Author: Hamdi Kumanova

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një kumtese ka reaguar në lidhje me përgjimet e fundit të publikuara nga “El Cheka” në Fejsbuk, duke akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se ai po i kursen zyrtarët e BDI-së nga përndjekja penale. “Është e pakuptueshme dhe jonormale heshtja e kryeministrit Zoran Zaev, i cili,  ashtu siç dikur i kurseu zyrtarët e BDI-së, këtë qëndrim po e përsërit  duke treguar  indiferencë ndaj përgjimeve të reja, në vend që të krijojë klimë dhe kushte për  ndjekje  penale për të gjithë ata zyrtarë që e kanë shkelur ligjin, dhe Kushtetutën e  vendit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Ata ua bëjnë “me dije” gjithë  qytetarëve…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e Francës, Christian Thimonier. Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave sistemore. Kryetari Thaçi potencoi se PDSH mbetet e përkushtuar fuqishëm në rrumbullaksimin e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE, andaj do të vazhdojë të punojë në zbatimin e reformave mbi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupcionit. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të vazhdohet me procesin e reformave të mirëfillta sistemore që Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet pjesë e Bashkimit…

Lexo më Shumë

Policia Financiare ka ngritur padie penale ndaj drejtorit aktual të Radio Televizionit të Maqedonisë, Marjan Cvetkovski. Sipas Policisë Financiare, ai ka nënshkruar marrëveshje për kredit me një bankë komerciale vendore në vlerë prej 140 milionë denarëve, ndërsa si garancë ka vendosur pasurinë e patundshme të RTVM-së në vlerë prej 294 milionë denarëve. Për marrëveshjen, Cvetkovski nuk ka kërkuar miratim nga Kuvendi me çka ka shkaktuar dëm prej 154 milionë denarëve. Padi penale është ngritur edhe ndaj noteres, e cila ka noterizuar marrëveshjen dhe ka mundësuar RTVM të merr kredit nga banka, edhe pse paratë nuk janë dedikuar për investime. Drejtori…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov mbrëmë në Bruksel ka deklaruar se maqedonsit ende duhet që të piqen që të fitojnë datë për bisedimet për hyrje në BE, njoftoi agjencia e lajmeve bullgare “BGNES”, njofton Portalb.mk. “Ata duhet ende shumë punë të rregullojnë. Mos më keqkuptoni, por derisa ende është kontestuese nëse Goce Dellçev është bullgar ose maqedonas – kjo temë e imët për disa heronj që në fakt kanë qenë për Bullgarinë dhe Maqedoninë, për vendlindjen, dhe këngët tona më të bukura janë të lidhura me to. Dhe vazhdimisht opozita më pyet se çfarë bën Komisioni. Le të piqen”, porositi…

Lexo më Shumë

Tre shtetas të Turqisë janë arrestuar në kalimin kufitar “Tabanoc” për shkak të dyshimeve për falsifikim të dokumenteve të udhëtimit. Siç informojnë nga MPB, dje rreth orës 13:20 në kalimin kufitar “Tabanoc” gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se A.S (23), M.B (39) dhe V.B (30), të gjithë nga Turqia, kanë poseduar pasaportë të falsifikuar. Nga MPB thonë se të tre të dyshuarit janë dërguar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Hysni Ismaili pritet të jetë ministri i ri në kabinetit qeveritar, që do të drejtojë Ministrinë e Kulturës, njofton Alsat. Hysni Ismaili është profesor universitar dhe ligjëron në Universitetin e Tetovës. Ai do ta zë vendin e Asaf Ademit, i cili ditë më parë dha dorëheqje për shkak të siç tha, arsyeve personale. Përveç Ismailit, deri në fund të kësaj jave pritet të mësohen edhe emrat e ministrave tjerë të rinj të cilët do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar.

Lexo më Shumë

Dy kirurg shqiptar nga Maqedonia që janë të angazhuar në poliklinikën MERKUR në Saraj të Shkupit thonë për portalin AMERIKA-RADIO se kanë dashur të bëjnë diçka të veçant gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit dhe deri në fund të këtij viti “që do t’i gëzojnë familjet e varfëra dhe jetimët”duke i bërë falas synetimin e këtyre kategorive të fëmijëve. Ata rrëfejn për portalin AMERIKA-RADIO se nga i erdhi ideja që të bëjë synetimin falas për fëmijët e varfër dhe jetimët. “Unë vet kam jetuar në kushte të vështira, ndërsa sot jam kirurg dhe kam vendosur që gjatë këtij muaji të…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Llazovski, sot dhe nesër merr pjesë në Sesionin e 17-të të Bordit të ministrave të Kulturës të vendeve anëtare të Fondacionit Ndërkombëtar „Forumi i Kulturave Sllave“ në Lubjanë, Republika e Sllovenisë. Mbledhja solemne e bordit të organizatës, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi dhe afrimi i kulturës së popujve sllavë, sivjet mbahet nën organizimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, Marjan Sharec. Në mbledhjen e cila kaloi në shenjën e shënimit të 15-vjetorit të themelimit të këtij fondacioni ndërkombëtar, anëtarët e Këshillit Drejtues, mes tjerash, diskutuan edhe…

Lexo më Shumë

Në Karlovac të Kroacisë, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare ka hapur qendrën e vet. Kështu kanë njoftuar nga Ministria e Diasporës në Shqipëri, përcjell albinfo.ch. “Në Karlovac anëtarët e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare kanë hapur qendrën e tyre për t’i ardhur në ndihmë dhe për të promovuar vlerat e komunitetit shqiptar atje”, thuhet në një njoftim të shkurtër. Përndryshe, kohët e fundit shqiptarët në diasporë po bëhen përherë e më aktivë. Përpos integrimit në vendet ku jetojnë, ata nuk po e harrojnë prejardhjen e tyre. Tashmë, nëpër botë, janë me dhjetëra shoqata, shkolla shqipe e qendra kultutore të ndryshme,…

Lexo më Shumë

Të premten shqiptohet dënimi për rastin e Almir Aliut. Duke u bazuar në procesin e rigjykimit deri më tani, pala e dëmtuar nuk pret vendim të drejtë. Sipas tyre, Gjykata Themelore e Kumanovës do ta përsërisë, siç thonë ata vendimin skandaloz sikur herën e parë kur Boban Iliq u dënua vetëm me gjashtë vite burg. Ndonëse Gjykata e Apelit pas vendimit të shkallës së parë ktheu lëndën në rigjykim pikërisht për shkak të ekspertizave të bëra nga ekspert pa licenca, Gjykata e Kumanovës përsëri ka pranuar si dëshmi në procedurë të njëjtat ekspertiza. Në seancën e fundit, eksperti teknik i…

Lexo më Shumë

Forcat nacionaliste do të forcohen në Ballkan nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk marrin dritë të gjelbër për t’i filluar negociatat për anëtarësim në BE. Këtë e deklaruan kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Zoran Zaev për “Financial Times” në margjinat e forumit në Londër të cilën e organizoi gazeta britanike për Ballkanin Perëndimor. Siç thuhet në gazetë, kryeministrat e kanë dhënë paralajmërim pasi ministrat e jashtëm evropianë shtynë vendimin për të hapur negociatat me të dyja vendet deri në tetor. Në të njëjtën kohë, thuhet se të dyja vendet kanë nisur reforma të gjera për të…

Lexo më Shumë

Kabineti i presidentit Stevo Pendarovski sot ka njoftuar kryetarin e Komisionit për çështjen e të zgjedhurve dhe emëruarve në Kuvend, Ilija Dimovskin se Aleksandar Spasov është propozuar si përfaqësues i kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarë të Këshillit Kombëtar për eurointegrime, deklarojnë nga kabineti i Presidentit. Në deklaratë thuhet se kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon shkarkimin e Ivanka Dodovskës, e cila ishte përfaqësuese nga kabineti i kaluar. Dodovska është edhe anëtare e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së dhe ende është përfaqësuese e Presidentit në Këshillin Kombëtar për eurointegrimet në Kuvend./Telegrafi/

Lexo më Shumë