Author: Hamdi Kumanova

Prokurorja Speciale Katica Janeva ka dhënë dorheqje, raporton SHENJA. Sipas kumtesës së PSP-së, Janeva thotë: Se nuk do të lejojë emri i saj të shfrytëzohet si alibi për tuy mbajtur në peng ardhmëria e PSP-së. “E dorëzoj kërkesën time e cila do të bëhet aktive atëherë kur partitë politike do të dakordohen për zgjidhjen e re ligjore dhe do të përzgjedhin pasardhësin tim”, thuhet në letrën e Katica Janevës. Ajo ka thënë se vendimi i saj është i parevokueshëm.

Lexo më Shumë

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga sjellja e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, ky ligj po zhagitet në implentimin dhe zbatimin e tij në praktikë. Është e njëjta metodë e qëllimshme që na e kujton zhagitjen dhe mos implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kjo ndodh për disa arsye, duke mos treguar gatishmëri të plotë nga shumë institucione shtetërore që të zbatojnë Ligjin e Gjuhëve edhe pse janë të obliguar ta zbatojnë me ligj. Edhe pse është krijuar Agjencioni për Zbatimin e Gjuhëve, ky institucion nëse do ishte apolitik dhe profesional, sot duhej të mbante konferencë për shtyp dhe të…

Lexo më Shumë

Kanidatja për  kryetare të re të Komisionit Evropian, ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursulla fon der Lajen thotë se mbetet e përkushtuar në fillimin e negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në përgjigjen e pyetjes së grupit të Aleancës progresive të socialistëve dhe demokratëve (SD), në Parlamentin Evropian, Fon der Lajen thotë se “është e përkushtuar  në fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për anëtarësim të ardhshëm në BE”, edhe krahas kundërshtimit të disa liderëve të vendeve anëtare të Unionit, mes të cilëve janë edhe presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot në kabinetin e tij realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Karlo Romeo. Në takim, Ismaili dhe Romeo theksuan se të dyja vendet kanë bashkëpunim të mirë tradicionalisht në të gjitha veprimtaritë në fushën e kulturës, që konfirmohet me numrin e madh të projekteve të realizuara dhe pjesëmarrjen e artistëve maqedonas dhe italianë në manifestimet të cilat mbahen në të dyja vendet.Shkëmbimi i projekteve dhe artistëve ekziston në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, veprimtarinë e botimit, veprimtarinë dramatike dhe veprimtarinë figurative, veçanërisht është i shprehur bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup e refuzoi kërkesën për shtyrjen e dënimit me burg të Sead Koçan, duke e konfirmuar vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve. Siç informojnë nga Gjykata, tek gjykatësit për kryerjen e sanksioneve është dorëzuar kërkesë e re për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg. “Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale – Shkup duke vepruar sipas ankesës të dhënë kundër vendimit të gjykatësit për kryerjen e sanksioneve nga 01.07.2019 për lëndën me K.nr. 1459/17 nga prokuroria e emëruar si ‘Trust’ më 12.07.2019 ka mbajtur seancë dhe sipas vlerësimit të fakteve dhe dëshmive…

Lexo më Shumë

Faleminderimi i dy studentëve projekti i quajtur MRI (Rezonancë Foto Magnetike) po merr jetë kështu duke u softistikuar , reparti i spitalit Hvidvore do të mund të skanojnë trurin dhe mëlçinë me një rezolucion shumë më të lartë në të ardhmen. Gjatë muajve të kaluar, dy studentë të Universitetit DTU, kanë punuar muaj me radhë në dy projekte të ndara që ka kontribuar në sofistikimin e skanerit për Rezonancë Foto Magnetike. Ky projekt vjen së fundmi në bashkëpunim me institutin danez për kërkime në fushën e Rezonancës Foto Magnetike, me këtë spitali ku edhe gjendet qendra e kërkimit në Hvidovre…

Lexo më Shumë

Fatmir Besimi eshte kuadër të cilin do e kishte deshiruar cdo institucion ekonomiko- finansiar perfshi ketu edhe Banka popullore por kjo eshte çeshtje e ekspertizes se tij profesionale e jo e kombinimeve partiako politike. Kështu thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ndërsa mohon të ketë marrëveshje me LSDM-në për ndërrimin postesh, konkretisht emërimin e ish-ministrit Fatmir Besimi në postin e guvernatorit, ndërsa guvernatorja e BPMV në vendin e ministres së Financave.”E para, partnerët e koalicionit nuk funkcionojne me kushtezime por me marreveshje të ndërsjella dhe e dyta: demantojme se eshte biseduar ndonjehere me cilin do per kombinime te tilla. Fatmir…

Lexo më Shumë

Në Ditën e sotme botërore të shkathtësive të të rinjve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i konfirmon angazhimet për përmirësim të kushteve për zhvillim profesional të të rinjve dhe ulje të papunësisë rinore në shtet. Mundësimi i kushteve të volitshme për sendërtim. zhvillim dhe punësim të të rinjve është një nga prioritetet në Planin e ri operativ për punësim, për të cilin këtë vit janë ndarë mjete rekorde në shumë prej 1,1 miliarëd denarë. “Kjo është shuma më e lartë deri më tani, tre herë më e lartë në krahasim me vitin 2014. Theks i posaçëm është vënë mu…

Lexo më Shumë

Me ftesë të Partneritetit Demokratik të Dhomës Përfaqësuese të SHBA-së (HDP), Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi do të qëndrojë në vizitë pune në Uashington – SHBA, bashkë me të ftuarit tjerë nga Kuvendi, gjegjësisht nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Frosina Tashevska- Remenski dhe koordinatorin e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikola Micevski. Forumi parlamentar dyditor për liderë që do të mbahet në Uashington më 16 dhe 17 korrik është fokusuar në ripërtëritjen demokratike dhe luftën kundër kanosjeve të përbashkëta për demokracinë. Gjithashtu, në kuadër të forumit, Kryetari Xhaferi dhe deputetët do…

Lexo më Shumë

Ekspertët e ekonomisë thonë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga ana e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mund të përshpejtojë shpërndarjen e mjeteve financiare, e cila sipas tyre, do t’i jepte shtytje dinamikës së realizimit të projekteve kapitale, të cilat janë vendosur si prioritet nga Qeveria. Megjithatë, ekspertët shtojnë se drejtimi i Ministrisë së Financave nga Zaevi është “thikë me dy tehe”, sepse kjo, sipas tyre, ndikon edhe në disiplinën rreth menaxhimit të parave nga arka e shtetit. Realizimi i ulët i investime kapitale nga buxheti, ishte një ndër arsyet kryesore që e shtyn kryeministrin Zaev të…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energji sot në mesditë do të bëj të ditur çmimet e reja të derivateve të naftës. Javën e kaluar benzina u shtrenjtua për gjysmë denari, ndërsa dizeli më lirë për gjysmë denari. Eurosuper BS95 deri tani shitej për 69 denar për litër, Eurosuper BS98 për 71 denarë, ndërsa dizeli për 61 denarë për litër. Çmimi i dizelit D-2 për 50,50 denarë.

Lexo më Shumë