Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, realizoi një takim edhe me Drejtoren e Zyrës së Çështjeve të Europës Qendrore në State Departament – Susan Falatko.
Me këtë rast kryetari Gashi dhe drejtorja Falatko kanë biseduar për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, dinamikën e realizimit të tij, si dhe për kontributin që e ka dhënë dhe e jep aktualisht Alternativa në këtë drejtim.
Gashi e njoftoi Falatko-n se Alternativa u bë pjesë e pushtetit ekzekutiv pikërisht për ta përmbushur këtë agjendë dhe se tre deputetët e kësaj partie kanë qenë pjesë e shumicës parlamentare që i ka miratuar ndryshimet kushtetuese, që e hapën rrugën integrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Drejtorja Falatko ka shprehur kënaqësinë që ky proces po ecë mbarë dhe ka siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tej do ta ndihmojnë këtë agjendë.
Gashi vazhdon edhe me takime dhe aktivitete të tjera në Amerikë.
Data 03.10.2026
Aktuale
- Forcimi i sigurisë dhe kufijve të jashtëm/ Bashkimi Evropian investon 130 milionë euro shtesë në teknologjinë e dronëve
- Ivanovski dhe Mickoski në të njëjtën formulë për BE-në: ‘Po, por jo me çdo çmim’
- Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për Specialen: Çfarë do të ndodhë tani?
- Mucunski ka kërkuar takim me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Petrova-Çamova
- 31 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, autorët ende të panjohur
- Sindikata e nëpunësve shtetërorë i kërkon ministrisë: lejoni punën deri në 67 vjeç
- Iniciativa e Trajanovit për konfliktin e 2001-shit / Ziberi: Shkelje e rëndë ndaj Tribunalit
- “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”/ Shqiptarët e Diasporës protestojnë sot para Komisionit Evropian në Bruksel



