të caktuara me bashkëpunëtorët e parë, për shkak se gajreti dhe shqetësimi është kryesisht imi. E dini që zgjedhjet duhet të përmbyllen, me shpallje zyrtare nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve me vetë raportin, që pastaj të fillojmë me këto procedura. Unë jam kompetent për…
Vlerësimi preliminar i Asociacionit Civil “MOST” është se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president të shtetit, qytetarët edhe këtë herë në numër të nevojshëm, lirshëm dolën ta japin votën e tyre, ndërsa votimi është zbatuar në atmosferë të drejtë dhe demokratike, transmeton Portalb.mk. “Gjatë ditës së zgjedhjeve janë vërejtur vetëm disa raste të izoluara të parregullsive të cilat nuk kanë ndikuar në kualitetin e procesit zgjedhor”, theksoi kryetari i MOST, Darko Aleksov. Ai theksoi se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vepruar në katër ankesat që i ka ngritur VMRO-DPMNE-ja në lidhje me keqpërdorimet potenciale të resurseve shtetërore…

