Author: Hamdi Kumanova

Nga java e ardhshme, Regjistri i vetëm elektronik kombëtar i rregulloreve elektronike do të paraqes propozim-zgjidhje ligjore për tejkalimin e problemeve të njerëzve që jetojnë në vend, por që nuk kanë dokumente. Me këtë duhet të sigurohen kushte për të ushtruar të drejtat sociale, shëndetësore dhe arsimore, por edhe për të zgjidhur problemin e shtetësisë në një procedurë administrative. “Përfundimisht, të gjitha institucionet u ulën në tryezë dhe diskutuan një zgjidhje ligjore se si këta njerëz të fitojnë të drejtat themelore. Çështja e shtetësisë dhe zgjidhja përfundimtare e problemit ndoshta në procedurat administrative zgjat shumë më tepër se ushtrimi i…

Lexo më Shumë

Komuna e Kumanovës ka nisur një fushatë promovimi me materiale reklamuese me rastin e 500 vjetorit të saj. Por mbishkrimet në gjuhën shqipe janë bastarduese sepse përdhosin gjuhën shqipe. Në sloganin në maqedonisht ku shkruhet: “500 години Куманово” në shqip është përshkrimi bastardus “500 vita Kumanova”, përcjellë INA.

Lexo më Shumë

Tërmet me intensitet prej 2,4 ballë sipas shkallës së Rihterit është regjistruar mbrëmë në orën 02.10 minuta katër kilometra në perëndim të Ohrit, informojnë nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup. Rrjeti sizmologjik telemetrik mbrëmë në orën 2 e 10 minuta pas mesnate ka regjistruar tërmet, epiqendra të e të cilit ndodhet katër kilometra në perëndim të Ohrit. Magnituda e tij arrin 2.4 ballë, ndërsa ishte ndjerë nga popullata në Ohrit dhe rrethinë me intensitet prej III sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në kumtesën e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev përsëri e tregoi pasionin e tij për motorët, njofton agjencia e lajmeve INA.> Këtë herë, Zaev në Facebook publikoi fotot në të cilat së bashku me djalin e tij Dushko me motorë kanë shijuar bukuritë e natyrës. “Është e mrekullueshme në kodra gjatë pranverës!”, shkroi kryeministri në facebook. (INA)

Lexo më Shumë

Zoran Neçev nga Instituti për Demokraci Civile, në emisionin “360 Gradë”, komentoi deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev drejtuar vendeve kryesore të BE-së rreth asaj se çfarë do të ndodh nëse Maqedonia nuk merr datë për bisedime me BE-në. Neçev tha se në deklaratat e Zaevit ishin irracionale dhe të panevojshme. “Atë që kjo qeveri nuk arrin ta përcjell deri tek opinioni është menaxhimi i pritshmërive. Është shumë e rëndë tu sqaroni njerëzve se japin deklarata për jashtë, me atë çka thoni, duke thënë se nëse nuk arrijmë ta shtyjmë tani, nëse nuk fillojmë negociatat, unë do të jap dorëheqje dhe…

Lexo më Shumë

Me 07.06.2019 në ora 15.30, G.A.(44) nga Shkupi ka lajmëruar se në rrugën Kemal Sejfula, para një lokali, F.N. dhe disa persona fizikisht i kanë sulmuar dy djemtë e tij 16 vjeçar, ku njërit prej djemve e kanë goditur me thikë, transmeton Almakos. Djaloshit iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe është lëshuar në shtëpi, ndërsa kundër sulmuesve do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Pas inspektimit të rregullt në Universitetin e Tetovës është konstatuar parregullsi në avancimin në docent të tre funksionarëve publik të cilët ishin dhe vazhdojnë të jenë në institucione publike. Këtë e thotë për Tv21 inspektori për Arsim të Lartë, Gjorgji Ilievski.  Ai thotë se pas publikimit të rasteve ka kërcënime nga funksionarë. “Probleme veç më kam, kam shumë presione, kam kërcënime duke filluar nga funksionarët publik po edhe të tjerë. Duan të më frikësojnë që ta ndalë atë. Edhe ministri i Arsimit dhe zëvendës-ministri i punëve të brendshme më kanë lutur që ta ndaloj dhe ta fsheh këtë rast. Kjo…

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, realizoi një takim edhe me Drejtoren e Zyrës së Çështjeve të Europës Qendrore në State Departament – Susan Falatko. Me këtë rast kryetari Gashi dhe drejtorja Falatko kanë biseduar për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dinamikën e realizimit të tij, si dhe për kontributin që e ka dhënë dhe e jep aktualisht Alternativa në këtë drejtim. Gashi e njoftoi Falatko-n se Alternativa u bë pjesë e pushtetit ekzekutiv pikërisht për ta përmbushur këtë agjendë dhe se tre deputetët e kësaj partie kanë qenë…

Lexo më Shumë