Author: Hamdi Kumanova

Policia nga qendra rajonale për punë kufitare dhe SPB Shkup kanë arrestuar 20 shtetas të huaj të cilët kanë keqpërdorur qëndrimin turistik dhe në Shkup në mënyrë joligjore dhe si të paralajmëruar kanë kryer punë në ndërtimin e objekteve. Nga MPB theksojnë se në rrethinën e qendrës së qytetit, në ndërtimin e objektit të lokalizuar në mes rrugës “J.Mijallkov” dhe rrugës “M.H.Jasmin” janë zbuluar 11 shtetas të Kosovës, nga katër shtetas të Shqipërisë dhe Turqisë, si dhe një shtetas nga Irani, të cilët ilegalisht kanë punuar në objekt. Personat, shtetas të huaj janë arrestuar dhe dërguar në stacionet policore Qendër…

Lexo më Shumë

Pushteti dhe opozita ende nuk kanë arritur marrëveshje për Prokurorinë special Publike, për regjistrimin e popullatës dhe Kodin Zgjedhor. Derisa kryeministri Zoran Zaev tha se pret që së shpejti të organizohet takim me liderin e opozitës, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është me qëndrim se nuk ka ambient në shtet që të funksionojë dialogu politik mes opozitës dhe pushtetit, njofton Portalb.mk. Tani për tani nuk ka marrëveshje për takim liderësh me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, për temat: Prokuroria Speciale, regjistrimi i popullsisë dhe Kodi Zgjedhor, deklaroi të premten kryeministrin Zoran Zaev, duke theksuar se kabinetet e tyre janë në kontakt dhe…

Lexo më Shumë

Mbi 20 drejtorë në nivelin qendror do të ndërrohen javën e ardhshme. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev i cili potencoi edhe faktin se tashmë disa pozita janë të lira. Nga Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë nuk e përjashtojnë mundësinë që me rikonstruimin e eshallonit të tretë të shtojnë numrin e drejtorëve. Por pohojnë se ky nuk është qëllimi i rikonstruimit. Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim javën e kaluar tha se brenda BDI-së do të fillojë një proces i thellë reformimi dhe tha se BDI është partia që u jep hapsirë të rinjve, raporton TV21. Nga asnjëra parti nuk…

Lexo më Shumë

“Mbi 70 vjet dominim të së majtës në trojet shqiptare kanë bërë që gati të gjitha proceset dhe dukuritë, qoftë politike, morale, doktrinore ose edhe kulturore, të definohen nga prizmi ideologjik i majtizmit enverist dhe titist. Rrjedhimisht, edhe në diskursin për nacionalizmin shqiptar ka shkarje të theksuara, për shkak se sot edhe në elitat akademike, por edhe hapësirën mediatike e politike, dominon qasja majtiste mbi kombin dhe nacionalizmin”, thotë Gashi Intervistoi: Latif Mustafa Afrim Gashi është një ndër figurat më interesante në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Edhe pse për nga profesioni është politolog, karrierën e tij e ka filluar…

Lexo më Shumë

Në gishta mund të numërohen ndërtimet pa leje të tipit të shpitëve, objekteve hotelierike ose hoteleve në rripin e mbrojtur në Ohër. Sipas kryetarit të komunës, pjesa më e madhe e tyre janë garazhe, gardhe ose disa shkallë shtesë, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb. “Prej majit të vitit 2019-të Ohri ka kryetar të ri të komunës dhe ai në afat prej një muaji, në pajtueshmëri me dokumentet që i ka në komunë, në pajtueshmëri me obligimet, ka bërë regjistrim të ndërtimeve pa leje, për gjendjen momentale. Ai e ka prezantuar shumë hapur,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Veriore z. Talat Xhaferi me bashkëpunëtorë u takua me kryetarin e Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, me bashkëpunëtorë. Siç kumtohet, gjatë këtij takimi, z. Xhaferi uroi udhëheqësinë e re të Komunës së Tuzit dhe shprehi gatishmërin për bashkëpunim mes komunave të të dy shteteve. Gjithashtu u diskutua edhe për procesin integruese në NATO të dy shteteve. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. falenderoi z. Xhaferi, për vizitë dhe u tregua i hapur për bashkëpunim në projekte të rëndësishme për të mirë të dy vendeve.

Lexo më Shumë

Bullgaria nuk do të lëshojë pe përballë Maqedonisë së Veriut në mosmarrëveshjen rreth së vërtetës historike për Goce Dellçevin, tha zv. ministri i diplomacisë bullgare Georg Georgiev. Ai në intervistë për emisionin “Ofansiva” tha se në aspektin e origjinës së revolucionit, qeveria në asnjë mënyrë nuk ndryshon nga asnjë qytetar patriotik i Bullgarisë. “Po flasim për një person historik, i cili ka preardhje të padyshimtë dhe si Bullgaria vazhdimisht e thekson, me përkushtim absolutisht të padiskutueshëm të popullit bullgar. Fakti që disa interpretime janë bërë në një kohë të caktuar nuk do të thotë që ne do të tërhiqemi nga…

Lexo më Shumë

Po bëhen 5 muaj që kur ndodhi aksidenti tragjik i autobusit “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë më 13 shkurt të 2019-s, ndërkaq sot Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se është ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion. Janë të përfshirë dy udhëheqës të kompanisë, tre punonjës së stacionit të kontrollit teknik dhe vozitësi. Duke e vlerësuar se mund të ekzistojë rrezik nga arratia, PTHP-ja njoftoi se deri te Gjykata Penale në Shkup ka dorëzuar edhe propozim të veçantë që gjatë të akuzuarve, të cilët për momentin gjenden…

Lexo më Shumë

Me vendimet e fundit edhe të Qeverisë edhe të Komisionit Rregullator u dëshmua se me punë ekonomike mund të arrihet cak i trefishtë edhe atë energjia elektrike të jetë në dispozicion me të njëjtat çmime për qytetarët, ta rrisim prodhimin vendor të energjisë elektrike në llogari të eksportit të kaluar dhe caku i tretë, që e plotësuam është vendosja e tarifës së lirë për energjinë elektrike. Këtë sot e deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski e vizituan kombinatin energjetik dhe të xehetarisë “REK…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komitetit Parlamentar të Kosovës, Milovan Drecun fajësoi inteligjencën bullgare për destabilizimin e rajonit. Kjo është një deklaratë tjetër skandaloze në dhjetë ditët e fundit nga politikanët serbë. Në një intervistë për gazetën “Kurir”, Drecun thotë se “dy muaj më parë u ngrit një ekip i fuqishëm inteligjence në Shkup, i fshehur në një fabrikë të madhe të makinave të Evropës Perëndimore”. “Qëllimi i saj është të bllokojë arritjen e një zgjidhjeje kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës. Ky ekip është inteligjencë e punës nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Shqipëria “, pohon Drecun, i cili konsiderohet si një…

Lexo më Shumë

Gjendja në industrinë e tekstilit nuk është e shkëlqyeshme, mendon Angel Dimitrov, kryetari i Organizatës së punëdhënësve, njofton Portalb.mk. Ky vlerësim i tij vjen në momentet kur numri i të punësuarve në këtë industri është ulur nga 3% deri në 5%. “Jam i njoftuar nga shumë kolegë se nuk kanë mjaft punë, që do të thotë se partnerët e huaj kërkojnë tregje të reja, gjegjësisht vendet e Lindjes së Largët, duke menduar se me hyrjen e vendit në BE, me rritjen e rrogave dhe standardit, vendi do të bëhet jo konkurrues për këto tregje”, thotë Dimitrov. Kryetarja e Grupit të…

Lexo më Shumë

Rrotullohet vetura me regjistrim të Gostivarit Pasditën e djeshme rreth orës 18 e 30 minuta në autostradën “Nënë Tereza”, në drejtim nga Shkupi për në Tetovë, vetura e llojit “Opel Astra” me regjistrim të Gostivarit, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar. Me lëndime të rënda trupore ka përfunduar drejtuesi i veturës, C.S. 40 vjeçar nga Gostivari, i cili është dërguar në Klinkat e Shkupit, kurse bashkudhëtarët D.S. 38 dhe një i mitur pas dhënies së ndihmës mjekësore, janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në vendngjarje hetim ka kryer një ekipë policor nga Shkupi.

Lexo më Shumë