Author: Hamdi Kumanova

Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme të shiut dhe me rritje graduale të temperaturave, thuhet në parashikimin disaditor të DPHM-së. Nesër do të jetë mot i vranët, me ulje të konsiderueshme të temperaturave veçanërisht në jugperëndim ku do të ketë reshje më të mëdha të shiut të pasuara me gjëmime të përkohshme. Të mërkurën dhe të enjten do të jetë mot  stabil dhe i thatë, ndërsa temperatura do të rriten. Temperatura minimale e mëngjesit do të jetë nëntë gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 35 gradë.

Lexo më Shumë

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushogllu sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Siç kumtoi MPJ turke, Çaushogllu në Shkup do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, si dhe me përfaqësues të tjerë zyrtarë. Gjatë takimeve do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale, për mundësitë për përforcim të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për çështje rajonale. Vizita e Çaushogllut pason pas ratifikimit të javës së kaluar të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO…

Lexo më Shumë

Organizatat qytetare kanë vlerësuar se nëse Ohri, në Samitin e UNESCO-s në Baku të Azerbejxhanit, fitonte statusin e trashëgimisë botërore në rrezik, shteti nga kjo organizatë do të merrte ndihmën e domosdoshme që të përgatisë një plan për zbatimin e rekomandimeve të UNESCO-s. Por kjo ndihmë nuk është kërkuar. “Dëgjoj tezat se do të fitonim të ardhura për kolektorin. Një kolektor kushton 20 deri 30 milionë euro. Këto para UNESCO nuk i ka që t’i japë dhe për këtë shkak qeveria mori sistemin e kolektorit nën ombrellën e saj dhe planifikojmë që të investojmë 4.5 milionë euro”. Një vërejtje tjetër…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Jove Kekenovski ka kritikuar qëndrimin e Hristian Mickoskit i cili gjatë fundjavës tha se “do të negocionte edhe një marrëveshje tjetër, nëse e merr mbi 80 mandate në zgjedhjet e ardhshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Gruevski kërkonte 61 deputetë për të mos u kushtëzuar nga BDI-ja. Edhe pse i fitonte mbi 61 mandate, ai vazhdonte të bënte gabime. Pasardhësi i tij, Mickoski tash kërkon 80 deputetë për të kthyer emrin e shtetit?! I njejti Mickoski nuk kishte guxim të thirrte protesta qytetare për të ndaluar ndryshimin e emrin. I njejti mendon se populli “pi” naftë”. Ky është më i…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, dje mori pjesë dhe mbajti fjalim në Manifestimin Ndërkombëtar Kulturor dhe Sportiv në mundjen tradicionale (pehlivanëve) që dje ishte mbajtur në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan. Para të pranishmëve, ministri Ismaili theksoi se Ministria e Kulturës e jep mbështetjen për ta shpallur këtë etno-sport të mirë kulturore të Republikës së Maqedonisë me çka kjo ngjarje autentike me të gjitha specifikat e saj do të mbrohet si trashëgimi kulturore. -Kjo e përbrendëson një traditë shekullore shqiptare, që nënkupton respektim të fuqisë, respektim të kundërshtarit, respektim të rregullave, respektim të publikut dhe festë dinjitoze. Kur kësaj ia…

Lexo më Shumë

Duke hyrë në një fazë të re të konsolidimit të partisë, pasi që ka përfunduar regjistrimi si parti dhe pasi që kanë përfunduar proceset zgjedhore, Alternativa tashmë i ka plotësuar edhe organet hierarkisë partiake, të mbetura bosh që nga themelimi i saj. Kështu në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore, që është mbajtur në fund të qershorit, janë zgjedhur edhe nënkryetarët dhe sekretarët e sekretariateve të partisë. Për nënkryetarë, përveç deputetit Dr. Nexhbedin Kahremani nga Tetova – që është zgjedhur në këtë detyrë qysh më herët, tash janë zgjedhur edhe Lulzim Aliu nga Kërçova – profesor universitar në Fakultetin Pedagogjik…

Lexo më Shumë

Në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 01:00, para objektit hotelerik në rrugën “11 tetori” në Kërçovë, është prishur rendi dhe qetësia publike gjatë sulmit të tre personave ndaj A.E. nga fshati Zajas. Nga MPB thonë se po punohet për zbardhjen e rastit. Dje pasdite rreth orës 15:40 R.K. 60-vjeçar nga Kërçova ka paraqitur se në fshatin Serbijan, fizikisht është sulmuar nga B.O. 55-vjeçar. Kundër tij është ngritur kallëzim penal sipas Ligjit për prishje të rendit dhe qetësisë publik.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë të përdhosen tabelat në gjuhën shqipe në Shkup. Këtë herë vandalizmi i tabelave në gjuhën shqipe ndodh brenda parkut të qyteti të Shkupit. Siç shihet edhe nga fotoja e dërguar pranë redaksisë tonë tabela në gjuhën shqipe është hequr me forcë nga shtylla e ndriçimit dhe është hedhur për tokë, ndërsa ajo në gjuhën maqedonase qëndron “krenare” sipër saj në vendin e duhur. Na informojnë se kjo tabelë është përdhosur në këtë mënyrë prej të paktën një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot mori pjesë në Galiçnik në Edicionin e 46-të të manifestimit skenik kulturor tradicional “Dasma e Galiçnikut”, që më shumë se katër dekada i kultivon traditat dhe ritualet e dasmës së këtij rajoni. Manifestimi në të njëjtën kohë kontribuon në ruajtjen e origjinalitetit të këngëve dhe valleve popullore, si dhe të veshjeve të njohura të Galiçnikut në të cilat është gdhendur vula e traditave maqedonase shekullore. Të sapomartuar në “Dasmën e Galiçnikut” të këtij viti, e cila mbahet çdo vjet në Festën e Shën Pjetrit, përkatësisht gjatë fundjavës e cila është më afër me këtë…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev duhet të përgjigjet penalisht për nxitje. Me incizimin e publikuar integral shihet se manipuluesi i dëshmuar dhe gënjeshtari Zaev me vetëdije dhe në mënyrë të qëllimshme ka dhënë një incizim të shkurtuar dhe të montuar me qëllim që t’i habisë qytetarët e Republikës së Maqedonisë lidhur me vrasjen e Martin Neshkovskit. Për shkak të mashtrimit dhe manipulimit të tij 40 nëpunës policorë u lënduan në mënyrë serioze, dhjetëra morën padi penale, ndërsa u shkaktua edhe dëm i madh material në protestat e dhunshme të cilat pasuan pas gënjeshtrave të Zaevit. Është koha që prokuroria të fillojë të përzihet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferoski, sot në një konferencë për shtyp tha se po fillon fushata për mbrojtjen kundër zjarreve, duke ndarë materiale informuese në kabinat e pikë pagesave, parqet kombëtare dhe vende të tjera. Ai tha se qëllimi është që të veprojmë në mënyrë preventive dhe edukative. “Po hyjmë në një periudhë kritike të përhapjes së zjarreve në hapësirë të hapur”, tha Xhaferovski. Ai shtoi se motoja e fushatës është “E ardhmja u takon atyre që janë gati”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Riprojektimi i hekurudhës prej Strugës në drejtim të Shqipërisë në Korridorin 8 do të kushtonte prej 3 deri në 5% prej vlerës së planit të ri të projektuar, gjatë së cilës, projektuesve do t’u duhen së paku 1 vit që ta përpunojnë rutën alternative sipas rekomandimit që e jep UNESKO, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Profesori Darko Mosllavac nga Fakulteti i Ndërtimtarisë në UKM, thekson se do të duhet kohë dhe financa që të veprohet sipas propozimit të UNESKO-s për zgjedhje të rrugës alternative për lidhjen hekurudhore mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. “Propozimi i UNESKO-s për ndërtimin e tunelit alternativ…

Lexo më Shumë