Author: Hamdi Kumanova

Në Stacionin policor-Shtip herët në mëngjes, në orën 3:05, nga ana e ekipit të Ndihmës së shpejtë mjekësore është paraqitur se në rrugën “Zhelezniçka” ndodhet një foshnje e vdekur nëntëmuajshe. Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova informoi se nga ana e nëpunësve policorë në SPB-Shtip është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar se ditën e njejtë rreth orës 3:00, 32-vjeçarja E.M., nënë e foshnjës, ka vërejtur se foshnja nuk ka shenja jete prandaj ka thirr ekipin e Ndihmës së shpejtë, ndërsa nga ana e tyre është konstatuar vdekja. Nga biseda me nënën e foshnjës dhe vjehrrit të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në përgjigje të gazetarëve paralajmëroi se nesër do të ketë takim për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike. Ai pret që gjatë ditës së nesërme të arrihet marrëveshje me opozitën. “Nesër do të mbahet takimi i ardhshëm. Më njoftoi ministrja se ka dëgjuar nga kryetari i grupit negociues të partisë më të madhe opozitare. Nesër do të kenë takim”, tha Zaev. Ai shpreson se të arrihet marrëveshja për Ligjin për prokurori publik që ka të bëjë me të ardhmen e PSP-së. “Sipas meje ka një hap dhe shpresë se të dyja palët do të arrijnë marrëveshja sepse…

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të shiut në Strugë dhe rajon, uji nga ujësjellësi i qytetit është turbulluar dhe nuk duhet të përdoret. Nga Ndërmarrja Ndërkomunale Publike “Proaqua” në Strugë, thonë se po punojnë në sanimin e këtij problemi dhe pastrimin e ujit. “Kërkojmë nga të gjithë përdoruesit që të marrin parasysh këtë njoftim dhe të mos e përdorin ujin derisa të njoftohet e kundërta”, thonë nga ndërmarrja. Në njoftim ata theksojnë se ka pasur takime me përfaqësues të kompanisë “MHE Hidrocentrale”, që janë angazhuar se problemi do të zgjidhjet përfundimisht deri në fund të vitit dhe nuk do të ketë të tilla…

Lexo më Shumë

Policia gjermane në Dresden ka shkatërruar një bandë kriminale që merrej me trafik droge. Bandës i është sekuestruar gjithsej 450 kilogramë hashash. Hetimet ndaj anëtarëve të bandës së drogës kishin nisur që në vitin 2018, ndërsa tashmë 3 shqiptarë janë paraqitur në gjykatë. Prokurori Deri von Borries tha se tre shqiptarët e paraqitur në bankën e të akuzuarve janë përgjegjës për transportimin e 450 kilogramë lëndë narkotike. Shqiptarët e prangosur janë Florind T. 33 vjeç, vëllai i tij Lisander T. 24 vjeç dhe bashkëpunëtori i ngushtë i vëllezërve Erblin F. 38 vjeç, shkruan gazeta e përditshme gjermane “Bild”. Previous Next…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek udhëkryqi për rrugën lokale ka ndodhur një aksident, në të cilin lëndime të rënda ka marrë një person. Siç njoftojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur mes makinës “Tico” me targa të Shkupit, e drejtuar nga SH.I (40) nga fshati Debërcë e Tetovës dhe makinës “Volkswagen” me targa të Tetovës, e drejtuar nga R.M (64) nga fshati Tearcë. Nga ky aksident është lënduar shoferi SH.I, i cili me makinën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa më pas është transferuar në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Nga MPB…

Lexo më Shumë

Në kuadër të shënimit të Ditës së policisë së Maqedonisë, 7 maji, sot delegacioni i institucioneve, partive politike, shoqatave, si dhe familjet dhe miqtë i vizituan varrezat e disa policëve që ndërruan jetë në mënyrë tragjike nga rajoni i Tetovës. Në qarkun e Stacionit policor për siguri të komunikacionit rrugor u vendos lule para bustit memorial të Coki Stojanovskit, polic i vdekur në vitin 2001. Me vendosen e kurorave me lule u nderua edhe Sasho Samojlovski dhe Zharko Kuzmanovski, të dy pjesëtarë të njësitit special të policisë së Maqedonisë nga rajoni i Tetovës të cilët ndërruan jetën më 9 maj…

Lexo më Shumë

Për shkak të vizitës së papa Françeskut rruga deri te Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ishte e mbyllur për komunikacion prej nga ora 7:30 deri në orën 9, për çka të gjithë udhëtarët të cilët kanë fluturime në mëngjes është dashur të arrijnë në aeroport deri në orën 7. Siç kumtoi koncesioneri i aeroportit TAV Maqedoni,udhëtarët të cilët kanë fluturime gjatë mbrëmjes, duhet të arrijnë më së voni deri në orën 15:30 sepse nga ora 16:15 rruga deri në aeroportin e Shkupit do të jetë përsëri e mbyllur për qarkullim. Detaje lidhur me regjimin e komunikacionit nga aeroporti deri në Shkup…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot do ta shënojë 7 Majin – Ditën e policisë së Maqedonisë. Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një video porosie ka thënë se angazhimi i tij primar ka qenë që të kthejë autoritetin e MPB-së dhe policisë tek qytetarët. “Para dy viteve qëllimi im si ministër ishte ta kthejë autoritetin e Ministrisë dhe t’u mundësojë të punësuarve që në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi t’i kryejnë të gjithë detyrat punuese. Gjatë dy viteve të kaluara si ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u angazhova për zgjidhjen e të…

Lexo më Shumë

Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se shteti i tij Kosovën e ka njohur në përputhje me interesin strategjik të Maqedonisë. Presidenti i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se pozicioni i shtetit të tij karshi Kosovës nuk ndikon në marrëdhëniet me Serbinë. Në një intervistë dhënë për gazetën serbe “Politika”, Pendarovski, ka thënë vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Maqedonisë së Veriut është bërë në përputhje me orientimet strategjike të shtetit të tij. “Ne kemi njohur pavarësinë e Kosovës dhe e kemi bërë këtë vendim në përputhje…

Lexo më Shumë

Hfz. Bajram Ajeti Filluan punimet, dhe u vu gurëthemeli i ndërtimit të “SHKOLLËS SË KUR’ANIT FISNIK” në Likovē. Falënderim i veçant i takon pronarit të truallit / tokës / vendasit të Likovës i cili është në diasporë z.Alil Alili i cili e dhuroi tokën për ndërtimin e këtij objekti, Allahu t’i jep shëndet jetë lumtur atij familjes së tij të gjitha të mirat që i dëshiron zemra e tij për dy botërat,kurse prindêrve haxhi Jakupit dhe nënës së tij haxhi Rafetes, Allahu t’ua dhuron XHENNETU- EL FIRDEVSIN. E falēnderojmë nga zemra këshillin inicues për vendimin e ndërtimit tē këtij tempulli…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “pas 5 majit në Maqedonia ka një realiteti politik të ri”. Ata thonë se VMRO-DPMNE edhe një herë u tregua se është parti politike me besimin më të madh te populli. “Më 5 maj i amnistuari Zoran Zaev mori shuplakë nga qytetarët, të cilët në mënyrë të qartë shprehën qëndrimin e tyre se janë për ndryshime”, thonë nga VMRO-DPMNE Sipas tyre qytetarët treguan se e kanë mjaft me premtime të parealizuara, qeverisje kriminale ku buxheti përdoret vetëm për pasurimin e funksionarëve të LSDM dhe familjarëve të tyre. “Qytetarët thanë jo…

Lexo më Shumë