Komisioni për Antikorrupsion do të kontrollojë 36 punësime në Drejtorinë e të Ardhurave Publike që janë bërë përmes Agjencisë për punësime të përkohshme. Në mes të punësuarve është edhe Katerina Kotevska e shoqja e drejtorit të burgut në Shuto Orizares, Gjoko Kotevski, dhe Katerina Jakimovska, motra e deputetes Tanja Kovaçev. Nga drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska, zyrtarët e antikorrupsionit do të kërkojnë rishqyrtim të mëtejshëm të mënyrës se si janë punësuar këto persona dhe do të lajmërojnë Qeverinë për të ndaluar praktikën e angazhimit masiv të personave përmes agjencive për punësime të përkohshme, sepse egzistojnë dyshime se ka të bëjë…
Author: Hamdi Kumanova
Një makinë në të cilën brenda kanë qenë katër persona, mbrëmë ka përfunduar në një sallon për mobilie në Strumicë. Personat që kanë qenë në makinë kanë marrë lëndime trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë. Qytetarët e Strumicës thonë se nuk habiten nga aksidente të tilla, pasi sipas tyre, shoferët në këtë qytet vozitin me shpejtësi më të madhe. https://www.facebook.com/strumicadenes/videos/2403028059716961/
Shitore për krepa ku do të ketë zbritje nëse zgjidhet krep me gjuhë të shenjave, dhomë për relaksim të profesorëve dhe nxënësve nervozë për të cilën do të blihet biletë nga letra e ricikluar, ombrellë për qetësim të agresionit tek fëmijët, bexh i lidhur me telefon celular i cili do të aktivizohet në rast të sulmit. Këto janë ide biznesi të disa nga 20 kompanive të nxënësve me të cilat garojnë 100 nxënës të shkollave të mesme nga 11 shkolla të mesme nga vendi në garën nacionale në Shkup, në organizim të “Xhunior açivment Maqedoni”. në Në koncipimin e kompanive,…
Komisioni për Antikorrupsion në seancën e sotme ka mbyllur disa lëndë, për të cilat konfirmoi se ka pasur nepotizëm dhe konflikt të interesave, tek disa ish-funksionarë, por për shkak të vjetërsisë së lëndëve, Komisioni nuk ka kompetenca të veprojë. Në mesin e lëndëve që janë mbyllur dhe arkivuar sot ishin edhe lidhur me kryetarin e Komunës së Lozovës, Orce Cvetkovski, i cili në periudhën 2009 deri 2013 kur ka qenë kryetar komune, ka ndikuar në punësimin e nipërve dhe kushërinjve të tij në institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore. Nga Komisioni për Antikorrupsion thanë se nuk mund të veprojnë mbi këto lëndë,…
Maqedonia e Veriut ka shënuar 9 Majin, Ditën e Evropës, me shpresë se në qershor do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin vendit në Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri për çështje të Integrimeve Evropiane, Bujar Osmani, si organizator i mëngjesit tradicional me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, ka theksuar se vendi me përparime të mëdha ka ecur drejt BE-së dhe se pret që edhe BE-ja të afrohet me Maqedoninë e Veriut. “Kemi ecur përpara me hapa të mëdhenj drejt BE-së dhe presim tani që BE-ja të vijë më afër nesh me vendim për hapjen e negociatave”, ka theksuar…
Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do të ndryshojë raportet e këtij institucioni me Qeverinë, por edhe me komunitetin ndërkombëtar, bazuar sipas vlerësimeve të njohësve të çështjeve politike. Paraprakisht, edhe partitë në pushtet të udhëhequra nga LSDM-ja, që e kishin nominuar dhe zgjedhur për president, kanë thënë se me Stevo Pendarovskin në krye të shtetit, Maqedonia e Veriut do të vazhdojë kursin euroatlantik të qeverisë dhe si dhe konceptin e saj, “Një shoqëri për të gjithë”. Albert Musliu, analist dhe drejtues i shoqatës, “Iniciativa Demokratike” beson se vendi përfundimisht do t’i jap fund bllokimit të procesit të…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka reaguar ndaj konkluzës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 8 maji, me të cilën vlerësohet puna e Radiotelevizionit të Maqedonisë, në të cilën thuhej se RTVM nuk i ka përmbushur standardet profesionale dhe etike për sigurimin e pavarësisë redaktuese, paanshmërisë dhe objektivitetit gjatë informimit. “Është e pakontestueshme se puna e RTVM-së në të kaluarën është kritikuar në shumë raporte ndërkombëtare se nuk ka arritur të raportojë në mënyrë profesionale për ngjarjet me interes publik. Përkujtojmë se në raportin e Reporterëve pa kufi ishte e theksuar se duhet të zbatohen reforma…
Qeveria LSDM-BDI së bashku me Bankën Popullore të Maqedonisë së Veriut, dje na informuan se në bankënotat e reja nuk do të figurojë Gjuha shqipe. Vlerësojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, respektivisht të Gjuhës shqipe i cili parashihte që bankënotat dhe uniformat e policisë të jenë edhe në Gjuhën shqipe apo siç e parasheh Ligji për Gjuhën që e flasin më së paku 20% e popullatës në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut! Ky moment i ri tregoi se Qeveria LSDM-BDI e cila vazhdimisht thirret në dygjuhësi dhe mundohet të…
Të enjten rreth orës 17:35 në f. Koliçan i Poshtëm të Shkupit, nëpunësit policor nga Stacioni policor Draçevë gjatë marrjes së masave për të ndaluar dy makina të ngarkuara me dru, janë sulmuar fizikisht nga disa banorë të fshatit, transmeton gazeta Koha. Në atë moment, pasi ishin të rrezikuar, nëpunësit policor kanë shtënë me armë në ajër si shenjë paralajmërimi, në mënyrë që të largohen nga turma e grumbulluar. Policët me makinë të Ndihmës së shpejtë janë dërguar në Spitalin e qytetit “Shën Naum Ohridski” ku u është ofruar ndihmë mjekësore dhe nga ana e mjekëve u është konstatuar lëndime…
Të tjera detaje zbulohen për ngjarjen në Vlorë ku mbeti i plagosur një 58-vjeçar. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se i plagosur nga te shtënat me armë në një kompleks tek Uji i Ftohtë ka mbetur Dajko Cenodema, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut. Po kështu burime nga Policia bënë me dije se ka dyshime se Cenodema është plagosur rastësisht dhe nuk ka qenë objektiv i atentatit. Po kështu policia dyshon se ngjarja ka të bëjë me vijimin e konflikteve për vrasje të ndodhura pak kohë më parë. Kjo, pasi në vendin ku ndodhi ngjarja qëndrojnë persona të…
Nesër me fillim nga ora 8:00 deri në orën 20.00 në organizim të “AMT TIM” SHPKNJP nga Shkupi, do të mbahet manifestimi “Auto Plus Strit Shou” në pjesën e bulevardit “Ilinden” nga udhëkryqi me rrugën “Aminta 3” deri tek udhëkryqi me rrugën e kalueshme për hyrje në Qytetin e Shkupit. Siç kumtoi MPB-ja, për këto arsye Sektori për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit përgjatë rrugës së theksuar, ndërsa komunikacioni do të orientohet nëpër rrugët përreth. Njëkohësisht MPB-ja apelon deri tek qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësit…
Kundër ish kryetarit të komunës së Çashkës, Goranço Panovski, është ngritur kallëzim penal për shkak se ka punësuar 40 persona për të cilët nuk ka ekzistuar nevoja, ndërsa të njëjtit as që janë paraqitur në punë. Denoncimin e ka bërë SPB Veles për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve. “Në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017, i denoncuar ka miratuar punësim të përkohshëm për 40 persona në komunën e Çashkës, edhe pse komuna nuk ka pasur nevojë për punësime. Më pas ata as që janë paraqitur në punë dhe nuk janë nënshkruar në listat evidentuese, ndërsa marrëveshjes janë…

